24 July, 2014

CHRYSTA BELL (THIS TRAIN, 2011) - MUZIKE PER VESHIN, RREPTESISHT PAS ORES 00:00

Edhe pse ishin takuar (periodikisht) rralle here gjate pesembedhjete viteve te fundit, David Lynch nuk gaboi kur i dha besimin e tij kesaj muze flokekuqe; Chrysta Bell.
Dhe ku ka gje me te bukur kur muzike e bukur (edhe pse kenduar nga jo-muzikante te mirefillte!) nuk vihet re nga shumica 'qe vlen' ne ditet e sotme. Nje pop me trajta te erreta, por gjithnje delikat, me orientim nokturn, enderrimtar e pse jo, seksi...



















Gospel i embel, balada apo peshperitje fjalesh dashurie, shqiptuar pergjysme ne vesh, nuk bejne perjashtim ne kete album (This Train, 2011); ruajne nje intensitet misterioz e ngadalesi zhvillimi filmash amerikane ku ikonat protagoniste enden vetem neper rruge... 
Ah, tani e kuptoj mire pse i ka pelqyer kaq shume Lynch-it!

1 comment: