[ mbi Muzike, Kinematografi, Poezi dhe Fotografi ]
Pre:
Pre:
'funerali veshit' - The Funeral Of Ear
Sepse per ne veshi ka vdekur dhe gjithcka qe sot degjojme ben pjese e funeralit te Tij.
Letra, shkrime, muzike, filma, poezi, imazhe te nje bote tjeter, te nje Toke tjeter.
Femije te nje sfondi tjeter, jo te qiellit blu e diellit ndricues. Ky blog personal do te jete vetem e cara fillestare, rrjedha e ngushte e shpetimit, e asaj drite qe rrezikon te shuhet pergjithmone...
Post-et e ndryshem te blogut (dhe jo vetem!) profumosen shpesh me ndikime "liberaliste" rinore, me pak fjale, ato shprehi spontane qe ndjejme ne momentet qe shkruajme (faji? fotografia qe shkrepim, muzika ne vesh dhe poezite qe lexojme/shkruajme...etj)! Ky blog eshte rezultat i nje pasioni krejt personal per nenkulturat (poezi, muzike, kinema, fotografi).
kUSH jEMI?
"Me teper sesa dashurine apo pasurine me jepni te verteten"
(Henry David Thoreau)
(Henry David Thoreau)
Nje/ose-Disa miq, te ashtuquajtur(e) bohemiane, minimaliste, te dashuruar me artin e nenkulturat 'e nendheshme', nga ketu termi 'underground' (se mos mjaftohemi me kaq!), me lirine e shpirtit, me guximtaret naiv, me Rinine qe (nuk)eshte.
Jemi rebele, pothuajse pa ceshtje, tradhetare padashes te heshtjes e misterit, te humbur e njekohesisht udhetues ne kerkim te se bukures (shpesh e padukshme), poezise surreale, (mos)realitetit kinematografik dhe cmendurise se vallezimit me tingujt...
Kundershtues te se mallkuares "psikanalize sociale" qe me makinen e saj shkaterruese detyron adultin te rishikoje brenda vetes ato emocione femijerore themelore qe kane percaktuar strukturen e tij shpirterore, duke kryer keshtu, padrejtesisht, nje zbulim te fshehte me qellim te nxjerre ne pah dicka rrenjesisht intime... Atehere, me thoni miq, cfare na mbetet tjeter?
Nuk duam te clirohemi nga enderrat, makthet, ngjashmerite e konfliktet tona te brendshme, pa te cilat nuk do te mund te shprehnin kurre ate bukuri hyjnore te qenies 'njeri'.
Jemi per te shprehur dicka e per te terhequr si magneti. Per tu kenaqur me reagimet, por edhe ne pritje te ndonje revolucioni diku, ne ndonje kohe...
Te nje njeriu te ri.
Te nje njeriu te ri.
No comments:
Post a Comment