27 January, 2012

AUDIO VERSION: THE SPIRIT OF 'GEGEN DIE WAND (HEAD-ON)'
























INTROSPEKTIVE E FLIRTIT ME MUZIKEN BALLKANIKE...

BALKAN BEATS
Nje rast i vogel e i stermadh! Le ta filloj nga e kaluara jo e larget...
Ndersa nenkulturat dhe melodite e shpirtit te njerezve te Lindjes dhe vecanerisht te Evropes Lindore filuan te eksportoheshin nga artistet vendas, me gjak te nenes (apo te babait) nga Ballkani e nga ish republikat jugosllave, nje fluks i ri plot origjinalitet ne muzike, orkestra te shumta lokale, instrumente me prejardhje otomane e sovjetike, trombat famemadhe sllave, tinguj klarinetash e fizarmonikash romesh do te viheshin re ne skenat e pub-et perendimore fale ketyre artisteve mjaft nomade. Do te ishte hera e pare ne muzike (vetem ne dekaden e fundit do te shtohej kaq shume numri i komplekseve gypsy), por jo ne kinematografi.
Ne fakt rruga u hap me filmat e regjizorit serbo-boshnjak (lindur ne Sarajeve) Emir Kusturica (nga 1980 kishte luajtur per banden e No Smoking Orchestra) ne vitin 1988 me filmin Time Of The Gypsies ku shpaloset kultura cigane, por edhe shfrytezimi i te miturve.




Ish-miku i tij Goran Bregovic do ta ndihmonte te perpunonte disa kenge popullore rome te ish-Jugosllavise (perfshire te famshmen 'Ederlezi' ne disa versione te ekzekutuar nga grupi rock Bijelo Dugme (White Button) te vete Bregovic). Pothuajse dhjete vjet me vone, ne 1995 do te xhironte dhe fitonte Palmen e Arte te Festivalit te Kanes me filmin kult Undergound, konsideruar kryevepra e tij, ku autori i kolones sonore do te jete perseri Bregovic. Legjendare do te jene me koncertet e tyre te stilit cocek (dasem) trombetistet Boban Markovic me te birin Marko Markovic.
Grupe legjendare si Taraf de Haïdouks nga fshati rumun i Clejani-t (koleget Fanfare Ciocărlia, ketu ne kolonen zanore 'Iag Bari' te filmit Gegen Die Wand, apo EtnoRom) do te ruanin pergjithmone traditat e hershme te muzikes cigane. Ky do te jete vetem fillimi.

 

















Gjate viteve te fundit skena indie rock do te njihte rrymen gypsy-punk te Gogol Bordello-s (Eugene Hutz eshte ukrainas dhe eshte aktiv me grupin qe nga 1993), komponentet e se cilit jane imigrante te ish-republikave sovjetike, te gypsy-t hungarez te Bela Lakatos, te te talentuarit Zach Condon (me albumin debut te Gulag Orkestar, 'Mount Wroclai'), te jazz-it-klarinetist maqedonas te Koçani Orkestar (ketu me 'Usti Usti Baba') dhe te eksperimentimeve te A Hawk And A Hacksaw.
Per te mos folur per ndotjet piketakuese, atu ku Lindja takon Perendimin nen notat e violines elektrike te Nigel Kennedy (famemadhja 'Ajde Jano') apo te dj Shantel (ketu me 'Manolis', kolone zanore edhe ne
filmin komedi te Fatih Akin: Soul Kitchen)




















Me pak fjale: artistet e ndikuar e te dashuruar pas kultures se Lindjes jane te shumte e te mbushur plot pasion per muziken e traditat e ketyre tokave magjike!

26 January, 2012

DEVOTCHKA - AND THE WINNER IS...

Zeri magnetik i Nick Urata-s do te vendosej ne skenen indie rock si nje nga fenomenet e kohes.
Bashke me tre individe te tjere do te krijonte Devotchka (vijne nga Denver dhe formohen aty nga viti 1997): nje kompleks multi-instrumental ku perzihen sidomos ritmet ballkanike, por edhe ato orientale, bouzouki, mariachi me rrenjet e folk-ut meksikan. Valse te dehur, kenge bohemiane, ndjeshmeri alla-Lindore e vere ballkanike do te perbejne kornizen e ketij kompleksi me potencialitet te adhurueshem. Nje kenaqesi e vazhdueshme per veshet e kedo!















Mirepo e gjithe kjo vihej re vetem pasi nje film kryeveper me titullin Little Miss Sunshine (2006) ben buje per origjialitetin, realitetin theres qe paraqet, historine on-the-road, personazhet fantastike qe njohim minute pas minuti.
Nen kete realitet artistik DeVotchKa-t, emri i se cilit shkruhet me shkronjat e mesit te medhaja, (marre nga libri A Clockwork Orange te Anthony Burgess, botuar ne 1962, ndersa ne rusisht do te thote 'vajze e re') nuk perserisin asgje, por rinovojne me nje pasion te ri duke u bere keshtu pioniere te denje te nje muzike shumeshekullore.
Do te jene grupi me pak i shfaqur e i reklamuar nga kritika dhe do t'i duhen plot kater vjet lodhje dhe po kaq albume qe nga debuti i tyre me SuperMelodrama (Dago Records, 2000) per tu bere i njohur nga publiku i gjere. Formohen ne Denver (Kolorado) nga lideri Nick Urata, i cili eshte vokalisti me zerin magnetik (luan gjithashtu kitare, trombe, piano dhe te vecantin theremin).
Fillimisht do te jene mbeshtetes muzikore te shfaqjeve burlesque te modeles/pin-up Dita Von Teese, ku vete menyra e ketyre shfaqjeje i ben qe te luajne nje shumice ritmesh. Do te hapin koncerte per Belle & Sebastian, Gogol Bordello dhe madje per Marilyn Manson! Me vone do te xhirojne shpesh per tu afruar me publikun e per te rigjetur lidhjet e vjetra frymezuese. Ne thelb perpunojne folkun ballkanik me ate
meksikan, duke futur rregullime me violina dhe kitare qe te bejne te mendosh per realitete melankolike, te zgjeruara ne hapesire e qe i referohen nje kohe te kaluar, por te mrekullueshme per nga ritmet e muzikes.
















Zhvillimi dhe kthesa do te ndodhin ne 2006 me prezantimin e drames road-movie Little Miss Sunshine ku drejtuesit Jonathan Dayton me Valerie Faris zgjedhin si kolone zanore gjurmet e albumit How It Ends, tashme i leshuar qe ne 2004.

"Ishim ne turne diku midis Wyoming dhe Idahos kur nje mik me telefonon dhe me thote qe ne kemi qene nominuar nga Grammy Awards... Mbeta i tronditur!!!"
nga nje interviste e Nick Urata, 2007

Ndersa mikrobuzi i vogel Wolkswagen T2 shpejton ne rruget e Amerikes me kete familje 'normale' brenda, gjurma title-track 'How It Ends' ben si kornize ideale e pershkruan  personazhin fantastik qe fshihet brenda secilit prej nesh, nuk eshte nje trasformim, por nje drame qe arrin kulmin ne fund, ku e verteta eshte e kaq e brishte saqe eshte mekat ta besh te njohur, por kurajo dhe forca qe buron nga shfryerjet jane nje shuplake botes hipokrite qe na rrethon. E tille eshte 'How It Ends' (si mbaron), fillon me shkeputje te rregullta te tastieres, pastaj vijne shkeputjet e fizarmonikes, me vone pianoja dhe e kenduara e Urata-s e shnderrojne ne nje balade rrenqethese, gati perlotese qe fsheh forcen tipike qe udheton bashke me dy violinat. Eshte nje pyetje retorike. Nuk ka sesi te mbaroje pervecse keshtu; si nje udhetim i sinqerte, i vetedijshem.

















How It Ends numeron gjurme te nje bukurie te rralle. 'You Love me' tregon per nje histori dashurie te paperfunduar e te trishtuar, por gjithnje reale (Now there is an ocean of time / Between your life and mine / You look happy / And you're married I bet).
Lirikat e Urata-s vazhdojne me 'The Enemy Guns', ku dashuria e te riut qe kthehet nga lufta zbulon qe e ish e dashura ka martuar nje te pasur (si ne nje film Western):

We have given our bodies / trupat tane ia kemi dhene
To the Mexican army / ushtrise meksikane,
But my heart and soul / por zemra dhe shpirti im
Belong to you my love / te perkasin ty e dashur
















Polka e 'Charlotte Mittnacht (TheFabulous Destiny Of...)' eshte nje dedikim instrumental i filmit Le fabuleux destin d'Amelie Poulain ku pergjohet muzikalisht mjeshtri francez Yann Tiersen (autor i kolones zanore se filmit). Gjurma nuk do te jete e vetmja me sfond francez pasi edhe 'Viens Avec Moi' kendohet gjithshtu ne frengjisht. Ndersa 'Dearly Departed' i kendon nje lamtumire, 'Such a Lovely Thing' eshte nje tjeter arritje artistike. I ngjan nje feste tipike cigane plot ekzagjerim. Zerit terheqes dhe mjaft pasional te Urata-s nuk mund t'i qendrohet indiferent. Kryevepra instrumentale mbetet 'Lunnaya Pogonka', si nje karvan cigan ne levizje te humbur me kulmim e violinave te Tom Hagerman dhe perkursionesh tribale te Shawn King qe perseriten ne cikel dehes. Albumi mbyllet me 'Reprise' nje rikthim me tone te qeta i temes se 'How it Ends'.
Duke theksuar edhe njehere potencialitetin artistik (ku jep e merr persa i perket ndikimit muzikor me te medhenjte Calexico, Giant Sand apo edhe me Black Heart Procession), tingujt e kesaj orkestre (qe e nisi, si te them, nga poshte) me ndotje ballkanike, do te qendrojne per nje kohe te gjate ne mendje e sidomos ne zemer...

24 January, 2012

ARAB-POP DHE NATACHA ATLAS : NE KEMBE MBI DY DIAMANTE





















Nuk eshte aspak e lehte. Nuk eshte aspak e lehte te perziesh traditat arabe me tingujt disko te klubeve perendimore. Jo thjesht per diversitetin qe ka secila, por per kompetencat qe nevojiten. Natacha Atlas i zoton keto kompetenca absolutisht.
Vajze me origjine angleze dhe egjyptiane, maturohet ne lagjen e marokeneve ne Bruksel duke kenduar ne klube nate turke/arabe. Sigurisht, ne e njohim si chanteuse te ansamblit Transglobal Underground dhe e lidhim me ritmet dub/trip-hop/tribale ('Yalla Chant') etj etj, por perlat e saj mbesin albumet Halim (1997) dhe Gelida (1999).




















NE KEMBE MBI DY DIAMANTE
Sepse keshtu e imagjinon veten kjo muze. Midis Lindjes se Mesme dhe Perendimit ('nje rrip human i Gazes'). Udhetimi nga Afrika e Veriut drejt Evropes, pop-i i rafinuar arab gjarperon mespermes duarve te dj-ve me te medhenj te Evropes. E vogla Miss Atlas, shfaqet perosshmerisht si trup balerine belly-dance, dhe con ne ekstaze publikun ne koncerte e diskoteka prestigjoze. Me te mire se kercimin, Atlas ka zerin: nje ze unik, i ngrohte, romantik, delikat, gypsy, pasional, melankolik, te menjehershem, qe trasmeton me shume se cdo mbrese post-udhetim-paket ne ato vende ekzotike. Balata, vaje, trip-hop, kercime tribale, sensuale, dub, instrumentale, ambient, bossa nova, elektronike minimale etj... te gjitha bejne pjese ne misonin e saj. Them mision sepse qellimi i saj ka qene gjithnje mos-identifikimi gjeografik i muzikes qe luan, ose me mire dy identitete kaq te perziera (melting/fusion) nder vite saqe sot enderron ne dy gjuhe (sic thote vete neper intervista!).

ANTROPOLOGJI MUZIKORE NE CELSIN ARAB: KRYQEZIM I TOKAVE ME KULTURA TE NDRYSHME
Nje program integrimi racialo-muzikor (origjina arabike dhe hebraike)! Pervecse merr pjese ne kolona zanore per filma te palestinezit Elia Suleiman (tek filmi Divine Intervention e mrekullueshmja 'I Put A Spell On You'), Atlas eshte gjithashtu kompozitore e muzikes elektronike: nder pajisjet e saj bejne pjese drum-machine, mixera (ku tallet me scratch), por edhe oud, buzuki, tablas etj etj. Dashuria per kantautoren franceze Francoise Hardy (rilexim i 'Mon Amie La Rose') tregon per njohurite e saj mbi muziken e lehte evropiane.


















Dive magnetike, Natacha Atlas deshmon se ne muzike bashkejetojne shume shpirtra. Edhe pse kaq te ndryshem ne themel.

23 January, 2012

GADJO DILO : FILM-DOKUMENT AUTENTIK MBI NENKULTUREN CIGANE















Nje muzikolog i ri arrin ne Vllahine rumune ne ditet tona te kerkoje nje kengetare (Nora Luka) te ciles i njeh vetem zerin, regjistruar mbi nje shirit kasete. Njeh nje plakush llapazan e pijanec, i cili e afron me gjithe zemer me komunitetin cigan ne nje fshat 60km larg Bukureshtit. Aty 'tronditet' nga uniciteti, bukuria, veset/huqet, muzika, mikpritja, dashuria (Sabina)...
Filmi i tete i francezit Tony Gatlif (gjak algjerini, natyralizuar francez!) eshte nje leksion formimi per te rinjte. Me interesin e tij antropologjik, dokumenton kete komunitet duke na mesuar mbi diversitetin (secili prej nesh duket nje 'gadjo' (i huaj) per tjetrin, ne fillim!), tolerancen, integrimin. Te zhvesh nga paragjykimet e prekonceptet boshe, me sinqeritetin narrativ, inteligjencen ne trajtimin e ngjarjeve (stili road movie, koreografi, muzike, orkestra live, ambjetim autentik).
Nje film i mrekullueshem per nga prova dhe deshmia qe sjell per nje komunitet qe gjithnje ka qene i anashkaluar, mbajtur ne distance dhe etiketuar qellimisht...
Aktoret Romain Duris dhe diva e muzikes rumune (dhe e kercimit gypsy!) Rona Hartner shkelqejne dhe terheqin (fizikisht?) pergjate gjithe komedise/drames cigane.
Gadjo Dilo (film i 1997): I huaji i cmendur, sic eshte dhe natyra (e cmendur!) e ketij komuniteti fantastik!



20 January, 2012

EVERYBODY LOVES YOU WHEN YOU'RE DEAD - THE STRANGLERS

Nuk po them asgje per muziken e ketij grupi madheshtor (e mbani mend monumentalen 'Golden Brown'?), por qe titulli i 'Everybody Loves You When You're Dead' qe me frymezoi te krijoja kete afishe...
Nen hijen e rrymes new-wave:

19 January, 2012

INDIAN JEWELRY - BIZHUTERITE INDIANE DHE VIZIONET ACIDE




















Ne zyren anagrafe: INDIAN JEWELRY
Erika Thrasher dhe Tex Kerschen vijne nga Texas-i (Hjuston) dhe ne vend qe te luajne psikedeli te stranjohur tashme, perdorin synthe dhe muzike dixhitale per te krijuar ate ambient endrrimtar, per te nisur udhetime te shkurtra (si kohezgjatja e gjurmeve!), per te perziere psikedeli, punk, noise, shoegaze (ndikime nga Spacemen 3?), drone, hard-core e ku di une...
Tribale e 'te eger', na paraqiten si nje bande leckamanesh ngjyra-mgjyra qe bredhin neper brigjet e kontinentit amerikan me rraqe, fije e tela qe lidhin tastiera, kompjutera e instrumente te sajuar. E gjithe kjo shperthen ne performanca live nga me te cuditshmet, non-sense, misterioze, gati-gati praktika rituale sekrete...
Obsesioni eshte i menjehershem me gjurme si 'Temporary Famine Ship' (albumi Free Gold), 'Cutthroat' (albumi We Are The Wild Beast), 'Excessive Moonlight' (albumi Totaled), 'Free Like An Axe In A Tree' (albumi Fake and Cheap), ku efektet sonore te perpunuara me software e filtra dixhitale, ia arrijne persosshmerisht qellimeve te semura te dyshes: kokekrisje, perhumbje artificiale, leshim i plote i muskujve, vizione astro-metafizike, Beat/bad-trip!
Manikine elektronike, shamane qe jane te fiksuar me zhurmat, efektet e zerit, shocking-art, ikona mistike dhe performance live, si te ishin te zotuar nga Dicka-e-Erret-dhe-e‑Rrezikshme!
Mjaft! Pershkrimi mbaroi. Kurajo tani dhe thithni!


15 January, 2012

ANIMAL COLLECTIVE - DIKUSH LUAJTI MUZIKEN QE DOJA TE DEGJOJA PREJ KOHESH















"he just woke and ate and dreamt and died" - that one is haunting"
(ai u zgjua, hengri, enderroi dhe vdiq - ky njeri eshte i bezdisshem per mua)

"are you also frightened?"

 (edhe ti je i frikesuar?)

Ndersa bota ishte duke e pire me fund kupen 'revolucionare' te pop-it me te bukur te degjuar ndonjehere, na ishte njehere ne Amerike, ne fillimvitet Dymije, diku ne ndonje pyll, nje grup indie i pazakonte qe kishte ca shije te cuditshme. Vetem pak 'tifoze' e ndiqnin dhe me besoni, nuk ishin shume!
Ne vend qe te auto-promovoheshin duke iu pershtatur koherave dhe kushteve te marketingut, rafinuan artin e tyre, duke iu dedikuar nje ridefinicioni te konceptit 'pop' derime atehere. U deshen vite, por revolucioni ndodhi!
Animal Collective perfaqesojne sot grupin me te vleresuar, me novator ne qarkullim, me shumengjyresh ne rangun e tingujve, me mahnites ne permbajte e performance live.
















Disqet dhe muzika e tyre perbehet nga freak psikedelik, pop halucinogjen te fshehur pas skicofrenise rinore, elemente referimi femijerore, shtresa elektronike fluoreshente, efekte zeri te pamundshme etj etj...
Animal Collective nuk i ngjajne askujt (dhe duhet te kesh kurajo ta pohosh kete!), pervecse vetes se tyre. Sigurisht, do kohe ta tretesh cfaredo disku/kryeveper tyren, por vetem ne kete menyre perfton te dhena sekrete mbi natyren e muzikes eksperimentale, te pavarur dhe absolutisht te re.
Mrekullia eshte ne proces! Dhe nuk do te kete me kthim mbrapa.


12 January, 2012

THE SOUND - I CAN'T ESCAPE MYSELF

Embleme e te ashtuquajturve 'beautiful loser' (humbes i mrekullueshem), Sound mbeten nje nga grupet qe me shume se kushdo tjeter perfaqesuan rrymen post-punk ne fillimvitet '80. Sigurisht, nuk ka qene keshtu ne fillim! Vetem koha i dha te drejte. Me mire vone se kurre...
Adrian Borland (e filloi karrieren ne 1977) nuk kishte bustin dhe fytyren teatrale te Peter Murphy-t (Bauhaus), as personalitetin frontman te Ian Curtis (Joy Division) dhe as hijen prej shtrigani si ajo e Siouxie Sioux. Ishte nje vokalist 'si shume te tjere'.
'I can't escape myself' (nuk mund te shpetoj nga vetvetja) perfaqeson himnin e nje jete personale (tragjike!), shpirtin dhe mbi te gjitha gjendjen sociale e nje rinie mbare (asaj britanike!). Paranoja, vetmia, deshtimet, nervoziteti, tensionet, fajet, ikja, ndjenja te shtypura, akumulimi, mbyllja etj etj... jane vetem disa nga elementet 'e rende' qe perbejne ndjenjat qe gjurma trasmeton aq besueshem. Kaq shume ndjenja bashke, te lodhur dhe te semure duan te heqin dore, por nuk mundin, nuk mund t'i shpetojne vetvetes, nuk mund t'i shpetojne jetes perdite... Asaj jete qe sa vjen e ngushtohet, behet me vogel perdite nga problemet e shumta qe i shtohen...
Me pak fjale, 'I can't escape myself' eshte nje gjurme moderne, me aktuale dhe ilustruese ne tekst se shumica e atyre djemve/vajzave (e kote te permend emrat e grupeve sot qe vetem imitojne!) te pikturuara qe bejne sikur luajne post-punk me synth-e e kepuce me taka.

Ja ku eshte. Merreni te gjithen:
















So many feelings
end up in here
left so alone I'm with
oh, an atmoshere
I'm sick and I'm tired
of reasoning
just want to break out
shake off this skin

I can't escape myself


All my problems

lume larger than life
I can swallow another slice
Seems like my shadow
marks every strike
can't learn to live with
what's trapped inside

I can't escape myself


So many feelings

end up in here
left so alone I'm with
oh, an atmoshere
I'm sick and I'm tired
of reasoning
just want to break out
shake off this skin

I can't escape myslef

11 January, 2012

FRIENDS MAKE GARBAGE (GOOD FRIENDS TAKE IT OUT)

'Shoket lene plehera (shoket e mire i nxjerrin ato perjashte)'.
Me kete titull nje gjurme ia vlen medoemos nje degjim, apo jo, si thoni? Ndonjehere, ajo qe ka rendesi, nuk eshte forca vokale apo qindra decibel te leshuara ne ajer gjate nje koncerti, por thjesht intensiteti. Intensiteti i nje interpretimi, i tingullit qe perhapet ne vala rrethore, brenda nesh...

Islanda dhe nje drer.
Ky ishte binomi qe frymezoi Ryan Karazija (ne art Low Roar) te regjitroje nje album (Low Roar, 2011). Dhe ne joshemi nga magjia delikate...

10 January, 2012

AMON TOBIN ME BRICOLAGE (1997) : DENDESI ONIRIKE, PREKJE VIZIONARE, KOLAZH PSIQIK

[ Miresevini!
Meposhte do mund te shijoni koktejin muzikor, eksperimental-avangarde te brazilianit Amon Tobin me 'Easy Muffin'.

Ndalohen fotografi te fytyrave te cuditshme te te ftuarve brenda ne kete strukture, provimi i likereve brenda neper shishe e gota, flirtimi me zonjushat e vetmuara, qendrimi me gjate se 10min ne tualet...
E detyrueshme veshja elegante!

Mbremje te kendshme! ]

BARK PSYCHOSIS - 'EYES & SMILES' (HEX, 1994)

Per shume (ndoshta) eshte nje nder albumet me te nenvleresuar ne historine e post-rockut!

Every day and every night streets leave their mark on my skin/ This city breaks you down/ Reach inside, it’s upside down/ I can’t find any way out...
/
Cdo dite e nate rruget lene nje gjurme mbi lekuren time/ Ky qytet te shkaterron/ Futu brenda, eshte cdo gje mbrapsht/ Nuk arrij te gjej nje rrugezgjidhje...

CAMERABAG.TV : TO CELEBRATE IMAGE-MAKERS & THE BEAUTY AND STYLE OF THE CAMERA


09 January, 2012

YEAH YEAH YEAHS : ARTY-YET-SEXY-GARAGE-PUNK

Nuk e mbaj mend se ku e kam lexuar, por eshte e vertete! Eshte e vertete qe keto pese fjale mund te pershkruajne karrieren (derime tani) te njerave prej bandave me premtuese ne skenen e re te new wave ose indie (quajeni si te doni!). Do te merrnin vrullin e pervetesuar te grupeve si Strokes apo White Stripes dhe shfrytezuan popullaritetin e ketyre te fundeve, por i shtuan ate glam artistik qe vetem pak grupe ia arrijne me sukses, pa rene ne monotonine e rrymes apo thjesht te imitimit te 'te pareve'.
Karen O eshte koreano-jugore dhe udheheq me zerine e saj art-punk grupin me emrin me punk qe degjohet ne kohet e fundit!















A DATE WITH THE NIGHT (gjurma e dyte e albumit debutues te YYYs)
Grupi art-punk i Yeah Yeah Yeahs perbehet nga treshja Karen O (vokaliste, 'O' eshte mbiemri!), Nicolas Zinner (kitare e pare) dhe Brian Chase (bateri). O takon Chase ne kolegjin universitar te Ohajo-s dhe bashke nkohin Zinner nepermjet miqve. ne kete menyre vendosin te trasferohen ne Nju Jork. Gjate provave te ara moren kurajon dhe shkruajten disa gjurme e tekste pa muzike, por ne pak kohe e gjeten veten te mbeshteteshin mbas shpine grupet The Strokes dhe White Stripes (megjithese nuk luajne muzike aspak si njeri apo tjetri!). Do te perftojne njefare popullariteti ne saje te prekjes artistike dhe seksi te gjurmeve garage, vendosjes neper skena dhe look-ut glam, por gjithnje trendy dhe origjinal.
Flitet shpesh per kete rryme te re te new wave ne ditet tona, po a pafalshme qe shume te rinj qe degjojne indie nuk i kane degjuar ndonjehere emra si Television apo Pixies. Puna debutuese EP do te jete me te njejti titull dhe e regjistrojne ne etiketen Shifty (fundi i 2001). Fama do te kaloje kufjte ndersa shoqerohen nga Jon Spencer Blues Explosion dhe Girls Agains Boys dhe keshtu me pas ndermarrin nje tour ekskluzivisht te tyrin neper Britani. Albumi i mirefillte Fever To Tell (2003) duhej te leshohej ne vjeshten e 2002, por data e sakte do te binte ne vitin 2003 duke acaruar fans-at me pritjen e tepert te pajustifikuar. Eshte nje album i mire, po te kemi parasysh qe nuk ishte e lkehte te risillje dicka te re ndersa shoqewrohej me 'tashme divat' e White Stripes, megjithesi tingulli i YYYs i shpeton asaj thatesire primitive qe karakterizon grupin e 'vijave te bardha'.
Gjurmet dallohen per nga zhurma dhe uleritje, tekste mbi seksin, urgjencen nevojtare, nervozitetin etj. Te gjitha keto te kenduara nga zeri i Karen O, muza e re e punk-ut chick bashkekohor. Kujtimet shkojne tek ajo djallezorja Ivy Poison e Cramps-ave, sa per te kujtuar se ethet e rock'n rollit nuk mposhten kurre dhe ndoshta Karen O eshte e reja me floket e shkurtra qe digjet nga kjo deshire dhe vrull. Mirepo nuk mbaroi ketu. Ne fakt e reja qendron ne perzierjen e rock-ut me elektroniken dhe, kush eshte akoma me i zoti, me zhurmen (noise). Ndoshta eshte per kete arsye qe ne Nju Jorkun e viteve te fundit rockabilly perzire me new wave po gjeneron nje vale te re mes te rinjve per te shperthyer ne dhjetra grupe reja premtuese. YYYs jane nder keta te fundit me plot talent.

















Reflektimet vijne me gjurmen kyce te albumit: 'A Date With A Night', ku ritmi i baterise sherben si mbajtes i flamurit per te ndjekur riff-et e kitareve dhe kaosin zhurmues qe krijon Karen O dy here pergjate ekzekutimit te gjurmes. Ndoshta funksionon mire per ata qe kane vesh per muziken punk ai ritmi i kercyeshem dhe seksi ne te njejten kohe ('I got a date with the night / Puttin' out my finger / Gonna catch the kids dry / Gonna walk on water'):

(...) I got a date with the night
Puttin' out my finger
Gonna catch the kids dry
Gonna walk on water
Buying out the fight
We're sweatin' in the winter (...)

'Maps' propozon nje kendim me te qete dhe gati melankolik. Historisa e dashurise qe mbaron e merr rruge te tjera eshte ne mes te romanticitetit te gjurmes ('Wait, they don't love you like I love you...'). 

















It's Blitz (2009). Ishte e veshtire te rishikoja pershtypjet e mia misterioze mbi kete regjistrim. Eshte nje pune mjaft e arritur, e bukur dhe ndoshta me afer nje kryevepre. Eshte pesonifikim i diversitetit brenda nje albumi te viteve te fundit, me nje numer gjurmesh delikate po aq sa gjurmet me ritem pershpejtues. Grupi perfaqeson ne njefare menyre ate rilindje te muzikes indie, duke marre borxh nga new-wave dhe punk-u elemnetet me tipik. Padyshim qe albumi hyn tek me te miret per kete vit. Look-u  glamrock, balada 'Kiss Kiss', perdorimi i synths ne disa melodi ndihmojne ne formimin e nje delikatese (mjaft merite ka edhe zeri i Karen O) lehtesisht te degjueshem.
Gjurma hapese e albumit: 'Zero' do te jete hit-i i merituar fale nje muzike bazuar ne post-punk-un me rrahjet me tipike, por edhe fale sensualitetit te zerit te Karen O. Te njejten rruge ndjekin edhe beat-et dhe perseritjet mekanike te 'Heads Will Roll'. 'Skeletons' eshte dashuri e paster, lirizem qe varet pezull nen nje muzike pershkruese te natyres se qete, e virtytshme si bateria zbritese (merita kane edhe tastierat me tingull verior, gati thirres qe te kujtojne Sigur Ros). 'Dragon Queen' sajon nje ritem te pamundur dhe te cuditshem, si vete teksti surreal dhe shume oriental.
'Shame and Fortune'
shtrihet mbi nje mur sonor elektro (per ta degjuar me volumin lart ne qiell!) me nje tekst mjaft interesant:

















Shame is soft and safe / Lose when I play your game
Come if you call my name / Lose when I play your game
You, got an attitude / You, got a way
All fortune on the floor

[ Foto te shkrepura nga Wildman dhe Belisle. Marre nga faqja: http://www.yeahyeahyeahs.com/photos/ ]

E rendesishme per artistin eshte aftesia per ta evoluar veten me mirenjohje ndersa mban ende nje apel drejtuar publikut padurues. Albumi eshte nje veper e mire, nje gure percjelles ne ate cfare pritet te bejne akoma. Ne te mire apo ne te keqe, YYYs duhet te perballen me argumentet e perseritjes ne art, monotonise dhe ideve origjinale (sic bene me albumin debut edhe grupi tjeter me sukses The Kills). Le t'i japim me shume se nje shans! Ne fund te fundit kjo eshte muzika indie (YYYs i kane bere nje cover edhe gjurmes monumentale te Pixes: 'Where Is My Mind'), rishpikje e vazhdueshme per te mos rene ne vetpermbushje.

06 January, 2012

LÜÜP SHEROJNE SHPIRTRA ME FOLKUN PROGRESIV: 'SPIRALING'

Muzika me madheshtore qe kam degjuar vitin qe kaloi.
Ne vend qe te renditja nje liste me emra te vecuar, zgjodha vetem nje, vetem nje album, vetem nje gjurme. Quhen Lüüp (me pikat mbi 'u'!). Vijne nga vende te ndryshme; nga Suedia, Anglia, Qipro, Greqia etj etj... Muzike evropiane dmth, nen traditen e folkut me prestigjoz, progresiv folk (prog-folk). 
E te mendosh qe kaluan me shume se dy ore qe rrija ulur jashte ne ballkon, naten, duke pare henen dhe qiellin, kaq paster me ne fund...
Yjet: heshtje madheshtore, fluks konstant, ekuiliber trupor/fizik, struktura pezull, zgjatje dhe perkulje e Universit siper e poshte nesh! Melodi te perkohshme, kapje mat e shpirtrit, dashuri e plote si rrethi figure, magji e natyres, vogelsi e jona...
Lüüp e permbushen deshiren time kete fillimviti: te hutohesha me koken lart ne qiell e me shpirtin ulur mbi toke!



TUXEDOMOON - MULTIMEDIA BASHKEKOHORE, DARK I VITEVE '80, CABARET NOIR

Grup multimedial i shkelqyer: perziejne muzike, teater, mimike, kinema, kercim dhe projektime vizuale. Tuxedomoon New Music Ensemble (ky do te jete emri fillestar!) do te jetojne nje evolucion kultural qe nisi ne San Fransisko, por qe i con drej kontinentit evropian duke zbuluar rrenjet artsitike te secilit anetar. Do te prekin zhanre te ndryshem me nje diskografi te pafundme. Tashme grup kulti per ndjekesit e muzikes se rafinuar dhe te nje niveli eksperimental, shfaqjet e tyre shnderrohen ne ngjarje me nivel te larte konceptual. 














STUDENTET E MUZIKES ELEKTRONIKE DHE TEATRIT
Steven A. Brown (i klases 1952, Sh.B.A) dhe Blaine Leslie Reininger (1953, Sh.B.A) njihen gjate nje kursi mbi muziken elektronike ne 1977 ne City College (San Fransisko). Brown (saksofonist, pianist dhe vokalist), lindur ne Cikago, interesohet mbi kinematografine dhe frekuenton grupin teatral te Angles Of Light, ndersa Reininger, violinist, i diplomuar ne Kolorado, ka milituar ne mjaft garage-bands dhe tashme ka ndermend te formoje nje kompleks qe te luaje shume zhanre.
Lind keshtu Tuxedomoon New Music Ensemble, se cilit i bashkohet shpejt kengetarja Victoria Lowe dhe performer-i/autor teatral Winston Tong (i klases 1951, me origjine kineze). Gjate muajve te pare ne formacion hyjne dhe dalin mjaft emra te njohur me grupe te tjera roick-u, por vetem me ndihmen e Tom Tadlock (ekspert i elektronikes dhe zoterues i nje Polymoog) regjistrojne gjurmet 'Pinheads On The Move', 'Joeboy The Electronic Ghost' (1978) dhe me pas 'The Stranger' dhe 'Love' dhe 'No Hope' (te tre gjurmet te publikuara ne 1979).
















KUNDER SPONTANITETIT ROCK
Ne San Fransisko po behej gjithnje e me shpeshte te vizitoje lokale 'cabaret' ku ne vend te koncerteve jepeshin shfaqje audio-vizive. Krijoheshin posacerisht koreografi me veshje, menyra dhe instrumente te paramenduar. Nje forme e improvizuar teatri, le te themi, ku e gjithe bashkesia e elementeve nuk mjaftohej me artin, por e kapercente kete te fundit. Keshtu Tuxedomoon, edhe pse e thithi energjine e punk-ut nje viti me pare, nuk u shkri me te. Mendonin se u kthye ne nje ngjarje shfryrese me disa kitare, nje bateri dhe kengetari qe uleret me sa ka fuqi. Arsye perse neper mbremje visheshin me smoking (madje edhe ne lokalet tipik punk te qytetit) ishte pikerisht se nuk ishin dakord me te tjeret. "Cdo gje qe benin te tjeret, behej tabu per ne... Na interesonte te realizonim muzike nen sfond per njerez ne krize ekzistenciale ne periudhen new wave".
Albumi EP (extended) mban te njejtin emer: Tuxedomoon (1978) dhe shpreh ambicjet e grupit: muzike obsesionuese, e erret, ritmike me copeza melodike, por me nje atmosfere mjaft terheqese ku thithet nje fryme e semure dhe dekadente.
Ne vitin 1979 Tuxedomoon hyn ne kontakt me 'te cmendurit' e etiketes Ralph (produkti famemadh i The Residents) dhe kjo e fundit bindet t'i financoje per albumin debut me titullin "ulerit me nje pamje" Scream With A View (1979). Me kete hap ansambli multimedial mbyll nje kapitull: ate te muzikes post-punk/new-wave (edhe pse te vageta ndikimet) dhe tendon drejt sugjestionueses, krijesave se nates (kujtojme regjistrimin e 1978 te 'No Tears'), ku dominojne lirizmat e ftohte dhe dhuna e perllogaritur. Te ndihmuar vazhdimisht nga Tadlock (i cili si mjeshter njohes i instrumenteve elektronike, shpikte efekte violinash dhe bazash si "glaxobass" e modifikonte tastierat ekzistuese). Duhej me te vertete kurajo te luaje perpara nje publiku me nje kompleks ku mungonte bateristi! Si perfundim, tingujt e ketij albumi ngjasojne teper 'evropiane' dhe per kete arsye nuk pati mjaft sukse ne kontinentin amerikan (pervec se ne Nju Jork, duke qene e perzire nga te gjithe racat dhe gustot artistike ishin sigurisht me te gjera).
'(Special Treatment For The) Family Man' do te perbeje berthamen e dickaje qe nuk ishte degjuar kurre me pare. Nje grumbull zerash te kampjonuara e te amplifikuara me efektet shtremberuese te tastierave moog dhe nje saks elegant i trishtueshem degjohen ne sfondin e valeve me frekuenca jo te zakonta te sintetizatorit. Behet fjale per Dan White, vrasesi i gay-t liberal Harvey Milk (ngjarja provokoi mjaft polemika dhe levizje ne skenat e San Fransiskos).

Kjo zgjedhje e vecante pasqyrohet mjaft mire ne albumin 'gjysme memec' Half Mute (1980), regjistruar ne dhjetor te 1979 nga Brown, kitaristi Reininger dhe basisti Peter Principle. Me nje kopertine te strabukur nga Patrick Roques (vizatimet abstrakte jane metafore e vetmise dhe huajezimit te individit), disku perben nje gur themelor per muziken dark te viteve '80. Albumi permban disa nga gjurmet me te bukura qe jane degjuar ndonjehere ne sfondin e muzikes post-punk ('59 To 1', 'Filth Column', 'What Use?', 'Volo Vivace') dhe do te sjelle shitje te papritshme duke paraqitur nje muzike aspak te lehte per masen.

















 MODERNISTET POST-PUNK / CABARET NOIR
'Nazca' eshte intro ideal per nje bande si Tuxedomoon qe fluturon mbi tingujt new-wave origjinale, sic kishin bere Residents, Pere Ubu.
'Tritone (Musica Diablo)' eshte ndoshta me e famshmja. Sulm me violine, tastiera te shtremberuara, te djallezuara, zhgarravina neper tastet e tastierave. Nuk ka nevoje per fjale per te shtuar poetiken e kesaj kryevepre sonore. 'Loneliness' kendohet ne menyre te deshperuar me nje ze qe te kujton Ian Curtis e me nje rrahje periodike deri ne nervozitet e destabilitet. Nje tjeter copez e djallezuar. Vizatim i thjeshte deshperimi e vetmie. Nese grupi do ta kishte fillesen ne Britani, ndoshta rryma dark nuk do te ishte e njellojte me ate qe njohim sot! Sikur ngacmimet e basit ne 'James Whale' te shkeputin vemendjen ne nje konfuzitet mendor, qe paralajmeron nen lekundjen e nje kembane. Spektakolar vizioni absurd qe trasmeton. James Whale ishte ne fakt nje personazh i diskutueshem: nje regjizor famemadh (nder te paktit qe deklaroi homoseksualitetin) i njohur vecanerisht per xhirimin e filmave mbi Frankestein dhe mjaft te tjere te llojit horror. 'Volo Vivace' eshte titull ne italisht dhe ndertohet mbi te njejten formule: kitare bas dhe violine, po aq te djallezuar sa vete synimet e Tuxedomoon me kete album avangarde.
Gjurmet flasin per re qe po i mbjellin cdo dite, per endrra qe perseriten cdo nate, per ekrane televizoresh qe shfaqen cdo nate neper keto endrra... Vetmi moderne dhe ankthe qe gervishin ndergjegjen tone te "shendetshme".
Te dy albumet e mesiperme do te ripublikohen ne 1997 ne nje edicion unik.
Desire (Ralph, 1981) gezon rikthimin e Winston Tong i cili modifikon me zerin e tij strukturen gjeometrike duke i shtuar epiken e recitimeve. Ne pranvere te 1981 Brown dhe shoket trasferohen ne Evrope, ne Roterdam e me vone ne Bruksel. Ketu njihen me Maurice Bejart ku regjistrojne dhe perpunojne muzikat per baletin Divine, frymezuar nga jeta e Greta Garbo-s. Per ta permbledhur, tekstet flasin per modernitetin ne menyre ironike, per paranojen, ankthin e te jetuarit ne nje "shtepi endrrash" (gjurma 'Holiday For Plywood').
Ne ripublikime te mevonshme do te gjeje vend edhe nje gjurme mjaft dark dhe e hershme e grupit: 'No Tears' (asnje lot nga krijesat e nates / asnje lot / syte e mi jane thare / mirupafshim / Ndjehem kaq bosh saqe nuk kuptoj / Asgje nuk ndodhi sic e planifikova / koka po me plas / goja me eshte thare / s'mund te bej asgje nese kam harruar te qaj / asnje lot nga krijesat e nates...):

No tears from the creatures of the night
No tears
My eyes are dry
Goodbye
I feel so hollow i just don't understand
Nothings turned out like i planned
My heads exploding
My mouth is dry
I can't help it if i've forgotten how to cry
No tears from the creatures of the night

'Incubus (Blue Suit)' eshte hiti me mbreselenes i gjithe gjurmeve te energjise terheqese te post-punk-ut ne pergjithesi. Teksti nuk i le asgje mangut thellesise dhe absurditetit me te cilin shprehin shqetesimet e tyre. Nje i panjohur i cuditshem, veshur me kostum te kalter, i cili te jepte pershtypjen se ishte qindra vjet me perpara se koha e tij shfaqej ne salle per tu zhdukur ngadale.

















'In the Name of Talent (Italian Western Two)' perben nje tjeter arritje muzikore. Niset me nje intro western ne stilin duel ne shkretetire per tu amplifikuar nga goditjet/leshimet e ajrit elektronik. Eshte rradha e zig-zag-eve te shtremberimeve harmonike te efekteve te tastierave dhe kendimit. Por pjesa me emocionuese eshte teksti dhe kendimi: njeriu dhe perpjekjet e tij absurde per te mos shpenzuar kohen kot, duke u drejtuar ne njeren ane te jetes dhe ne njeren menyre, por perseri duket e pamjaftueshme. Udhetonte lehtesisht, pa bagazhe, besimi dhe feja e shpetuan, por ka nje cmim per te paguar dhe miqte e dinin kur e pane te veshtronte fiksueshem ate dite...

He went through life
Sometimes crying
Never trying
Sometimes crying
The books that he read and the TV said
Don't waste your time
He began to think his future
Lay in the hands of fate
He'd move this way
He'd move that way
Or just hesitate
It comes out the same
He wondered what was to blame
He travels light
No excess baggage
His religion saved him
But there was a price to pay
His friend could see it
In the way he stared that day
Life on over ride
Life on over ride

















Divine (1982) eshte fryt i ketij bashkepunimi. ne vitet ne vazhdim Tuxedomoon ndermarrin nje jete pa frena persa i perket shfaqjeve live, turneve amerikane dhe bashkepunimeve per kolonat sonore te filmave dhe teatrove. Keshtu marrin pjese ne albumet e Anna Domino, Minimal Compact, misteriozit Snakefinger dhe ne Londer krijojne eventin Tuxedomoon Event bashke me Glenn Branca.
Aktivitetet e shumellojshme te ansamblit multimedial perfshijne edhe nje pershtatje nga Ghost Sonata (shkruar 1907) te dramaturgut suedez August Strindberg per festivalin ne In Teatro Polverigi (komune e Ancona-s), e cila perjetesohet ne albumin Ghost Sonata (1991) si dhe video-projektime e muzike live ne Lile te Frances (Revisionnaires).
Ghost Sonata zevendeson nje perle te rafinuar neo-klasike persa i perket muzikes eksperimentale perzire me teatrin.
Albumi perbehet nga tete pjese te ndara konceptualisht nga njera-tjetra. Disa ishin tashme te kompozuara vite me pare (fillim '80) ndersa pjese te tjera elektronike (si 'An Affair at the Soiree' apo 'Les Odalisques') u zhvilluan pergjate studimit te metejshem te alkimise se tingujve dhe zhurmes qe Tuxedomoon deshironte te realizonte.
Mbetet nje detyre e veshtire te percaktosh vlerat e cmuara te kesaj kryevepre (per shume kritike ndoshta me e kompletuara dhe komplekse e grupit), por implikimet veprime/piecè muzikore qe i shoqerojne fantazmat ne teater jane te pershtatura mire: 'Catalyst' shpreh veprimin e dergimit te kartolinave nga qyetet e vdekur, "An Affair at the Soiree" shkon pershtat intrigave dashurore e flirtimeve (perkrahe klarinetes, mrekullisht, degjohen gota qe perplasen e zera ne sfond), ne 'Music Number Two' violinat shoqerojne shetitjen e fantazmave buze bregut te detit.
I vitit 1985 do te jete albumi Holy Wars ku padyshim hiti me me ze do te jete/mbetet 'In A Manner Of Speaking', shkruar dhe kenduar nga Tong (faqja personale: http://winstontong.com/):

















Tuxedomoon do te vazhdoje te rimblidhet per projekte te reja, gjithnje ambicjoze edhe pse anetaret e tij do te shkelqejne ne karriera soliste. Muzika e ketij grupi kulti/underground nuk ka reshtur se terhequri fatalisht te apasionuarit e muzikes se re, asaj enderrimtare, concrete, duke perforcuar idene se cdo gje eshte e mundur! Post-punk pa bateri. Nje tjeter fortune e zeze nga qyteti ku rrahin ererat e ftohta te veriut

04 January, 2012

BUZZ ALDRIN, WHAT HAPPENED TO YOU IN ALL THE CONFUSION - A NOVEL

Johan Harstad’s debut novel tells the story of Mattias, a thirty-something gardener living in Norway, whose idol is Buzz Aldrin, the second man on the moon.
Using the lunar-like landscape of the Faroe Islands as a backdrop, the novel deals with the characters’ attempts at finding a balance between being second best (and anonymous) without going into total isolation...