20 September, 2022

KOKOROKO - XHAZ DHE AFROBEAT NGROHIN RRUGEN E KTHIMIT PER NE SHTEPI

Qytet i ri, shtepi e re, shkolle e re, pune e re; familje e shtuar me nje princeshe qe sikur vjen nga bota e cudirave.

Pas nje dite rraskapitese kur je i çorientuar nga shpejtesia marramendese e jetes, duke i mbijetuar ritmeve te punes, ushqimit demode dhe identitetit virtual, teper te shperqendruar per te degjuar trupin tuaj te etur per uje dhe pak drite, kthehesh ne shtepi permbi nje tas ngushellues me supe qe dikush qe ju do te ka pregatitur me durim. 

Nuk mund ta kalosh me nxitim, jo kesaj rradhe; ju e pini ate ngadale dhe me vendosje, duke deshmuar se si degjohet çdo perberes individual, por duke marr pjese ne dicka jetike diçka me te madhe se vetja. Ndjehesh i perkujdesur, i rigjalleruar por me nje lehtesi te plote.

Merre ate ndjenje, jepi nje tingull, dhe ky eshte Kokoroko.




Ansambli me baze ne UK ben muzike qe ndihet si kthimi i nje shpirti/soul ne shtepi. Eshte nje arritje e thelle, por e ngrohte, nje kujtese e prekshme se muzika ne formen e saj me primitive eshte ilaç. Me kenget e tyre xhaz, me rrenje nga Afrika Perendimore, eshte e veshtire te mos biesh ne nje gjendje te ngjashme me ekstazen. Çdo kenge melodioze eshte nje udhetim, duke i kushtuar respekt te thelle origjines se saj Afrobeat.

Ajo qe eshte me mbreselenese ne punen e tyre eshte aftesia e tyre per te integruar shijet, tregimet dhe individualitetet e tyre te ndryshme ne menyre kohezive. Te gjithe shkelqejne ne harmoni te persosur, duke u pershtatur se bashku ne menyre te persosur duke mos e holluar aspak shkelqimin e njeri-tjetrit.

Une, ne, ju falenderojme!