16 December, 2015

BOTA IME ESHTE BOSH PA TY (THE SUPREMES - "MY WORLD IS EMPTY WITHOUT YOU", 1965)

Me eshte dashur te perdor termin "super" per te shprehur dashurine time per kete gjurme. Historike. Nje perle nese duam te zvogelojme impaktin qe ka patur per nje gjenerate te hedhur ne mes te ngjarjeve me ne prag revolten e atyre viteve.
Po nese e trasportojme sot kuvendin, bejme fjale per nje ringjallje (jo vetem muzikale!), a valle force rinore qe ngren kryet dhe dashuron (ne pamje te pare) si demode, po me parime te perhershme ne fakt, te ngulitura me shume se kurre ne ndjenje e thjeshtesi te humbur, bashkim perpjekjesh dhe improvizim autentik etj... Pasqyre e atij/asaj qe donim te ishim ne te perditshmen "sociale".
Pa frike, nuk etiketohesh si nje figure e majte radikale, po perkundrazi shquhesh per gusto, stil dhe nje botehapje aq te kerkuar sot nga cilido me dy pare mend ne koke...
Shpetimi na vjen nga dashuria si ngahera; asgje te re, po vetem tinguj qe shkundin. Me gjithemend!
Te tundemi nen ritmin e kesaj gjurme eshte vetem fillimi dhe, me besoni, minimumi ku veten ta leshojme... 
Diana Ross imponohet si mit i pavdekshem! 







My world is empty without you, babe
My world is empty without you, babe
And as I go my way alone
I find it hard for me to carry on
I need your strength
I need your tender touch
I need the love, my dear, I miss so much

My world is empty without you, babe
My world is empty without you, babe
From this old world I try to hide my face
But from this loneliness there's no hiding place
Inside this cold and empty house I dwell
In darkness with memories I know so well

I need your love more than before
I can hardly carry on anymore
My world is empty without you, babe
Without you babe, without you babe
My mind and soul have felt like this
Since love between us no more exist
And each time that darkness falls
If finds me alone with these four walls

My world is empty without you, babe
Without you babe, without you babe
Without you babe, without you babe
Without you babe, without you babe
Without you babe

11 November, 2015

FOOL'S GOLD ME "SURPRISE HOTEL" - ESTETIKA POP PERENDIMOR, RITMI AFRIKAN

















Nje nga kenget me te bukura te llojit qe une kam degjuar kohet e fundit. 
E forte si fraze, po e mendoj me te vertete! Kolektiv nga Los Anxheles-i me nje nuhatje te mirefillte, mjaft gazmore e origjinale te zhanrit pop; nuk eshte pop perendimor, ose me mire, nuk eshte deri ne fund, te sposton me ritmet afro-kongo (Kongo, Etiopia sidomos, Eritrea po ashtu) dhe liriken e bute shume-zerash qe shpesh shoqeron muziken alegro-te-sinqerte aq shume te ndjeshme. 






Nje vend i rehatshem (hotel) e i sigurte per surprize ("Surprise Hotel"); titullohet keshtu gjurma ne fjale, nje sfond per cifte te dashuruarish, aventure intime, per tu degjuar me altoparlantin e celularit mbi krevat (OST e filmit Like Crazy), apo nje histori e re e koheve tona, po me gjeste 'te vjeter', le te themi 'demode', perpjekje dhe mirekuptime dypaleshe qe vetem kush ka provuar te ve baste ne ndjenja i kap...
Pa u zgjatur ne pershkrime gjysme-personale, i kthehem muzikes; nje gjurme e plote (zgjat me shume se 6min) dhe ruan me te vertete nje surprize... 
Shpejtesi qe ndryshojne, ritme qe depertojne ne nenkultura te tjera larg, te peraferta (latino-bije-afrikane?), fton per kercime te kontinenteve 'jugore', nje shkundje psiko-fizike e pelqyeshme per kedo qe guzon. Nje kenaqesi po ta perqafoni!
Nje kenge, per mua, enciklopedike, pa shume tekst, po me nje muzike qe ngjit shume pjese te nje misteri (mozaik?) te mrekullueshme qe quhet RITEM! 

Quaje "Floriri i nje budallai"

LIKE CRAZY [KINEMATOGRAF, 2011]























31 October, 2015

SINDIKATAT E ENDRRAVE NE DITET ME VERE DHE TRENDAFILA - DREAM SYNDICATE DHE RRYMA "PAISLEY UNDERGROUND"

AROUND HERE THE RULE IS GOOD FAITH,
YOU CHOOSE YOUR FRIENDS CAREFULLY AND YOU'RE SAFE

Grupi udheheqes i rrymes te ashtuquajtur "Paisley Underground"
Do te kishte per qellim rikthimin e muzikes rock ne formen e vet kanonike te meparshme, te reduktuar ne kenge-refren kitaresh dhe bateri. 
Ndersa vitet '80 lulezonin nga zhvillimi teknologjik ku aparatura te sofistikuara incizonin gjurme elektronike, Dream Syndicate risollen ate fije tradite tingujsh qe shkonin nga VU e deri tek Stooges. Grupi do te rrotullohet vazhdimisht rreth vokalistit dhe kitaristit Steve Wynn (i dyti nga e djathta ne foto).
Karriera e studentit Steve Wynn (1960, Sh.B.A) ka fillim ne qytetin-student verilindor te Davis, ne San Fransiskos.


















Nje histori e ca "cunave te mire", le te themi. Nis keshtu...
Ne 1978, akoma adoleshent, njihet me Kendra Smith, Steve Suchil, Ross Tolman dhe Gavin Blair. Formon nje bande me emrin Suspects duke shenuar vetem nje regjistrim "It's Up To You / Talking Loud". Pasi Tolman dhe Blair largohen per te formuar True West. Suspects ndahen. 
Wynn do te shkoje ne Los Anxheles. Ishte viti 1981 ndersa themelon nje etikete te tijen me emrin Down There. Per kete etikete do te publikoje nen emrin artistik 15 Minutes "That's You Always Say" dhe "Last Chance For You", ku jane te ndjeshme nuancat e Velvet Underground apo Television ne stilin udhetim-shkuar/ardhje-kitaresk (feedback). 
Do te nderroje shpesh banda (Goat Diety, Long Ryders...) derisa te njohe nje kitarist solitar me emrin Carl Precoda. Te tre (bashke me basisten Kendra Smith) kenaqen ne improvizime te gjata nga idhujt folk/psikedelik/country Grateful Dead, CCR, Lynyrd Skynyrd dhe Quicksilver.
Shkurt ishin te apasionuar nga psikedelia west coast amerikane. Per Wynn dhe shoke do te jene kohe te veshtira derisa te vije bateristi profesional Dennis Duck (i klases 1953) i cili kishte eksperiencen e Human Hands, nje formacion underground njujorkez. Katershja do te perbeje keshtu line-up-in e pare dhe ate zyrtar te te sapolindurve Dream Syndicate
Ne janar te 1982 do te regjistrojne Dream Syndicate, nje EP publikuar fillimisht nga etiketa e shtepise Down There e me pas nga Ruby ne shtator nen titullin The Days Of Wine And Roses (1982). Titullin e albumit debut e marrin nga poema Vitae Summa Brevis nga shkrimtari dekadent anglez Ernest Dowson. Muzikalisht nuk do te ishin grupi i vetem i asaj levizje te re qe po lindte ne Kaliforni, Paisley Underground. Do te formoheshin shpejt grupe qe duronin nje stine (po dhe me vone edhe Opal nga Kendra Smith). 
Kritika i mirepriti dhe u shnderruan ne forcen e re te rock-ut amerikan ne vitet '80 (pa lene mbrapa ketu pionieret e zhanrit: The Feelies, po per ata do shkruaj here tjeter!).



















Albumi bazohet kryesisht ne talentin pozitiv te Wynn dhe asoleve acide te kitares se Precoda. Do te permbaje edhe disa nga gjurmet klasike te repertorit te grupit: "That's What You Always Say", "When You Smile" (te dyja qe ne EP e Dream Syndicate), "Tell Me When It's Over" dhe e pista "The Days Of Wine And Roses". Kjo e fundit nje orgazem ne llojin e vet; tren i gjate ngarkuar me lojera kitaresh (me shume se 7min udhetim me ritem frenetik e tension!), nxitime e vizione psikedelike per nder te me te mireve "baballare" gjigante (Lou aprovon nga pertej!).
E ne fakt shpesh do te karakterizohen nga ngjashmeria dhe ndikimet e VU, si per nga vokaliteti i Wynn ashtu edhe per tingujt wild side te athet/rrjedhshem dhe te piset kitaresk (zhurma "si e ndryshkur" e kitareve eshte e njejte me ate te Lou Reed te VU). 
Muajt qe pasojne mbushen me koncerte dhe shfaqje live, ku Wynn e te tjere luajne pjese te famshme ne menyre te zjarrte (dilanianja "Highway 61 Revisited", "Season Of The Witch" te Donovan-it, "Mr. Soul" te Neil Young) dhe bashkepunojne me grupe te tjere te rrymes Paisley (Wynn luan ne cover-in e Pink Floyd "Lucifer Sam" e prodhon gjithashtu True West).
Jane nente gjithsej ne versionin origjinal LP. Te gjitha te shkruara nga Wynn pervec "Halloween", autor i se ciles eshte Precoda. Do te jete edhe nje nga gjurmet me te bukura te DS, e rregullt ne strukture e me nje tekst plot mllef e realizem rinor:
(nuk duhet t'i besosh gjerave qe lexon ne leter / nuk do te realizohen kurre, une nuk i besoj gjerave qe shoh ne tv / kurre nuk do te ndodhin):

you know you got a lot to live for
and you're gonna be mine
You shouldn't believe the things you reed in papers
they can't come true
I don't believe the things that you see on TV
they'll never happen to you

Ne fillesat e karrieres shpesh iu referohej si te ishin nje bande cover e VU, por gabimisht nuk i eshte dhene vemendja qe meritonin. Eshte e vertete se zeri dhe tekstet e Wynn jane ne te njejten linje me ato te VU, por Dream Syndicate nuk perdornin heroine (sic ndodhte me velvetianet). Ishin thjesht studente qe nuk ishin dakord me moden e sintetizatoreve e drum machine gjate perudhes new-wave apo post-punk.




















Nente perlat naive ekzekutohen nga Wynn ne mikrofon pervec "Too little, too late", e cila kendohet nga Kendra Smith me kete zerin e embel qe te kujton Nico-n e albumit me kopertinen e bananes te VU! 
"When You Smile" nis me shurdhime tingujsh kitareje, per tu fundosur ne nje lirike alla-Lou Reed. "Then She Remembers" eshte nje rock i shpejte, e stilit Wire qe luhet mire nga Precoda dhe kitaret e tij te lira (ne fakt kurre nuk bleu nje te kushtueshme sepse te gjitha i shkaterronte ne skena gjate riff-eve te gjata).
"Until Lately" do te jete edhe kulmi poetik i Wynn. Nje atmosfere e qete shoqeron kendimin e frikshem ne tekst (ishte nje djale i mbare...):

In my area there is a chain of being
and the most of the attentions is paid to lower things
Around here the rule is good faith
you choose your friends carefully and you're safe.
Well it's just goes to show
how wrong you can be
They say he was in a good position
a man of pride and ambition.
In this world there is one equation
the harder you work, the better is your station
Well tonight on the news I heard them say:
the man in the plaza had a resume


"The Days of Wine and Roses" mbyll LP origjinal. Dashuri e mbyllur e kujtimi dhe absurditeti i asaj qe do te vije:

Everybody says I don't care
but I'm just trying to remember
the days of wine and roses)
Ashtu si i gjithe albumi, temat qe perplasen jane dashuria, alkoli, humbja, braktisja e idealeve, leshimi ne absurditet nga realiteti zhgenjyes e kotesia e plogesht. Te gjithe do te mbeshtillen nga nje surrealizem te muget. Do te jene plotesisht paralelisht me ansamblin eksperimental njujorkez te The Theatre of Eternal Music, nga i cili Dream Syndicate marrin emrin.
Ajo qe ndjenim ne ato vite (fillim te '80) ka qene gjithmone: "nese do te ishte dikush tjeter duke luajtur muziken tone, ne nuk do ta kishim formuar nje bande e te luanim ate lloj muzike"...
(Interviste e Steve Wynn dhene MagnaPhone Magazine)

Ne 1983 Kendra Smith del nga grupi dhe formon Clay Allison e me pas te suksesshmit Opal. Nderkohe ne maj te 1984 publikohet i miri Medicine Show (1984) nga etiketa major e A&M. Wyn do te firmose gjurme te shkelqyera me tekst te paperpunuar, por qe te nxitin imazhe sugjestionuese. Producenti Sandy Pearlman (ai i Clash dhe Blue Oyster Cult) i jep perparesi kitares se Precoda-s duke i shtuar vetem nje prekje pianoje te Tommy Zvoncheck. Albumi do te perfshije edhe te gjaten "John Coltrane Stereo Blues", qe ne koncerte jepet hua per te cover-izuar pjese rock nga Doors-at e deri tek Bo Diddley (do te jete edhe mbyllja finale per shume live). Grupi has veshtiresite e para ne drejtimin artistik te metejshem (mosmarreveshje mes Wynn dhe Precoda).





















Pasi publikojne This Is Not The New Dream Syndicate Album... Live! (1984) Precoda braktis formacionin per tu marre perkohesisht me kinema dhe skenografi (rikthehet ne vitet '90 me projektin psikedelik-instrumental te The Last Days of May). Albumi shkeput kontraten me A&M dhe praktkisht ne 1985 DS, pa shtepi diskografike dhe kitarist nuk ekzistojne me.
Ne 1985 Wynn therret mikun Dan Stuart dhe publikojne te mirin The Lost Weekend me gjurme te kenduara pjeserisht nga te dy.
Ne mes te viteve '80 Wynn nderkohe shfaqet edhe si solist me Steve Wynn Quartet, ku bashke me Caracas (ne fizarmonike), Robert Lloyd (ne mandoline) dhe dy basista. Kontributi i tij do te jete i cmuar edhe ne fushen e mbikqyrjes ne studio per grupet Green On Red, Romans, Naked Prey etj. Ne 1988 Dream Syndicate ndahen pergjithnje. Live At Raji's leshohet ne 1989 dhe sherben si epitaf i denje i grupit ne ditet e para te karrieres. Po ate vit Wynn pregatit albumin e tij te pare ne studio si solist. Do te publikoje nje dyzine deri ne ditet tona, disa nen etiketen e tij personale Down There. 

"Kam mesuar se nuk duhet t'i kesh besim asnjerit me shume sesa vetes. Nese i beson dikujt e ky i fundit te thote se ti je i vlefshem, atehere i duhet t'i besosh edhe atehere kur te te thote se ti nuk vlen. E kush e ka qejf kete gje? Nen kete pikapamje, une kam fans-a besnike te cilet presin vazhdimisht nga mua te ndryshoj nga albumi ne album..."
(nga po e njejta interviste e MagnaPhone Magazine

T'i rikthehemi albumit The Days Of Wine And Roses: nuk mund te mohojme freskine, frenezine urbane dhe adrenalinen ne disa kalime, besnikerine ndaj zhanrit qe luajne, stilin "e ftohte, po me ndjenja", ideale per ata qe gjemojne te bukuren ne art e muzike. E pse jo, pak filozofi psikedelike ndihmon ne relaksin e duhur per te guxuar.
Nje grup e album te rekomanduar, ne kuptimin me te mire te frazes. Pa rezerva!

ps: dhe tani - mos i thani me floket pas nje dushi, po dilni nen diell te perkedheleni nga era e lehte...
X

27 October, 2015

TE VDEKURIT MUND TE KERCEJNE - DEAD CAN DANCE DHE MISTICIZMI NE MUZIKE

Nje nga komplekset me terheqes dhe me te mrekullueshem ne skenen muzikore*. 
Dead Can Dance kombinuan fillimisht muziken europiane folkloristike, te Mesjetes (bashke me Rilindjen) me elemente te ambientit pop dhe new-wave
Muzika qe ata luajten karakterizohet nga nje bukuri e humbur, e plote nga pikepamja hapesinore, me nje keqardhje, nje fisnikeri dhe frymezim te larget qe te mahnitin vazhdimisht. 
Mbeten nje nga duo-t me origjinale dhe emocionues te te gjithe muzikes boterore.

















Origjinaliteti ne muzike tashme eshte gje e rralle, le ta pranojme. Mjaft e veshtire t'i evitosh ndikimet dhe derivimet e teperta. Grupi DCD, me nje nga emrat me te erret e terheqes ne historine e muzikes, kane prodhuar jo thjesht disa albume me muzike origjinale, por qe i pret si te vjeter sa vete pluhuri australian nga vijne. Na kane bere qe te rijetojme pjese nga Mesjeta, Rilindja dhe kohe te largeta me shekuj. Nje dehje ekzotike e bere pis me tema aborigjenesh, gotesh e ritualesh antike. E reja qendron pikersht ketu: nje rock mesjetar (violimcel, ) me instrumente me moshe mijevjecare (dhe ja pse larmia prek ritme afro, polistrumentalizem, folk breton, kante gregoriane, mantra indianesh etj). I veshtire percaktimi i zhanrit: dream-pop, gotik-punk, ritual, ambient, spleen apo kanto femerore ne gjuhe antike.
Megjithese gjate dekadave, anetaret e ketij supergrupi kane qene te shumte, dy prej tij kane qene shpirti dhe gjithmone vecoria dalluese e DCD. Emrat e tyre jane (le t'i fiksojme mire ata qe i degjojne per here te pare!): Brendan Perry dhe Lisa Gerrard
Grupi formohet ne gusht te 1981 ne Australi (Melbourne) dhe ndjekin fillimisht rrymen e new wave-it. Brendan Perry, pervecse nje polinstrumentalist, vite me pare kishte kenduar dhe kishte luajtur kitare bass per nje grup punk-u australian me emrin e cuditshem: Scavengers. Idea e nje grupi bashkarisht me Lisa Gerrard lind nga eksperimentimi i muzikes elektronike ritmike nga Perry. Me vone i bashkohen edhe Paul Erikson dhe Simon Monroe
Gjurma e tyre e pare eshte "The Fatal Impact" leshuar eskluzivisht ne 1984 me revisten muzikore te Fast Forward.
Suksesi ne atdhe vonon, keshtu ne 1983 spostohen ne Londer ku regjistrojne nje demo e cila terheq vemendjen e etiketes 4AD. Kaq ishte dhe kjo e fundit i jep te drejten te leshojne albumin debut te parin te tyrin: Dead Can Dance, nje permbledhje e lirikave te duo-s krijuar kater vjet mepare.
Po ate vit publikojne edhe EP (extended play, mjaft i shkurter per tu publikuar si nje album) me titullin Garden Of The Arcan Delights, album i cili karakterizohet shpejt nga atmosferat mistike, delikate dhe sygjestive. Merita eshte teresisht e zerit unik te Lisa Gerrard. DCD marrin pjese edhe nje projekt te vecante te 4AD (me pjesemarrjen e shume artisteve te tjere te kesaj etikete, te kalibrit te David Bowie) me emrin This Mortal Coil.
Vetem dy vjet nga debuti muzika dhe tingujt e DCD behen akoma me shume te mprehte, te sakte dhe me ndotje te shpeshta temash etnike, gotike, fetare dhe pagane. Suksesi sa vjen e shtohet dhe te apasionuarit e shumte te kesaj muzike ne mbare Evropen tashme konsiderojne DCD si nje grup kulti.
Spleen And Ideal (1985) do te ishte jo vetem nje nga kryeveprat muzikore te te gjithe koherave, por do te shenonte edhe risjelljen e risive artistike te papara ndonjehere. 
Vetem me kater muzikante (Perry ne pothuajse ne cdo instument dhe Gerrard, veshur me kostum te bardhe ne kembe drejt, duke kenduar me zerin evokues) gjurmet e albumit te thithin ne nje vullkan hipnotizues emocionesh, antik dhe kurtizan njeheresh. 























"Ascension" (ndezja) hap Spleen And Ideal duke paralajmeruar per nje marshim te gjate dhe te vecante, i veshtire dhe intrigues njeheresh. 
"Avatar" i karikuar me organo dhe bateri new wave perfaqeson nje nga manifestot tipike te DCD duke regjistruar keshtu nje nga gjurmet me mbreselenese te muzikes se fundshekullit te kaluar. 
Zeri mesjetar i Gerrard pershtatet mrekullisht me "muziken e librit te te vdekurve" qe mund te kercejne ne nje menyre shtytese drejt e ne varr, nje thirrje per nje rit etnik, te humbur, por te mrekullueshem. Gjurma degjohet si marshim tribal i njerezve te lashte rreth zjarrit te stermadh. Nje spiritualizem i vjeter sa vete koha. Gjuhe e vdekur, kenduar nga nje grua e gjalle, me floket kapur gershet pas kokes, pikerisht si ne Mesjete. Atmosfera muzgu. 





















"Circumradiant Dawn" shtrihet gjithnje ne nje gjuhe te vjeter, pak rreshta i mjaftojne zerit te jashtezakonshem te Gerrard per te perkujtuar edhe njehere kanton femerore te nje shpirti si te humbur mijera vjet mepare. "Cardinal Sin" imiton nje ritual denues nen zerin e Brendan Perry-t dhe baterise pothuajse-tribale. "Mesmerism" vecohet nga kolona e forte e baterise DCD dhe zerit te shumefishuar te Lisa Gerrard. Dramatike ne sfond dhe evenimente te brendshme konsumohen. "Enigma Of The Absolute" ndjek te njejten rruge, por me me pak indinjim dhe tragjedi e me shume endrra e iluzione te pelqyeshme. "Advent" perdor te njejten baze ritmike si "Avatar"duke zevendesuar zerin e Gerrard me ate te Perry-t dhe sherben si nje rikthim ne sonoritetet klasike te albumit. 
I vitit 1988 i perket albumi The Serpent's Egg i cili eshte akoma me heterogjen ne tinguj dhe arrin nje sukses te menjehershem. 
"Host Of Seraphim" eshte gjitheperfshires, kore zerash femerore, tambure periodike, njerez ne lashtesi duke gerrmuar neper plehera, bageti e fytyre te ndalur me kohe ne plan te pare. 
"Severance" mbetet pezull nen nje organo katedraleje me nota te sterzgajtura duke u lekundur te arrije zerin intim te Perry-t. Titulli i bukur i "The Writing On My father's Hand" eshte minimalist, vetem nota buzuki e zera femerore.





















"In The Kingdom Of The Blind The One-Eyed Are Kings" shpreh nje ankth tipik human, nje tik-tak plot re te zeza, le te themi. "Chant Of The Paladin" misheron ekzaktesisht melodite e DCD te stilit spleen me cikle zerash te njejte e te pafund.
"Mother Of Tongue" kulmon edhe njehere albumin persa i perket muzikalitetit, origjines dhe forces ritmike qe ka. "Gjuha e memes" eshte ne cdo gjuajtje tamburi pikerishit kjo: nje rikthim mbrapa ne kohe dhe hapesire, atje ku cdo gje lindi. Nje tribalizem i thate ku "vezet e gjarprit" leshohen ne cdo qoshe me pluhur, naten nen driten e henes dhe reve te zeza. Levozhgat e tyre mbulojne kryqe te vetmuar, fytyra femijesh e nenash ne ikje (etno-gotik). "Ullyses" i afrohet nje valsi klasik pa balerina.
Albumi Aion (1990) vecohet per "The Song Of Sibyl", kenduar origjinalisht ne gjuhen katalanase, duke paralajmeruar nje apokalips planetar i udhehequr nga nje profet i derguar nga qielli. DCD risjell tekstet e shenjte ne nje kenge vetem per ze e kor. 


An eternal king will come
Dressed in our mortal flesh:
He will come from heaven certainly
To pass judgement on the century. 


Gjurma sonore qe meriton me te vertete vemendje eshte gjysme-instrumentalja e fundit e albumit "Radharc": nje forme tribale me fyell, violine e tambure afrikane. Zeri i Gerrard i fal edhe me shume dramaticitet e thellesi. Nje ekstaze kurtizane terheqjeje fatale dhe bukurie te holluar. 





















Pas ketij albumi grupi pasohet nga te ashtuquajturit "vitet e erreta" sepse vepra e rradhes e susksesshme do te ishte Into The Labyrinth ne vitin 1993. Ne fakt do te ishte nje zhvillim me tere mend duke patur parasysh sonoritetet e shumellojshme qe mbushin albumin: degjohen tradita orientale dhe pershtatje muzikore (si psh ajo e Bertolt Brecht me titullin "The Carnival Is Over").
Into The Labyrithns (1993) hapet me "Yulunga (Spirit Dance)" fjale-per-fjale nje kercim shpirteror (Sufi). Nje vizion i plote (6'56'') mbi Token, malet e vullkanet simbolizues te potences, mjegullave, lumejve me re e avuj, eklipsit diellor, pasqyrimit te diellit ne uje, fuqise se (mbi)natyres. Me pas renditen kercimet aborigjene te autoktoneve australiane, dervishet muslimane te kultures sufi, tribu afrikane, klithma zogjsh e tambure te forte etnike. 
"Tell Me About The Forest (You Once Called Home)" kenduar nga Perry shpreh nje pikepamje te lashte mbi mendimin udheheqes ne natyre dhe ne bote 

(besoj nje nje ligj me te vjeter / atehere kur ne kercenim nen tambure te vecante / tashme po ndryshojme menyrat tona / tashme kemi ndermarre rruge te ndryshme / me trego me shume mbi pyjet / qe dikur i quaje shtepi)


I believe in the ways of an older law
When we used to dance to a different drum
And we are changing are ways
Yes we are taking on different roads
Tell me more about the forest
That you once called home.


"Emmeleia" eshte e vetmja gjurme kompozuar vetem per ze dhe kore. 
"How Fortunate The Man With None" tingellon si nje perpjekje e deshtuar e nje te vetmuari (Cezari, Sokrati etj) per te perfunduar ne lavdi vetem ne saje te dhuntive dhe virtyteve personale.
Me Toward The Within ketyre sonoriteve i shtohen edhe ato arabe, perse dhe kineze duke bere te nevojshme edhe numrin e tepert te instrumenteve muzikore pjesemarres: buzuki, perkursione e tambure ekzotike. 





















"Rakim" (ketu nje live i 1994) hap albumin dhe eshte shembulli me identik: kendohet nga Perry dhe terhiqet ne harmoni ritmike nga Gerrard fale nje sitari te vecante. Ndjekin tambure te ngadalte dhe nje embelsi vokale Perry/Gerrard. Nje kenge mbi shpresen e rrugen e drejte. 


Favoured signs to find hope
In the rounds of life
Favoured rhymes to find hope
In the sands of life


"Persian Love Song" (titulli orogjinal "The Silver-Stock Gun") kendohet ne gjuhen perse nga Gerrard dhe ripropozon tema iraniane e te Lindjes se Mesme (perdoret teknika e duplikimit te zerit qiellor te Gerrard). "Desert Song" izolohet ne Lindjen e Mesme. Kenduar nga Perry evokon endrra te bukura te qyteterimeve te largeta (dikur kam qene nje trendafil...).
"The Wind That Shakes The Barley" mbeshtetet ne nje balade irlandeze. kendohet nga Gerrard pa asnje shoqerim instrumental.
"Oman" kendohet nga Perry, shpreh nje ekzistencializem dashuror te lire e spontan:


From the body to the soul
Where our hearts lead we must go
Wherever love may flow 


E gjithe meditimi sonor thellohet me teper ne te mevonshmin (1996) Spiritchaser, ku frymezimet rrjedhin nga mbeshtetja ne kulturat qe shohin muziken si menyren e vetme per te rigjetur forcen enigmatike shpirterore. Ne menyre jo te drejteperdrejte grupi evokon amerikanet autoktone (indianet) ne ritet e tyre te fshehta.
Albumi do te perfaqesonte edhe projektin e fundit me firmen DCD sepse Gerrard do te trasferohej ne Australi e do bashkepunoje me artiste dhe kompozitore te tjere (mbi te gjithe Hans Zimmer) per kolonat sonore te filmave si: Men On Fire, Heat, The Insider dhe vecanerisht i famshmi: The Gladiator




















Lisa Gerrard bashkepunon perkatesisht me Patrick Cassidy (Immortal Memory), Pieter Bourke (Duality), Danez Prigent (kolona sonore e Black Hawk Down, filmi i drejtuar nga Ridley Scott ne 2001 e kompozuar nga gjermani Hans Zimmer ku perfshihet e mrekullueshmja "Gortoz a Ran (J'Attends)", nje kenge qe nuk mund te le pa ta vjedhur zemren). 
Nga ana tjeter Brendan Perry vendos te qendroje ne nje ishull irlandez (1999) ku punon per te realizuar albumin e tij te pare prej solisti: Eye Of The Hunter ku vecojme fantastiken: "Death Will Be My Bride".
Ne vitin 2000 Perry merr pjese ne projektin dedikues Tim Buckley-t ne albumin Sing A Song For You: A Tribute To Tim Buckley
Ne 2001 emri i grupit permendet akoma per shume kohe fale nje antologjie nga etiketa Rhino me titullin: Dead Can Dance 1981-1998.
DCD konsiderohen sot, me mjaft merite, si nje nga komplekset me te njohur dhe kult te muzikes boterore. I falenderojme per kete projekt kultural dhe mbi te gjitha per misticizmin ne muzike; rrallehere prure kaq bukur!




25 October, 2015

CAYETANO - NJE DITE BRENDA NJE PERRALLE, TE SHOQERUAR NE SFOND ME NJE HAMMOND

Me siguri interesant udhetimi i nje greku (Giorgos Bratanis) ne Spanje dhe muzikant me nje grup me veti te rralle: luan me nje Hammond te mirefillte (dhe pse duket nje instrument ne zhdukje e siper!)...


The day you lie next to me, butterflies in the sky
The other day I hate you more than ever 
You are the one, you're nobody, you're everything I care
But I don't know if I'll love you forever.



24 October, 2015

HOW TO DRESS WELL ME NJE SOUL TE DE-HUMANIZUAR. NJE STEREOTIP I RI EMOCIONAL



















Me nje gllenjke de-humanizuese Tom Krell i How To Dress Well kerkon t'i shpetoje centrifuges normalitet mbizoterues tashme me nje muzike soul pa emocione direkte, po qe rrok larg, ne nje etiken te sinqerte e personale. Ndoshta pa rrembime e perfshirje te plote, por me mjaft atmosfere e thellesi ne interpretim. Kult i zerit me tonalitet te larte prek tema si ankthi ekzistencial, turpi, dashuri ne te gjitha format e saj...
Rafinim i mire i muzikes How To Dress Well percjellin e i bejne homazh vlerave artistike, te harruara sot ndoshta, te instrumentit 'ze'.





















Jeni dakord kur them se boll tmerre degjojme pa deshiren tone? Ia arrin me ane te soul-it ne kufij te nje kenge te mirefillte, pa stermbuluar nje stil intim ne interpretim. Dhe vete Tom Krell shprehet se nuk ndjek nje ide te qarte apo premediton dicka; thjesht autokonsiderohet nje vokalist pa konvencione.
E sigurte eshte se nuk honeps ciniket ne bote nderkohe qe lutet per me shume miresi e shprese. Nje kure muzika e tij per te ndjeshmit e kategorise!
Si te vishesh mire - i ruajme vend te vecante ne panoramen e ketyre viteve te fundit ne emrat soul

21 October, 2015

TROPIKALIZEM ME GALA DROP - AJO CFARE I MUNGON PSIKEDELISE EVROPIANE












Psikedeli evropiane. Ndoshta kesaj rradhe (pas shume vitesh te kaluar te florinjte) jemi gati!
Se per kete behet fjale ketu: eshte e zonja t'i beje balle psikedelise amerikane neper-vende-tendence-hipsterash-fale-blogjeve/fotove-e-pak-informacionit dhe ende jo komerciale te atij kontinentit, apo jo? I keni parasysh Ariel Pink, Brian Jonestown Massacre, Indian Jewelry, Animal Collective apo zhanret me keto etiketa: neo-psikedelia, psike-surf, dream-pop, retro-funk? Loje fjalesh, po amerikanet dominojne skenat, te pakten per tani! Ketu ne Milano degjoj njerez qe paguajne extra per nje live te Devendra Banhart





















Tani, edhe mua me joshin me te vertete shume emrat e mesiperm (duket sheshit nga postimet qe i kam dedikuar ca vite me pare!), por gezoj pamase kur nje grup evropian del ne pah dhe kapercen perpara ne cilesi e origjinalitet! Nje nga keto "entitete" jana padyshim portugezet Gala Drop.
Ceshtja eshte se te bluan trurin (do pak kujdes!) kjo muzike. Pa e ekzagjeruar e buzegaz eshte fakt ky. Nje udhezues ne ate trip funky-te-ngjashme "plot sheqer kaotik e aq sa duhet acid"; dhe zakonisht nuk eshte muzike prej muzikantesh te mirefilte. Por me teper kemi te bejme me artiste, eksperimentues te tingullit (me hamendje them se xhirojne filma te vjeter evropiane, mesojne gjuhe te huaja me rregulla krejt te shpikura e personale, harxhojne kohe per veprime te thjeshta e ne dukje te kota, ushqejne fantazine me perzierje artesh), ne kohen e lire parapelqejne te jene udhetues te lire ne natyre, dashurues te nje te kaluare te cilen, ne pamundesi per ta jetuar ne vete te pare, e shnderrojne ne nje retrofuturizem helmues e ne menyre konstante terheqese.




















Ne kete kontekst, muzika e tyre mund te duket e njetrajtshme, gati monotone, por variancat sa vijne e behen me te gjera ne rivizitim, cdo album vishet me nje pelerine ndryshe, nderron ngjyre ne kohe, prek cdo frekuence e leshohet ne hulumtime multi-dimensionale... 
Fusha vizuale nuk e le mangut; apsekti grafik i klipeve, kopertinat me tema ambjenesh planete-ende-te-pazbuluar, njerez ne habitate me kontakt te forte me te gjelberen (ju pelqen termi "tropikalizem"?) ne Toke, perqendrime videosh ne dallge me minuta te tera etj etj... korniza te cilat nuk mund te mos ftojne per ngrohtesi e paqe me tiparet tona me ne fillese te jetes, te se gjalles ne harmoni me natyren.





















Dhe cunat ne fjale nga Lisbona jane maestro ne kete arritje; here-here te c'orientojne, mbeshteten ne nje funky psikedelik, me tipizem portugez (shpesh me ndikime samba e afro) ku tastierat e bass-i krijojne nje tingull si proces tribalo-urban. 
Ndeshemi me nje grup novator, bindes per muziken qe luajne e qe kane vite qe hapin rrugen per nje psikedeli te fresket (jo te orientuar nga elektronika), plotesisht evropiane, me shume nyje lidhese me kulturen e vete kontinentit. Dhe ndoshta eshte kjo cfare ndjej se mungon sot ne skenat e qyteteve me dhe pa emer! Lisbona (nga albumi fundit marre "Big City") me Gala Drop e cmuar nga kjo pikepamje. Le te sherbeje si frymezim!



18 October, 2015

ALAN STIVELL - MJESHTRI QE RISHPIKU HARPEN KELTE. CFARE KENDONIN BRETONET PER T'IU KUNDERVENE VIKINGEVE
















"Brian Boru" i perkushtohet nje mbreti irlandez i cili thuhet bashkoi liderat e tribuve irlandeze per t'i bere balle vikingeve.
"Tri martolod" - "tre marinaret e rinj", interpretuar nga Stivell aty ne vitet '70 (albumi Ã€ l'Olympia, 1972).
Edhe nje foles i mirenjohur i gjuhes angleze, nuk mund te kuptoje ne shumicen e rasteve cfare kendon Alan; eshte nje shkrirje frazash bretone (gjuha "cornish" province e Frances ne veriperendim) ne nje theks prej Uellsi. Rajon edhe sot me nje kulture te forte shumevjecare (ish pjese e perandorise romane dhe e provinces se Uellsit ne vitet 51 p.e.s)
Alan Stivel, per ate qe nuk e njohin, perfaqeson zerin legjendar te harpes kelte (instrument qe rilindi me kete familje, ne fakt). Ishte akoma femije kur e konsideronin mjeshter te harpes kelte!
Nje tingull medoemos verior, barok, gotik, mesjetar, me shprehi te forte vendase. Mirepo kultura (dhe muzika) nuk njeh kufinj kur behet fjale per respekt, "infekton" kedo me ndjeshmeri te ngjashme, nxit per ruajtje te simboleve e zakoneve ne zhdukje...





















Vete pozicioni i Bretonise midis Frances dhe ishullit britanik, percon ne fabula, tregime popullore e histori te mocme ne kohen e vikingeve dhe betejave per te ruajtur traditen, gjuhen e kulturen. 
Bretonet si popull mikprites, paqesor e me shume rite; kete perfytyrim Alan Stivell eshte munduar (me shume sukses) ta interpretoje ne cdo album tijin, ne cdo kenge e recitim. Praktikisht, nje histori qe vendoset vecmas asaj franceze e angleze, larg idese se globalizimit dhe standardizimit te socem... Nuk ka asgje te keqe, madje kemi nevoje per kesisoj rastesh gjeosociale. 
Sic thote vete Stivell: "deri ne njefare grade i ben mire njeriut te ndjehet pjesetar i nje qytetarie, njelloj filozofie Qytetar i Botes". Te pakten per shfaqjen e nje kulture te vertete-ekzistuar, qe u mbrojt per te garantuar vazhdimesi. Mirepo, tingulli kalon etnine, perzihet me muziken boterore (world music); bashkepunimet e Stivell me emrat me te njohur te muzikes folk, kelte, afro, rock etj jane te panumerta... E paevitueshme, sepse ndajne te njejtat ideale; identitetin e nje komuniteti. Nuk behet fjale per flamur e koordinata gjeografike, as per endrra te vjetra per bashkime, por per mbijetese; mbijetesen e nje tregimi jetik me trashegimi dymijevjecare! 



















Ate ne sot e vleresojme thjesht duke degjuar e kercyer muzike irlandeze/kelte sapo na jepet shansi, duke njohur karakterin e forte kembengules! Dhe rralle enderrojme sikur te jetonim ne ate kohe per te shijuar njehere ato realitete unike kur bota nuk dukej kaq e vogel sa sot. 
Fuqia e muzikes, mrekulli e legjendave si Alan Stivell!

07 October, 2015

DHE UNE THEM (JOHN GRANT)... KJO NUK ESHTE NJE PROVE E PERGJITHSHME

Shume e thjeshte. Sa mire kur lexon nje paragraf qe fillon me "Shume e thjeshte"; 
eshte sikur te thuash perpara "qetesohu, ketu nuk ka detyra, e as pergjegjesi, je i lire dhe ne jemi ketu per te te bere te ndjehesh vetvetja, deri ne fund"





















Ne forme te persosur per te perballuar ndodhi. Dhe nuk jane aq jo te ngjashme me ndodhite e perrallave e librave te mocem. Ekzagjerime e perulje te menjehershme e ne pak kohe...
Stakon spinen, lodhje mendore, fantazi te shkelqyeshme, fuqi e mangut, parashtrim i vonshem etj... arrin ne nje vend te fsheshur, qoshe e gjysmeerret urbane, me ne sfond drita te prishura e muzike te harruar nga Zoti (madje, degjoj edhe nje flaut - cfare kenge eshte? pa shoqerim socialo-hapesinor! cfare tingulli eshte ky Z. Grant?)... 
Nuk meson asgje ketu, i them vetes. Po aktual aman, mjedisi, perrethi, si makiazhi i tepert i vajzave paemer qe ndalojne perjashte xhamit. Jo, i mungojne kurajo e cmenduria e dozuar per tu zhytur ne pasiguri... Dhe une, pse nuk dua te kthehem shpejt ne shtepi? Apo e di, brenda-brenda, qe do kthehem ne kohe e i plote dhe keshtu gezoj si i mitur kete dhenie ekstra..
Eh, nuk eshte pak! Hapat me te rendesishem me sa di une, hidhen ne menyre krejt te heshtur e vetjake. Ushqehen nga nje nyje e forte e brendshme personale dhe pjeserisht e paravendosur...





















E une, po une ku jam? Une endem i tretur fizikisht ne qendren e nje vendi te panjohur. E qe me terheq, me rehaton me papersosshmerine e vet, me asnje pike arritjeje, pa paramendesi e cilesi te aprovuar nga shumica! 
Po he, sa i tepruar ky kalim; ne fund behet fjale vetem per muzike e fjale, fjale ne mendje, ose me qarte, bindje thelle ne shpirt, me krahet hapur tutje, te nje djaloshi me te forte qe shpejt behet baba... Shume e thjeshte, apo jo?

26 September, 2015

PYE CORNER AUDIO TRANSCRIPTION SERVICES WITH "ELECTRONIC RHYTHM NUMBER..." - GRAVITETI OPSIONAL

Ka edhe keshtu. Per kater vjet, nga viti 2010, mbyllet pashpjegueshmerisht e regjistron kaseta (po po, kaseta me shirit) dhe me pas publikon gjithcka ne vinil Black Mill Tapes Volume 1-4 (2014).


 











Profil ky rrethuar me pak mister e pak fjale (meqe dihet fuqia e ketyre te fundit kur abuzohet), luan muzike retro-futuriste, me nje nur vintage e tastiera te markave te panjohura. Elektronike me caqe post-punk-u, qetesi e spraj me ngjyra valesh oqeani ne kohe me ere. Maniak i tingullit dhe e merr seriozisht punen e terminologjise (saqe e konsideron veten si nje Kryetekniku - Head Technician).



















Abstraksioni ze vend ne rresht te pare ne paraden e ndikimeve dhe perceptimeve te PCA: aroma nostalgjike, klasicizem, sygjerime atmosferash nga Vangelis, kolona zanore gjoja-Blade Runner (per tu degjuar "Sleep Games"), sikur i feshkellejne Boards of Canada dhe Giorgio Moroder (ne fillimet e tij ky) etj etj. 
"Electronic Rhythm Number..." dhe nje numer te plote ne fund; keshtu titullohen shumica e ketyre audio-koncepteve.
Bote e qete dhe  dashuri e ngadalshme. Per tu shtangur perballe nje monitori jo-HD perpara se te ri-realizoheshin efektet slow-motion!



 



Impulse sporadike per te kercyer perhumbur duke u shprehur ne nje body language individual.
E megjithate mbetet i spikatur "udhetimi", sikur ne mungese te gravitetit nuk ka destinacion, por shperndahet si grimca pluhuri ne erresire.