21 March, 2012

    WAVVES - SUN, WHEN WILL YOU COME?

















    Sun, when will you come?
    When will you come?
    When will you come?
    Come!
    Come!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!
    Sun, we whistle at the sea!
    Sun, we whistle, now we're sick!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!

    WARPAINT :: DREAM-POP AND THE LOVE FOR PURITY

















    Warpaint - 'Set Your Arms Down'

    Out on the back porch
    you say tonight
    We bring our pocket
    our pocket knives

    You want to fight me
    you want to fight
    forgotten sense of me
    saya, saya

    And in the backyard
    into the night
    we walk through fire
    my love is your flashlight

    They want to fight me
    they want to fight
    forgotten sense of me
    saya, saya

    Walk through the fire
    walk 'till it gets light
    there is no hiding
    to save your life

    You've got to try

    Say you're me now
    Set your arms down

    BISHT KALI I TRISHTE

    Mbush vrima
    me copa resh te vogla
    Shkelqejne
    si ne ne fillesat tona
    Sa do doja
    ndryshimet t'i prekja
    si vogelushja kepucet
    kur i zmadhohen
    Zhduken xixat
    ne mes te erresires
    Pa drite mbesin enet e gjakut
    Dhe qetesia vend ze
    Karrige – Tavoline - Gote
    Qepare mikesha restauruese
    tashme ajer varresh

    20 March, 2012

    THE GAP BETWEEN YOUR THOUGHTS AND MINE

    YEAH, I'M INSANELY JEALOUS OF YOU SOFT BOYS
















    But I'm insanely jealous of the people that you see
    And I'm insanely jealous of the people that aren't me
    And I'm insanely jealous of the places that you go
    And I'm insanely jealous of the people that you know
    And I'm insanely jealous of the hairs upon your back
    And I'm insanely jealous of the spiders in your path
    And I'm insanely jealous of the stains upon your feet
    And I'm insanely jealous of the stuff inside your feet
    And I'm insanely jealous of the things upon your bed
    And I'm insanely jealous of the jerk that's in your head
    And I'm insanely jealous of the people that you love
    And I'm insanely jealous of the fingers in your glove
    And I'm insanely jealous of you
    Insanely jealous of you
    Insanely jealous of you
    Insanely jealous of YOU

    19 March, 2012

    SAINT ETIENNE - UNE I URREJ VITET NENTEDHJETE











    Rregulla e pare:
    1. MOS I MBIVLERESONI VITET '90
    (Saint Etienne - 'Only Love Can Break Your Heart'
















    Rregulla e dyte:
    2. MOS I NENVLERESONI VITET '90
    (Saint Etienne - 'Everlasting')

    THE FIELD ME 'IT'S UP THERE' - KOLONA ZANORE E RROTULLIMIT TE TOKES

    Kur Aleks me keshilloi The Field me 'It's Up There' me beri per vehte VETEM me kete pershkrim:

    'KUR BOTA RROTULLOHET PERRETH VETES,
    KJO ESHTE KOLONA ZANORE E LEVIZJES'

    'CLAIRE', MORPHINE DHE MARK SANDMAN - FATALIZEM I ATMOSFERAVE NOIR, TYMIT DHE MUZIKES SE NGROHTE

    [ PREMISE 9/10:
    Morphine mbeten nje nga grupet me origjinale dhe eksperimental te viteve '90.
    U frymezuan nga shume lloje te ndryshme muzike (blues, rockabilly, jazz, new wave), por asnjehere nuk e humben rrymen e tyre te vecante: ate te nje muzike te udhehequr vetem nga saksi dhe kitare bass me dy tela. ]














    [ketu nje prezantim te shkurter me nje nga emrat me te medhenj te muzikes se viteve '90]
    Mark Sandman (1952 - 1999) mbetet gjithashtu nje nga personalitetet me ndikues ne ate dekade.
    Sandman nuk i perfundon studimet e larta e i dedikohet muzikes. I apasionuar pas instrumenteve afrikane vetem me nje tele, vendos te mesoje kitaren bass pa taste (fretless) vetem me dy tela: ishte i bindur se dy tela mjaftonin per te tingelluar te gjithe notat e mundshme. Ishte gjithashtu edhe nja fan i zjarrte i poezise se Beat Generation, i Tom Waits dhe Nick Cave (mjaft te degjosh nje note ne muziken qe luante!). Ne te vertete Sandman ishte edhe nje poli-instrumentist. Me pare kishte patur shume eksperienca te ndryshme (punoi si taksist, ndihmes ne peshkarezhat e Uashington-it, por nderkohe enderronte te kishte nje bande).
    Good (albumi debut i 1992) eshte sinteza e pare e ketij produkti artistik. Kopertina eshte nje vizatim shumengjyresh plot lule ekzotike. Ky album i pare sherben edhe si nje lokalizues i menjehershem i stilit te trios Morphine: nje hibrid jazz-i, rock'n roll-i me nje kantautor me ze bariton. Atmosfera qe krijohet eshte ajo noir, plot tym e mbushur me nje vokalitet thellesisht te ngrohte.

    'Good' eshte title-track, ajo qe jep menjehere nje shembull te thjeshte te asaj qe do behej tingulli dallues i Morphine. Nje riff spiral se cilit i bashkohet saksi dhe tamburet afrikane. Zeri i thelle i Sandman hyn embelsisht ne nje kontekst erotik (You're good good good good / ti je e mire, e mire, e mire, e mire...) e me vone (You push push push so good...). Ndersa saksi degjohet akoma edhe me shume, nje nderthurje blues-i, cool-jazz e tribalizmi perfundon kengen qe i jep titullin albumit. 'The Saddest Song' paraqet nje poezi te embel, pothuajse te trishtueshme. Muzike qe fsheh nje balade perbrenda.


















    TREAT ME WRONG HONEY, I DON'T CARE
    'Claire' eshte akoma me origjinale, nje kryeveper nese do e degjoni! Keto dy kenge jane ndoshta prova me e forte sesi mund te krijosh nje blues modern ne vitet '90 te karikuar njekohesisht me drame e intensitet, por pa emocionin tipik te nje blues-i klasik.
    Duetet e saksit dhe bass-it jane ato qe vendosin strukturen e kenges me nje riff te cilin eshte me te vertete e  veshtire ta harrosh:

    Treat me wrong honey I don't care
    You never liked much anyway
    You told me meet you about half past eight
    You said you'd kill me if I was late Claire
    Oh Claire

    (me trajto keq e dashur, nuk me behet vone

    une kurre nuk te kam pelqyer shume
    me the te te takoja ne tete e gjysme
    me the se do me vrisje nese behesha vone Claire
    Oh Claire)

    17 March, 2012

    FROM MALI WITH DESERT BLUES...

    Jane gati te ngulin tendat. Vajza me fustane te gjata ngjyra te verdha dhe gri deri tek kaviljet. Dhe jashte vijne rregullisht te rinj qe mbeshtesin projekte etno-humanitare ne Perendim. Interesohen per muziken afrikane (sic kishin bere me grupet Orchestra Baobab apo Tinariwen) dhe ndersa kthejne nje gote plastike me birre, lekunden nen pluhurin e Tamikrest. Tuareg-blues ku spikatin ulerimat festive te femrave qe banojne poshte dunave te Saharase, pickimet e kitareve tishoumaren dhe zeri i thate i Ousmane Ag Mossa, liderit vokalist te berbereve.
    Sa mund te kuptojne ne nga prejardhja dhe kultura e kapercyesve te shkretetires eshte e dyshimte, po per momentin shijojme muziken qe luajne:

    14 March, 2012

    GOTYE - SOMEBODY THAT I USED TO KNOW (PART II)

    Pothuajse nje vit. Kaloi pothuajse nje vit qekur Gotye u be obsesion per kedo qe ka degjuar te pakten njehere 'Somebody That I Used To Know'. Ne e kishim (e kemi akoma!) pike te dobet dhe keshtu i dedikuam edhe nje miniartikull euforik ne gusht te 2011: 

    Tani iu rikthyem per nje, ose me mire, shume arsye:
    Nje bande qe doli nga hici, Walk Off The Earth, vetem nje kitare, tre talente qe kendojne, nje version akustik dhe nje video amatoriale qe po ben xhiron e botes per here te dyte brenda gjashtedhjete diteve:

    12 March, 2012

    LOU REED NE FUQI TE 70




















    FAJTOR SEPSE:
    - MBUSHI RRUGET E AMERIKES ME HOMOSEKSUALE DHE TE DROGUAR.
    - SHPIKU MUZIKEN NOISE, PROTO-PUNK
    - THURI KENGE ME DY AKORDE
    - TEKSTET E TIJ TREGONIN HISTORI TE LLAHTARSHME
    - NUK DURONTE PERSONALITETIN E JIM MORRISON!
    - LUAJTI PER VELVET UNDERGROUND DHE KESHTU NDENJI AFER TE MREKULLUESHMES NICO
    - NDIKOI PERGJITHNJE SHUMICEN E GRUPEVE DHE MUZIKANTEVE PASARDHES...
    - I KALOI ME KOHE TE 27-AT

    GEZUAR DITELINDJEN KETE MUAJ LOU. U BEFSH NJEQIND VJEC!
    NESE IA ARRIN.

    FOTOGRAFI JIULIANG WANG DHE INTERPRETIMI I HAPESIRAVE PRIVATE




















    Private Space
    Jiuliang Wang // Fotograf

    11 March, 2012

    VOLGA SELECT PRESENTS SO YOUNG BUT SO COLD: UNDERGROUND FRENCH MUSIC 1977-1983

















    Rrefim i pashmangshem:
    Nje nga gjurmet qe nuk mungon prej muajsh (vitesh?) ne ipod-in tim:
    Lista 'Post-Punk'.
    Pak telashe per ata qe akoma nuk i njohin, por vetem fale titullit te goditur kjo gjurme meriton nje degjim!

    10 March, 2012

    E MBANI MEND KOLONEN ZANORE TE FILMIT KULT DONNIE DARKO?

    Eshte e vertete: te gjithe gjejme dicka qe na perket tek filmi fantastik Donnie Darko (2001). Uni-n brenda nesh, kuriozitetin pa filter, inteligjencen rinore, ndjeshmerine e tepert, dashurine universale, rastin/koincidencen, aparencen e gabuar etj etj te pafundem elemente...
    Pervec ketyre (te perziera!), une zbulova edhe nje grup te shkelqyer (pa i hequr aspak merita te te mireve Echo and The Bunnymen apo kompozitorit Michael Andrews!).
    Brenda ne kolonen zanore jane edhe australianet 'e panjohur' The Church me gjurmen 'Under The Milky Way' (e vitit 1988).
    Ndoshta nje nga gjurmet me te mrekullueshme qe kam degjuar gjate atyre fillimviteve Dymije... Edhe sot e kesaj dite ngrej koken lart ne qiell, sapo e degjoj, ndersa jam ne rruge, si per tu ruajtur nga nje (mos)aksident fatal... Ne rastin me te mire mund te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve.
    Apo... nuk eshte pikerisht keshtu?

    08 March, 2012

    LIDA HUSIK ME 'BOZO' - DASHURIA E NJE VAJZE PER POP-IN PSIKEDELIK


      
    Lida Husik i perket padyshim atyre artisteve 'klandestine', qe i shpeton rregullit, underground qe mezi gjehen ne rrjet. Dhe nuk ka albume te saj neper dyqane disqesh (me besoni!). Mirepo ka dishepuj, fansa qe nuk e harrojne ate te parin album, Bozo (1991), nen etiketen Shimmy. Muzika e saj eshte embelsisht/tmerresisht psikedelike. Nen peshen e rende te drogave te viteve '90 ne Uashington, Ema flokekuqja (Lida Husik ne art) regjistron nje nga albumet me te mire te te gjitha koherave. Behet fjale per nje fenomen, nje ngjarje artistike, qe i shpeton botes se reklamave te kremrave radiofonike e televizive.
















    MATERIE ENDERRIMTARE
    'Bozo' per te pikturuar pasditeve, per te luajtur me floket, per tu dehur me erera trupi, per tu shembur ngadalesisht, per te fluturuar me sy mbyllur...
    Embelsia dhe alienizimi i zerit te saj ('Hitchhiker' dhe 'Billboard') te udheheq ne nje humnere kurtizane, jo te zeze, por shumengjyreshe! Menyrat jo te zakonshme te te lujaturit te kitareve ('Mom') dhe baterise ('Farmhouse') bejne qe muzika dhe ky album te te ndryshojne pergjithmone menyren e te konceptuarit komportamental midis te pranishmeve ne nje rreth... Rrezikshmeria e cdo gjurme eshte pertej kufijve te lejueshem!
    'Be careful from drug addict!' do te kishin thone mesueset e gjimnazeve ne Sh.B.A.
















    ACID, ORGANIK, MELODIK... POP
    Lida nuk eshte e inatosur me boten, por as ne qejf per te kenduar dhe ja perse mbetet i shkeputur zeri i saj me tekstet e kengeve. Jane si korniza (perseri piktura e pasdites!) intime, personale, pa ndonje filozofi superlative. Jehona dhe homazhe perdorimit te drogave, poezi te ndaluara (edhe per imagjinaten!), pershkrime makthesh, muzike psikedelike, acid-pop i amplifikuar ne maksimum nga zera femerore te zotuar nga zonjusha Kokerr Kimike...

    Gezuar festen ju femra qe guxoni!

    PEAKING LIGHTS - 'KEY SPARROW' : PSIKEDELI AMORFE

    aRTISTI: pEAKING lIGHTS
    gJURMA: 'kEY sPARROW'

    pERSHTYPJE:
    DIELL, PSIKEDELI, VAJZE, NATYRE, GJUME, JETE, ENDERR, VIJA NE QIELL, POEZI, PA TRAJTE...

    07 March, 2012

    FUJIYA & MIYAGI - VALA KRAUTROCK QE FRYHET DHE QE DO KTHEHET. HERET OSE VONE














    Ndodhi dy a tre jave mepare: kishim marre nje shtepi te re me qera dhe ishte gjysme-boshe. Kishte shume hapesire dhe per kete na pelqeu qe ne fillim. Tavani i apartamentit ishte i larte dhe dritaret ishin te gjata.
    'Drita dhe ajri nuk mungojne', mendova.
    Ishte nje vellim i mjaftueshem per te provuar altoparlantet e rinj. E kisha edhe ne mendje gjurmen monumentale qe do vendosja: te pavdekuren, vizionaren 'Hallogallo' nga gjermanet Neu!, mirepo Ajo me nderpreu gjestin e nxjerrjes se diskut dhe me e shpejte se mua futi brenda ne lexues nje album me titullin Lightbulbs (2008). Ishin Fujiya and Miyagi.
















    'Degjo edhe njehere te tjeret', me tha. Dhe keshtu filloi flirti im me kete dyshen angleze. Edhe pse emri Fujiya and Miyagi nuk me bind se ka fort lidhje me muziken qe luajne siper mixerave...
    Gjithsesi ato jave, dhoma nuk do dukej me aq boshe. Kishte tinguj qe perhapeshin nga te gjitha drejtimet... Krautrock-u po kthehet mbrapsht. Per fat te mire!


    06 March, 2012

    DY MIQ TE MI DEGJOJNE VAZHDIMISHT KETO DY GJURME...

    1.
    DEATH IN VEGAS - 'DIRGE'
    Me floket anash qe i mbulonin veshet dhe megjithese e tepronte naten me pijen, Mr D. me shoqeronte me veturen e tij Ford Focus dhe ne kasetofon mbante gjithmone gati Death In Vegas me 'Dirge':
















    2.
    NINE INCH NAILS - 'UNDERNEATH IT ALL'
    Nderkohe Aleks nuk lejonte askend te fliste keq apo mire per Nine Inch Nails dhe keshtu i mbyllte gojen (fizikisht) me dore dhe ngrinte volumin e 'Underneath It All' nga lexuesi i disqeve. Thoshte se albumi The Fragile (1999) ishte i vetmi qe bente fjale per nje pjese te jetes se tij dhe se muzika e tyre ishte e stilit gjermanik (Berlin?) dhe mbushte me energji ajrin naten...

    FUCK BUTTONS :: SOUNDPAINTING

    E mbani mend Forestin qe vraponte pafundesisht? Olimpiket, vrapuesit e distancave te gjata me mend dhe jo me kembe? Ja tek jemi me nje muzike konstante, drone, unike ne zgjedhje dhe ne trasmetim.
    Anglezet Fuck Buttons pjellin nje krijese ne kerkim te drites, ne kerkim te rrahjes (beat?), duke u spostuar nga zhurma (noise?) dhe duke eliminuar zerin. Radikale ne perdorimin e mixerit, estete te tingullit, ekspresioniste te ritmit, piktore te zhurmes (degjoni 'The Lisbon Maru'), ia dalin mbane me albumin Tarot Sport (2009) duke u mbeshtetur ne ide elementare, por qe evolohen ne dimensione me te medhaja (suite qe zgjatin me teper se 10min!) dhe nuk merzitin: nese i shoqeron me imagjinate e me mendime!