03 August, 2026

    MARY OCHER ME "PULSE": NJE RITEM MBYTES NE ZEMREN E UNDERGROUND-IT TE BERLINIT

    Nje force eksperimentale e skenes underground ne Berlin! Cfare doni me shume? 

    Mary Ocher nuk eshte thjesht nje artiste; eshte nje zeshkruese e patrembur qe perdor muziken si mjet proteste, arti vizual dhe filozofie. Kinematike, e papermbajtur dhe jashte çdo kornize pop.








    Gjurma "Pulse" eshte nje nga ato krijime ku tensioni ndihet ne çdo sekonde. Aty baset, ritmet minimale dhe zeri i saj avant-garde perzihen ne nje lloj pulsi mbytes, ku ajri behet gati i pamundur per t'u marre fryme, sepse arti i saj nuk kerkon te te ngushelloje, por te te zgjoje.

    Ne "Pulse", Mary Ocher nderton nje atmosfere hipnotike e te zymte. Tingujt industriale, daullet obsesive dhe vokalet e saj te papersetritshme krijojne nje ambient ku çdo goditje ndihet si rrahje zemre ne mes te nje kaosi politik e shoqeror.


    Kjo nuk eshte muzike pasive per sfond; eshte nje eksperiment zanor qe te terheq brenda ne pyetjet e saj te thella mbi ekzistencen, kontrollin dhe lirine.

    IBRAHIM HESNAWI: ROOTS REGGAE, SHPIRTI ARAB DHE ATDHEU I PAFUNDME ("WATANY AL KABIR")

    Nderkaq qe valet e reggae-t zakonisht lidhen me me ishujt tropikale, Ibrahim Hesnawi (i njohur si pionieri dhe mbreti i reggae-t libian) e merr kete zhaner dhe e mbjell ne mes te reres se shkretetires.
    Gjurma "Watany Al Kabir" ("Atdheu im i madh") eshte nje shembull i shkelqyer i ketij takimi te jashtezakonshem kulturor: aty ku baset e pulsuara te reggae-t takohen me shpirtin arab, frymen melankolike dhe me fjalet qe kerkojne liri e nostalgji per rrenjet.












    Kjo gjurme, ne fakt, mban me vete nostalgjine e nje nate te veçante ne Circolo Magnolia ne Milano. Ishte thjesht nje set nga DJ ne hyrje, ne ate hapesiren mes pemeve e ne qiell te hapur, pak para se skena te shperthente nga energjia e pafrenuar e Omar Souleyman. Nje nga ato momente te rralla ku muzika nuk eshte thjesht sfond, por nje zbulim i papritur: ritmi i ngrohte i Hesnawit, me ato base reggae qe perziheshin me ajrin veror (mbytes) te nates milaneze, duke pergatitur shpirtin per kaosin e bukur qe po vinte. Nje udhetim qe nisi ne shkretetiren libiane dhe perfundoi ne mes te nates ne Magnolia.




    Ne "Watany Al Kabir", atdheu eshte nje gjendje shpirterore, nje hapesire e madhe ku mblidhet malli, pluhuri i kohes dhe shpresa.
    Stili eshet ai reggae arab / roots / desert groove dhe atmosfera qe krijohet eshte e ngrohte, hipnotizuese, nostalgjike dhe e zhveshur nga kompromiset komerciale.
    Nje gjurme e rralle underground qe tregon se si frekuencat e lirise gjejne rrugen e tyre neper çdo cep te botes.

    ME E HOLLE SE NJE FIJE FLOKU, ME E MPREHTE SE NJE SHPATE: MUZIKA, SHKRETETIRA DHE GJURMET QE DJEGIN TE FILMI "SIRAT" [KINEMATOGRAF, 2025]









    KANGDING RAY DHE SPIRITUALITETI I MAKINAVE: NJE KOLONE ZANORE MIDIS TEKNO-S DHE AMBIENT-IT. KUR MUZIKA ELEKTRONIKE NUK SHOQERON IMAZHIN, POR E TRANSFORMON ATE

    Ka artiste qe bejne tekno per klubet. Pastaj eshte Kangding Ray. Prej me shume se dy dekadash, producenti francez me baze ne Berlin, David Letellier, ka ndertuar nje gjuhe muzikore ku techno, ambient, industrial dhe eksperimentimi elektronik bashkejetojne pa kufij. Muzika e tij nuk kerkon domosdoshmerisht dancefloor-in; shpesh synon dicka me te thelle: te krijoje hapesira, tension dhe perfshirje emocionale.







    Nuk eshte rastesi qe regjisori talent Óliver Laxe e zgjodhi pikerisht ate per kolonen zanore te Sirat (fitues me Cmimin e Jurise ne Kane, 2025). Per me shume se nje vit, te dy punuan per te ndertuar nje kolone zanore qe nuk do te shoqeronte thjesht filmin, por do te behej pjese e tij. Jo muzike "mbi" imazhet, por muzike "brenda" tyre.

    Ne Sirat, Kangding Ray largohet nga techno-ja klasike e klubit dhe krijon nje univers ku minimal tech(k)no, ambient, drone dhe sound design shkrihen ne nje mase te vetme. Bass-et jane te renda, ritmet 4/4 hipnotike, sintetizatoret te erret dhe teksturat industriale. Gjithcka leviz ngadale, me durim, duke krijuar nje ndjenje tensioni dhe transi qe nuk te leshon deri ne fund.


    Por forca e kolones zanore qendron pikerisht te transformimi i saj. Me zhvillimin e filmit, pulsi i rave-it fillon te shkrihet. Ritmet humbin gradualisht rolin qendror dhe u lene vend rezonancave, drone-ve dhe shtresave atmosferike. Techno nuk zhduket; ajo transformohet ne dicka pothuajse shpirterore. Ne kete pike, rave-i nuk eshte me nje feste, por nje ritual.


    Nje detaj shume interesant, tregon sa larg shkoi ky obsesion per realizmin. Óliver Laxe nuk donte qe publiku thjesht te degjonte muziken, por te ndiente se ishte fizikisht ne mes te nje rave-i. Regjistrimet e pastra te sound system-it nuk funksionuan. Prandaj muzika u luajt serish ne altoparlante te ngjashem me ata te free party-ve dhe u regjistrua nga e para, me gjithe deformimet, rezonancat dhe presionin fizik te basit (pak retro madje). Rezultati nuk eshte nje koloe zanore qe degjohet, por qe perjetohet.

    Sirat (2025) konfirmon edhe nje here ate qe shume adhurues te elektronikes eksperimentale e dine prej kohesh: Kangding Ray nuk eshte thjesht nje producent tekno, por nje arkitekt tingulli, qe nderton peizazhe ku kufiri mes muzikes, zhurmes dhe hapesires pothuajse zhduket.

    01 August, 2026

    DRITA E HENES, NOSTALGJIA DHE HESHTJA: MUZIKA E DANIEL NORGREN QE TE HYN NEN LEKURE

    Ndonjehere muzika me e mire nuk te gjen sepse po e kerkon, por sepse shfaqet si hije ne sfondin e diçkaje tjeter. E me mua ndodh shpesh kjo!
    Rreth kater vite me pare, ne 2022, po shihja nje nga ato serite amerikane me atmosfyre te zymte e me pamje te gjata natyre (nuk me kujtohet me saktesi, por me duket se ishte Ozark, memorja me tradheton shpesh keto kohe). Por ne nje skene ku heshtja peshonte me shume se fjalet, nisi te rrjedhe nje kitare me ritem te ngadalte, e zhveshur, e pjekur nga pluhuri dhe lageshtira e nje kasetofoni 4-track.













    Per dike qe rremon çdo dite ne underground, emri i Norgren-it eshte si nje sekret i mbajtur mire midis pyjeve te Suedise dhe deshperimit te blues-it amerikan. Muzika e tij nuk perpiqet te te impresionoje me produksion te paster apo me refrene komerciale. Ajo tingellon si nje regjistrim i vjeter i gjetur ne nje shtepi te braktisur.





    Kenga "Moonshine Got Me" (sidomos versioni 8-minutesh te albumi Buck i 2013 ose versionet live) eshte thjesht nje mallengjim. Norgren perserit frazat si me magji, nen nje melodi blues me pika bas-i te renda qe te futen nen lekure. Eshte nga ato kenge qe pershtaten me erresiren e dhomes, me nje cigare te ndezur ne ballkon dhe me idene se nata nuk ka ndermend te perfundoje shpejt.

    Nese nuk e keni degjuar ende, lereni ate te rrjedhe me volum te larte ne kufje. Moonshine na mori edhe.
    Po vejme bast edh mbi te dyten gjurme! 
    "Why May I Not Go Out and Climb the Trees?" nga albumi Alabursy (2015) eshte ndoshta nje nga krijimet me intime dhe prekese te Daniel Norgren-it.

    Qe nga sekondi i pare, me ate piane te thjeshte e te zhveshur qe tingellon sikur po luhet ne nje dhome te zbrazet druri, kenga te kthen prapa ne kohe. Aty nuk ka instrumentalizim te komplikuar; eshte vetem zeri i Norgren-it, i mbushur me nje trishtim te pafajshem dhe nje mall infantil per lirine e humbur. Titulli vete, nje pyetje pothuajse femijenore: "Pse nuk mund te dal jashte e te ngjitem ne peme?" fsheh ne fakt peshen e rritjes, te izolimit dhe te pyetjeve qe mbeten pa pergjigje.




    Melodia ecen me nje ritem hipnotizues, lo-fi, ku degjohet çdo frymemarrje dhe çdo rezonance e drurit te pianos. Eshte nga ato krijime qe te bejne te ndalosh per nje moment, te shohesh nga dritarja dhe te ndjesh nje lloj melankolie pa emer. 
    Epo ja edhe nje round tjeter, nga po i njejti album; te "Everything You Know Melts", Norgren e çon melankoline ne nje nivel tjeter, thuajse meditativ. Kenga ecen si nje mjegull e ftohte qe mbulon gjithçka, ku çdo note kitare e piano tingellon si shkrirja e ngadalte e memories dhe e sigurive qe kemi krijuar. Eshte nje eksperience dorezimi te plote ndaj kohes, nje udhetim akustik ku vetmia nuk te frikeson me, por te mbeshtjell si nje pallto e vjeter ne mesin e nje dimri te gjate.
    E thjeshte te biesh ne dashuri me kete artist!





    ACID ARAB: KUR CLUB-I I PARISIT TAKOHET ME PULSIN E LINDJES SE MESME

    Njihet tashme tendenca e disa artisteve qe perdorin muziken tradicionale te nje vendi apo krahine si dekor (shembuj plot nga Afrika Veriut, Lindja e Mesme deri ne Ameriken e Jugut); i degjon njehere dhe pastaj behen demode, merzitin se mungojne identitet dhe me pak doze ekperimentimi.








    Nuk eshte rasti i Acid Arab. Keta nuk marrin elemente orientale per t'i vendosur mbi nje beat elektronik; i bejne pjese te ADN-se se muzikes se tyre. Muzika me e mire shpesh lind nga udhetimet e papritura. Gjithcka nisi ne fundin e nje vere perveluese ne ishullin Djerba, pikerisht ne brigjet e Tunizise.


    I formuar ne Paris ne fillim te viteve 2010 nga Guido Minisky dhe Herve Carvalho, kolektivi Acid Arab eshte bere nje nga emrat me te rendesishem te skenes elektronike alternative. Rreth tyre jane bashkuar emra nga Algjeria, Turqia, Libani, Siria, Palestina dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme e Afrikes se Veriut. Rezultati eshte nje univers muzikor ku kufijte kulturore humbasin kuptimin.

    Albumet Musique de France (2016), Jdid dhe Trois (2023) jane nje deklarate e qarte artistike: techno, acid house dhe ritmet e klubit bashkejetojne natyrshem me maqamet arabe, melodite turke dhe vokalet tradicionale. Nuk ka kompromis mes dy boteve; te dyja flasin te njejten gjuhe.

    Acid Arab nuk bejne muzike per t'u degjuar vetem me kufje (nuk ta ndalon njeri!). Ajo eshte krijuar per hapesira ku njerezit kercejne pa pyetur se nga vjen ritmi. Ne nje set te tyre mund te kalosh nga nje groove acid ne nje melodi orientale pa e kuptuar kur ndodhi tranzicioni. Gjithcka rrjedh natyrshem.

    Ajo qe i dallon nga shume projekte te tjera "electro-world" eshte respekti ndaj tradites. Bashkepunimet me artiste si Rachid Taha, A-WA, Cem Yildiz, Sofiane Saidi , Sofyann Ben Youssef (Ammar 808) apo Cheb Halim nuk jane thjesht dekor artistik, por pjese thelbesore e identitetit te grupit. Elektronika nuk mbulon kulturen; e ndricon ate nga nje kendveshtrim i ri. Live, mbaj mend homazhin qe bene para se te hynte ne skene Omar Souleyman ne nje klub milanez para disa vitesh me "Ya Mahla".

    Nese Taxi Kebab te japin ndjesine e nje udhetimi introspektiv neper shkretetire, Acid Arab jane metropoli qe nuk fle kurre. Eshte muzika e nje qyteti ku minaret, klubet underground dhe sintetizatoret ndajne te njejtin horizont.

    AA kane kaluar ate proven iniciale, kane arritur dicka te rralle: te krijojne nje identitet qe eshte njekohesisht modern dhe thellesisht i rrenjosur ne tradite. Muzika e tyre nuk kerkon te bashkoje Lindjen me Perendimin; ajo te kujton se muzika nuk ka pasur kurre kufij.

    Ne fund, Acid Arab nuk jane thjesht nje grup elektronik. Jane prova se ritmi mund te jete gjuha me universale qe ekziston. Degjoni per te besuar! Yalla yalla!

    TAXI KEBAB: TRANS ORIENTAL PER MENDJE KURIOZE

    Gati per tu nisur? E kemi thene; ka albume qe te bejne te udhetosh. Pastaj ka te tjera qe te bejne te humbasesh rrugen. Muzika e Taxi Kebab (aw i mire ky!) i perket kategorise se dyte.

    Dyshja franko-marokene, e perbere nga Leïla Jiqqir dhe Romain Henry, nuk perpiqet te ndertoje nje ure mes Lindjes dhe Perendimit. Perkundrazi, ata e shembin ate (me ne fund!). 









    Nga njera ane degjohen sintetizatore analoge, drum machine dhe ritme elektronike me arome acid e krautrock; nga ana tjeter, zeri hipnotizues i Leïles dhe tingujt e buzuqut sjellin jehonen e traditave muzikore te Magrebit. Rezultati nuk eshte as world music, as techno, as electro ne kuptimin klasik. Perfaqeson nje territor i ri, ku kufijte muzikore humbasin kuptimin.

    EP-ja "Visions al 2ard" (2022) eshte nje udhetim i nates. Jo ai romantiku me dritaret e makines hapur, por nje udhetim ne te cilin peizazhi ndryshon vazhdimisht dhe orientimi behet i pamundur. Kenge si "Ardina" apo "Wana" ndertohen mbi ritme ciklike e hipnotike, ndersa vokali nuk kerkon te dominoje muziken. Ai noton mbi te, si nje lutje e lashte qe gjen jete te re mes kabllove, sintetizatoreve dhe efekteve elektronike.

    Ajo qe i ben Taxi Kebab vertet te vecante eshte menyra se si shmangin cdo lloj ekzotizmi artificial. Nuk ka folklor te paketuar per festivalet evropiane dhe as perpjekje per ta bere muziken tradicionale "me te pranueshme". Tradita arabe dhe elektronika bashkejetojne natyrshem, pa u ndjere si dy bote te bashkuara me force. Gjithcka tingellon organike, sikur keta tinguj kane qene gjithmone te destinuar te ekzistojne se bashku.

    Te degjosh Taxi Kebab do te thote te pranosh se nuk ke nevoje te kuptosh cdo fjale (arabishet pastaj!). Teksti shnderrohet ne ritem, ritmi ne trans, ndersa transi ne nje pervoje pothuajse rituale. Muzika e tyre nuk kerkon vemendje; ajo te perpin ngadale dhe te transporton ne nje hapesire ku koha dhe vendi nuk kane me rendesi.

    Ata mund te kujtojne emra si Acid Arab apo Ammar 808, por kane nje identitet shume me te erret dhe me psikodelik. Jane me pak te interesuar per pisten e vallezimit dhe me shume per krijimin e nje peizazhi te brendshem, ku elektronika nuk eshte vetem ritem, por edhe kujtese, identitet dhe eksplorim.

    Diskografia e Taxi Kebab nuk eshte e gjate (deri tashme), por eshte nga ato qe lene gjurme (cdo vit kur vijne ketu ne Milano - nuk gjen bilete). Cdo degjim zbulon nje detaj te ri, nje teksture te fshehur ose nje melodi qe me pare kishte kaluar pa u vene re. Ne nje skene ku perzierja e tradites me elektroniken eshte bere pothuajse mode, Taxi Kebab arrijne dicka shume me te rralle: tingellojne plotesisht autentike.

    Nuk eshte muzika e nje udhetimi ne shkretetire.

    Eshte vete shkretetira qe ka mesuar te flase permes sintetizatoreve!

    30 July, 2026

    IMARHAN: KUR SHKRETETIRA FLET ME ZERIN E KITARES

    Sonte po i dedikohem artisteve qe jo vetem krijojne muzike per veshet por te trasportojne ne nje vend tjeter. Kesaj rradhe ne shkretetire!

    Ka muzike qe nuk vjen nga nje qytet, por nga nje peizazh. Tinguj qe mbajne me vete pluhurin e rrugeve, eren e reres ne shkretetire dhe kujtimet e brezave. Imarhan eshte pikerisht nje prej ketyre grupeve.









    Imarhan vjen nga zemra e popullit Tuareg, nga shkretetira e Saharase, por muzika e tyre nuk mbetet e mbyllur ne tradite. Ata marrin melodite e vjetra te "blues-it te shkretetires" (desert blues) dhe i bashkojne me kitare elektrike, ritme moderne dhe nje ndjenje urbane. 



    Pese cuna nga Algjeria te cilet siper ne skene coroditin cdo moshe me ritme terheqese, ngjitese shpesh edhe hipnotizuese - here kercen si te ishe maje dunave (ose rrokulluar perposhte!), here tjeter humbesh ne stuhine e embel te zerave dhe tingujve qe era trasporton si rryme zanore neper shkretetiren e arte.  

    Ajo qe me terheq tek Imarhan eshte ndjenja e rrenjeve. Ne nje bote ku muzika shpesh behet per konsum te shpejte, ata kujtojne se nje kenge mund te jete kujtim, histori dhe mbi te githa identitet.



    Ndoshta kjo eshte arsyeja pse muzika e tyre te prek: edhe kur vjen nga mijera kilometra larg, flet per gjera universale, kerkim, largesi, miqesi dhe deshire per te gjetur nje vend ne bote. 

    Ah, termi "Imarhan" ne gjuhen tamasheq (gjuha e popullit Tuareg) do te thote afersisht "njerez qe duan shume njeri-tjetrin / shoke te dashur".

    Dua edhe une petkun Tuareg tashme!

    EZÉCHIEL PAILHÈS: MELANKOLIA ELEGANTE MES PIANOS, HESHTJES DHE ENDRRAVE ELEKTRONIKE

    Besoj se ndodh edhe me ju; kur je vetem larg zhurmes se zakonshme te jetes, oreve te punes, te kthehen disa kujtime jo dhe aq te te vjetra... Kohet kur dilje pa nje plan te sakte, humbisje ne rruget e nje metropoli, zbuloje vende te reja, njihje njerez qe ndoshta do t'i takoje vetem nje here ne jete dhe mbi te gjitha zbuloje muzike te re.











    Ka disa artiste qe nuk kerkojne te te fitojne me force, por te te afrohen ngadale. Ezéchiel Pailhès eshte nje prej tyre: nje kompozitor francez qe leviz ne kufirin mes muzikes klasike, elektronikes minimaliste dhe nje ndjeshmerie te thelle poetike.

    Muzika e tij duket sikur vjen nga nje film (e ku vend nese jo ne France?) qe nuk eshte xhiruar kurre: piano te brishta, sintetizatore te ngrohte, ritme te qeta dhe nje atmosfere ku nostalgjia takohet me qetesine. Eshte muzike qe nuk flet per dramat e medha, por per emocionet e vogla, nje kujtim, nje nate, nje moment vetmie apo nje ndjenje qe nuk mund ta shpjegosh.




    Pailhès ka nje menyre te vecante per te bashkuar te kaluaren me te ardhmen: elegancen e kompozitoreve franceze (Erik Satie per thjeshtesine, Claude Debussy për atmosferën dhe ngjyrat, Air per lidhjen mes nostalgjise dhe elektronikes, Jean-Michel Jarre ne anen me te bute...), minimalizmin modern dhe tingullin elektronik bashkekohor. Rezultati eshte nje bote muzikore intime, elegante dhe pak misterioze.




    Nuk eshte nje artist i skenes masive, por pikerisht kjo e ben me interesant. I perket asaj bote te artisteve underground (eshte ne blogun e duhur ketu!) qe nuk kerkojne vemendje, por krijojne nje univers te tyre per ata qe duan te degjojne me kujdes cdo tingull.

    Ezéchiel Pailhès ben muzike per njerezit qe kane mall per nje kujtim qe (ndoshta) nuk ka ndodhur kurre. Chapeau!!!

    29 April, 2026

    AS REVIVAL, AS MODERN: ANKARA ECHOES MES TE DY BOTEVE DHE PLOT MELANKOLI ANATOLIANE

    Tamam thuhet: muzika underground mbijeton pikerisht sepse nuk ka nevoje per shkelqim apo volume, por per shpirt...

    Dihet tashme debolesa qe kam per muziken turke (Baba Zula, Mercan Dede, Altin Gun, Lalalar, Gaye Su Akyol, Ayyuka, Satellites, Anatolian Gipsy, Anatolian FM, Nikbinler...). Ndersa kam perfolur me shume grupe apo muzikante nga Stambolli, jo me pak te zote jane ata qe vijne nga kryeqyteti; rivalitet i shendetshem ky nga Ankara!



    Ankara Echoes jane me shume nje ritual live i kapur ne shirit. Bio-ja e tyre e ben te qarte: fryma e rock-ut te viteve ‘70 nuk eshte reference estetike, por metode, kitare bass, vokal bariton pa filter. 

    Ja, zeri eshte i thelle dhe melankolik. Edhe nese nuk e kupton turqishten, ndjesia e izolimit dhe e rebelimit ndihet ne cdo varg. Linjat e basit jane "shtylla kurrizore" e kengeve te tyre, hipnotike dhe ritmike. 

    Ne levizje muzika e tyre mbeshtjell dhe te ben te paqesh me ambjentin perreth, natyren (gjethe apo materie e bardhe qe bie nga pemet ne slo-motion...). 



    Instrumentet nuk jane te “perpunuara”, jane te pranishem fizikisht, vokali i Mertkan Erkan nuk kerkon perfeksion, por intensitet, elementet folk nuk jane dekor, por rrenje qe dalin ne siperfaqe ne menyre te crregullt. 

    Groove i mbyllur, atmosfere e dendur, sikur dicka duhet te shpertheje por nuk ndodh kurre. Ritme hipnotike, te zhveshur: perserites, pothuaj ritualike. Ketu ndihet me shume ideja e “jehone nga e kaluara”, fragmente folk qe rikthehen si kujtime te deformuara brenda nje konteksti modern.




    Nuk bejne revival, vetem riaktivizojne! Rrenje nga rock-u i te 70-ave + anatolian psych + produksion i papaster; dicka qe tingellon e vjeter dhe e lodhur, por njekohesisht aktuale.

    Ankara Echoes nuk jane lineare ne muzike, nuk jane te balancuar; dhe pikerisht prandaj funksionojne. Nje band qe nuk rikrijon te kaluaren, por e shtyn ate drejt nje prezente te crregullt dhe te gjalle.

    Drejt e ne maje te listes sime per tani!




    19 November, 2025

    CORDAS DO SOL: KUR MUZIKA NGROH ZEMREN

    Eshte njelloj sikur te ndash me nje mik nje muzike apo band qe te prek dhe qe ndjen emocion; kaq eshte, nuk ben nje favor - fal nje ndjesi bukurie, ngjashme me nje madheshti, nje zhevahir. Keshtu ndodhi me nje mikun tim ne Portugali. 
    Nese kerkon nje tingull qe te prek shpirtin dhe te çon ne brigjet e Capo Verde, degjo Cordas do Sol. Albumi i tyre Lume d’Lenha eshte nje udhetim ne traditen kapverdiane, ku kenget lindin prane zjarrit te drurit dhe historite percillen me kitare dhe zera te ngrohte.





    Ritme te buta dhe perkedhelese perzihen me emocione te pastra: nostalgji, dashuri, kujtime te jetes ne ishuj. Eshte muzike qe nuk te flet vetem me fjale, por me atmosfere; nje perqafim muzikor qe te mban prane kultures dhe shpirtit te komuniteteve te vogla.

    Lume d’Lenha nuk eshte vetem nje album: eshte zeri i nje populli qe ruan identitetin permes muzikes.

    Nese nuk i ke degjuar akoma, eshte koha te ndezesh pak “drite natyrale” edhe ne zemren tende.




    12 August, 2025

    JU LUTEM, NJE TAKSI PER NE NJU JORK [KINEMTOGRAF, 2023]

    ...
    It is what it is at this point.
    I mean, cabs, yellow cabs are like fuckin’ Blockbuster.
    You know?
    Ten years’ time, there ain’t gonna be no yellow cab no more.
    And all the other guys, the ones with the apps, the ones that are, you know, taking over, they’re gonna be nothing but a blip on the screen in a fuckin’ blink of an eye, all said and done.

    Yeah, you’ll order up a car on your phone just like before.
    But when you hop in, it ain’t gonna be no human behind the wheel, I can tell you that.
    You’ll order up a car, and that fuckin’ car will drive itself to wherever the fuck you want to go.
    It won’t speed, it won’t stink, it won’t make you sick.
    Won’t ever get lost.
    Might even ask you how your day was.

    Fuckin’ apps.
    Fuckin’ apps, man.
    Want some radio?
    Not really.
    Yeah.
    Okay.
    It’s nice you’re not on your phone.
    You don’t have to keep talking to me or nothing but…
    Just nice, you know?
    To see a human not plugged in.

    What’s your name?

    Why?
    I just like to know people’s names.

    Fuck, you really are human.
    That’s sweet.
    Clark.
    Clark.
    You thought I’d say Vinny or some shit.
    ...