Prill (2008); albumi i trete i Mark Kozelek, ish Red House Painters, eshte nje peshtjellim i ngushte memorie dhe kohezgjtaje.
Zgjon te kaluaren (femijerine ne Ohaio), nganjehere ne forme idilike, nganjehere jofunksionale, ku shkalla adoleshent-adult u kepercye mjaft shpejt, me dashuri te humbura te cilat lusin per harrese...
Kujtime qe i rreshqasin gjithckaje, pervecse syrit te mendjes.
Qasje artistike e mbushur me sentimentalizem te sheqerosur, shoqeruar me ate tignull drone-fushe-country-te-vetmuar. Kenge qe ftojne per nje test; ate te durimit, te shijes se kohes qe iken. Distilim i perkryer i trishtimit dhe keqardhjes. Dhe ne fakt instrumentet jane te perhershmit per kesisoj veprash: ze i plote dhe kitare.
"No, this is not my guitar/ I'm bringing it to a friend/ And no I don't sing/ I'm only humming along/ Up here in the air/ I'm just moaning at the clouds/ Wanting to be known/ While I pass the lonely hours"

Histori, se per keto behet fjale: histori. Drama personale qe kerkojne pergjigje universale. Prekes ne sfond si ai dielli i zbehte qe nuk ndryshon intensitet pasditeve te ftohta.
Ndoshta muzika e ish-it te Red House Painters ndjell nostalgji ne nje shkretetire te erret (si kopertinat e albumeve!), por a nuk eshte valle kjo ndjenje shenje e mire? Kujtim per humbjen. Drame qe vazhdon pas humbjes, drame i te vetmuarit qe perballet me vdekshmerine.
Perjetesisht.