Showing posts with label lo-fi. Show all posts
    Showing posts with label lo-fi. Show all posts

    01 August, 2026

    DRITA E HENES, NOSTALGJIA DHE HESHTJA: MUZIKA E DANIEL NORGREN QE TE HYN NEN LEKURE

    Ndonjehere muzika me e mire nuk te gjen sepse po e kerkon, por sepse shfaqet si hije ne sfondin e diçkaje tjeter. E me mua ndodh shpesh kjo!
    Rreth kater vite me pare, ne 2022, po shihja nje nga ato serite amerikane me atmosfyre te zymte e me pamje te gjata natyre (nuk me kujtohet me saktesi, por me duket se ishte Ozark, memorja me tradheton shpesh keto kohe). Por ne nje skene ku heshtja peshonte me shume se fjalet, nisi te rrjedhe nje kitare me ritem te ngadalte, e zhveshur, e pjekur nga pluhuri dhe lageshtira e nje kasetofoni 4-track.













    Per dike qe rremon çdo dite ne underground, emri i Norgren-it eshte si nje sekret i mbajtur mire midis pyjeve te Suedise dhe deshperimit te blues-it amerikan. Muzika e tij nuk perpiqet te te impresionoje me produksion te paster apo me refrene komerciale. Ajo tingellon si nje regjistrim i vjeter i gjetur ne nje shtepi te braktisur.





    Kenga "Moonshine Got Me" (sidomos versioni 8-minutesh te albumi Buck i 2013 ose versionet live) eshte thjesht nje mallengjim. Norgren perserit frazat si me magji, nen nje melodi blues me pika bas-i te renda qe te futen nen lekure. Eshte nga ato kenge qe pershtaten me erresiren e dhomes, me nje cigare te ndezur ne ballkon dhe me idene se nata nuk ka ndermend te perfundoje shpejt.

    Nese nuk e keni degjuar ende, lereni ate te rrjedhe me volum te larte ne kufje. Moonshine na mori edhe.
    Po vejme bast edh mbi te dyten gjurme! 
    "Why May I Not Go Out and Climb the Trees?" nga albumi Alabursy (2015) eshte ndoshta nje nga krijimet me intime dhe prekese te Daniel Norgren-it.

    Qe nga sekondi i pare, me ate piane te thjeshte e te zhveshur qe tingellon sikur po luhet ne nje dhome te zbrazet druri, kenga te kthen prapa ne kohe. Aty nuk ka instrumentalizim te komplikuar; eshte vetem zeri i Norgren-it, i mbushur me nje trishtim te pafajshem dhe nje mall infantil per lirine e humbur. Titulli vete, nje pyetje pothuajse femijenore: "Pse nuk mund te dal jashte e te ngjitem ne peme?" fsheh ne fakt peshen e rritjes, te izolimit dhe te pyetjeve qe mbeten pa pergjigje.




    Melodia ecen me nje ritem hipnotizues, lo-fi, ku degjohet çdo frymemarrje dhe çdo rezonance e drurit te pianos. Eshte nga ato krijime qe te bejne te ndalosh per nje moment, te shohesh nga dritarja dhe te ndjesh nje lloj melankolie pa emer. 
    Epo ja edhe nje round tjeter, nga po i njejti album; te "Everything You Know Melts", Norgren e çon melankoline ne nje nivel tjeter, thuajse meditativ. Kenga ecen si nje mjegull e ftohte qe mbulon gjithçka, ku çdo note kitare e piano tingellon si shkrirja e ngadalte e memories dhe e sigurive qe kemi krijuar. Eshte nje eksperience dorezimi te plote ndaj kohes, nje udhetim akustik ku vetmia nuk te frikeson me, por te mbeshtjell si nje pallto e vjeter ne mesin e nje dimri te gjate.
    E thjeshte te biesh ne dashuri me kete artist!





    14 March, 2015

    tUnE-yArDs IS 'GANGSTA'

    This song is a commentary on white people trying to fit into subcultures dominated by minorities, African Americans and Jamaicans, respectively. It’s summarized well in the line,
     
    Move into his neighborhood, he’ll never make a sound  
    It’s referring to the lack of solidarity many of these white posers have with the actual problems of the minorities they are trying to identify with. For instance, gentrification and the disintegration of their historic neighborhoods.


    04 February, 2015

    STRANGE THINGS WILL HAPPEN [THE RADIO DEPT.]

    Today was a pretty day, no disappointments
    No expectations on your whereabouts
    And oh, did I let you go? Did it finally show
    That strange things will happen if you let them?

    Today I didn't even try to hide
    I'll stay here and never push things to the side
    You can't reach me 'cause I'm way beyond you today

    Today was a pretty day, autumn comes with
    These slight surprises where your life might twist and turn
    Hope to unlearn, strange things will happen
    If you let them come around and stick around

    Today I didn't even try to hide
    I'll stay here and never push things to the side
    You can't reach me 'cause I'm way beyond you today

    Today I didn't even try to hide
    I'll stay here and never push things to the side
    Today I didn't even look to find
    Something to put me in that peace of mind
    You can't touch me 'cause I'm way beyond you today

    14 October, 2013

    ADRIAN ORANGE AND HER BAND - MOZAIK ME FUNK SUBLIM E INFLUENCA JAZZ [ADRIAN ORANGE AND HER BAND, 2007]















    Adrian nuk eshte vajze. Adrian eshte nje djale.
    Se perse ka perdorur kete 'gabim' gjinie ne emer, nuk mund ta di. Ironia, si duket, ben pjese e lojes.
    Shpesh i lidhur me personin e Phil Elverum (ai i Mount Eerie dhe i The Microphones) luan nje folk eksperimental, shpeshhere pa ndonje lidhje te dukshme me albumet e paraardhshem.
    Ky ne fjale (Adrian Orange and Her Band, 2007) eshte mbi baza jazz-i, funky dhe vokalizma te lire...
    E bukura qendron, pervecse ne muziken e ngrohte e free (te improvizuar), edhe ne modelin individual qe Adrian (ose Thanksgiving) na paraqet; duket se eshte nje nga ne. E perditshmja me gjendjet e saj shpirterore te lekundshme, si te ishim hippie te humbur ne nje parkim veturash perballe nje supermerkato gjigante.
    Mirepo, ka nur ky imazh!

















    Procesi i ketij albumi (mjaft te mire!) eshte i gjate, i shkrire i gjithi ne te njejten vorbull zanore; e megjithate i papercaktuar mire ne trajte. Muzike e pelqyeshme, si nje orkester live ('Interdependance Dance') e sajuar shpejt mbrapa nje klubi te shtrenjte, naten, ku funky e reggae ('Question Love Answer') ngrohin ajrin plot profume... E panjohura e bukur!

    Once upon a time you hurt my feelings
    And I hurt yours too, but we don’t talk about it
    No, we talk about everyday shit
    Everyday lived-in thoughts...

    Trasformimi i nje personi (sidoqofte, i erret per ne, publikisht, nga fakti qe mezi gjenden video e info ne rrjet!) ne nje bande pa lider, psikedelike ('Then We Play'), pa forme perfaqeson projektin liberal te Adrian Orange and Her Band.
    Dhe te ruajturit e personalitetit, individit ne standartet e muzikes bashkekohore, dihet, eshte e veshtire sot.
    Hap i vogel, por mjaft i rendesishem drejt kesaj eshte te luash muziken qe ndjen, pa druajte e gjykimet e mevonshme. Adrian Orange, ne kete aspekt, na ka mashtruar te gjitheve! Pa perjashtim.

    08 October, 2013

    GRIZZLY BEAR - 'SHIFT' (ALTERNATE VERSION) [BLUE VALENTINE, OST]

    Cfare mbetet me pas?
    Pasi ndryshku i metalit, dikur te cmuar, ze vend e ky nuk vlen me asgje! Duhet te kishe menduar dicka kohe mepare, apo jo, njeri? Similitude me ndjenjat.
    Grizzly Bear jane te medhenj ne kete aspekt. Ushtrojne nje perkujdesje muzikes se tyre, e cila arrin aq thelle ne perfytyrimet rinore saqe krijon njefare besuesshmerie unike.
    Megjithate, loja mes drites dhe hijes eshte e vazhdueshme; me momente ndricimi verberues e te tjere ku te ftohtit pa diell erreson syte... Sapo nje perhumbje (e kuptueshme) ben te keputen krahet dhe trupi leshohet ne renje te lire, muzika e tyre te merr per dore.
    Magjia e muzikes se Grizly Bear eshte ky alternim; nje lloj ekuilibri mes shprehive melodike dhe karakterit folk ekscentrik te grupit. Madje, kjo verehet pa u sforcuar shume.
    Me duket se kjo magji nuk humb kollaj!



    10 January, 2013

    SOFT POWERS ME '1.300 DECIBELS' - SQIMETARET BAD-POP E LO-FI

    Qekur ka lindur kjo platforma Bandcamp, te rinj te shumte vrapojne te sponsorizojne direkt punet e tyre ne web. Dhe me mire keshtu, meqe shtepite diskografike 'big' jane mjaft te zena me ceshtje legale...


















    'Fuqite e buta' (Soft Powers) rroken ne shenjester! Melodi te embla, shije lounge-bar-i ne ndonje vend jo akoma te mirenjohur, likere pikante neper gota te ngushta, nxehtesi ne trup qe percillet nen ajrin e ftohte te kondicionatorit te ri (mos valle duan te shkojne ne Tropikun e Jugut?), zhurma te lehta (shoegaze?) qe zene me delikatese vend afer kolltukut te kuq (Beck? Ariel Pink?), zera rrefyes frenchy, te cilet nuk presin komente apo nderhyrje (lo-fi), rrjedhje e vazhdueshme e mbremjes (sherben si warm-up?)...
    Gjithsesi, lene menjane leshteriket e panevojshem ne breg, ky album te zhyt jo dhe aq shume ne remix-et house, por ne vendet ku luhet kjo muzike (diskotekat ne Jug te Evropes? apartamente nje-ngjyreshe bosh?).
    Shto dhe kopertinen cool(jazz/funky?) ketu dhe vepra u krye! Pop i keq.

    21 March, 2012

    WAVVES - SUN, WHEN WILL YOU COME?

















    Sun, when will you come?
    When will you come?
    When will you come?
    Come!
    Come!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!
    Sun, we whistle at the sea!
    Sun, we whistle, now we're sick!
    Sun, we whistle at the breeze!
    Sun, we're sicker than we seem!

    23 August, 2011

    DIRTY BEACHES - BADLANDS




















    Titulli: Badlands. Viti: 2011.
    Vende jo te pershtatshme. Histori e ikjes, e largimit tutje nga kontraditat metropolitane, histori e lenies pas kraheve ankimeve, mallkimeve e pisllekut te kesaj bote qe na ben lavazhin e trurit perdite. Mjetet jane po ato te perhershmet: autostradat e pafundme, 'the lost highways', te cilat mbushin me frymezime e vizione edhe me te deshperuarin.
    Sa shpejt ndjehen shijet e preferencat 'fifties' ne kete muzike. E regjistruar me pak buxhet, rezulton ne nje lo-fi psikedelik, me cilesi te dobet (low-fidelity). Idhujt mbeten mbreterit e llojit: Elvis, Cramps, Suicide e duke marre hua zhurmen e Sonic Youth.
    Keto rreshta te shpejte pershkruajne karrieren e sapofilluar te Alex Zhang Hungtai, ne art Dirty Beaches. Sound i piset, seksi, per drive-in, ambjetime si ne filmat e David Lynch, gati-gati thithim pluhurat e autostradave perendimore. Kitare te keq-akorduara, echo alla-Suicide te Alan Vega, drita ne muzg, rigjetja e vetvetes, liria...
    Badlands eshte album i mire, ambicioz. Presim etapa tetjera zhvillimi ne rockabilly-n e Hungtai. Per tani le te mjaftohemi me klipin e 'Sweet 17'.