Kishin parajmeruar stuhi ne fund te dites, por qielli mbetej blu dhe era kishte pushuar plotesisht. Une shkova per te hedhur nje sy ne kuzhine per te pare nese fasulet mos ngjiteshin ne pjesen e poshtme te tenxheres, por çdo gje po shkonte per mrekulli.
Dola jashte i armatosur me nje birre te ftohte dhe qendrova nje moment me koken siper per nga dielli. Rrihej mire aty perjashte. U be nje ave qe tashme merrja diell cdo mengjes duke mbyllur syte dhe duke menduar se isha nje njeri i lumtur. Kisha nje jave qe isha njohur me Betty-n.
Falenderova qiellin edhe njehere dhe zgjata doren time per tek karrigia me nje buzeqeshje e kenaqesi. Gjate javes kisha fjetur pa merak jo me shume se njezet ore, dhe Betty edhe me pak. Ndoshta ajo nuk kishte fjetur aspak, kete nuk e di... Ishte gjithmone ajo qe propozonte gjera te reja: "Ehi, mos me ler vetem, ehi çfare je duke bere? Zgjohemi tani?". Hapja syte dhe buzeqeshja. Si te them, perpiqesha te mbaja ritmin, sikurse te ishim duke pire thjesht nje cigare, te ishim duke u palluar apo te tregonim histori.
Kur gjithçka shkonte mire, mbaroja punen ne mesdite dhe gjate pjeses tjeter te dites ulesha i qete dhe nuk beja asgje. Mjaftonte te mos largohesha deri ne oren shtate te pasdites ne rast se kisha nevoje per mua. Zakonisht, kur moti ishte i mire, mua me gjeje te shtrire ne karrige mbi kuverte. Ndonjehere isha ne gjendje te qendroja ngjitur ne vendin tim per ore te tera...

Kisha gjetur gjene e vetme te zgjuar per te bere, ne qofte se thellohesh ne mendje per dy minuta dhe kupton se jeta nuk ka asgje te bujshme per te te ofruar, hequr disa gjera te cilat nuk jane ne shitje...
Hapa nje birre tjeter dhe nisa te mendoj per Betty-n...
No comments:
Post a Comment