21 August, 2012

GANG GANG DANCE - MUZIKE E PERZIER. ELEKTRONIKE DHE PSIKEDELI TRIBALE














U be me shume se nje vit qe mbesa ime 16-vjecare 'vdes' per kete 'MindKilla'.
Ne fillim bera cmos ta njihte sepse mendova do e terhiqnin sidomos energjia, ritmet tmerresisht te kercyeshem (sot i quajne butesisht 'club-friendly') dhe 'egersia' e Liz Bougatsos, por kurre nuk do mendoja qe do 'luante mendsh' nga kjo gjurme!
Sot i jap te drejte. Plotesisht.

 
Gang Gang Dance jetojne ne Bruklin, Nju Jork dhe kane brenda ne valixhe nja pese albume te mire. Elektronike radikale, prerje-ngjitje copash muzike andej-ketej, eksperimente alla-Animal Collective, improvizime futuriste, noise, etno-pop, chillwave ('Blue Nile'), hip-hop ('Princes'), avangarde, ritme tribale dance ('Adult Goth'), ze femre si te ardhur nga nje ishull vullkanik (njih M.I.A)...
Muzike jo vetem per hipsters te lagjeve te Manhatanit, nerda, apo per te fiksuarit pas efekteve te synth-eve dhe plugin-eve Reason ne pc, por edhe per tipa qe adhurojne perzierjen. Po, sepse ketu behet fjale kryesisht per perzierje.
Si projekt GGD eshte shumengjyresh, me mjaft ndikime nga supergrupe te vjeter (madje edhe nga krautrock-u gjerman!) dhe mund te mos mjaftonte ky artikull per t'i permendur te gjithe. Por ajo qe eshte mahnitese eshte se jane te zote. Te zote ne koktejin e zhanreve. Teper per 'te luajtur' me kaq shume ndotje elektroakustike (degjo 'House Jam'). fakt ky qe deshmon per nje nenkulture apo sfond muzikor te bollshem dhe me gusto.
Lindin ne underground-in njujorkez dhe njohin mire muziken concrete, grupet The Residents, Can dhe instalimet noise.
Kane ditur te rishpikin vetveten, cdo album, njeri pas tjetrit. Derime tani!
Dhe ne djall shkofte klasifikimi ne treg:
"We have a hard time with classifications because we really don't fit in anywhere..." 

No comments:

Post a Comment