Keshtu behet nje film me karakter kryesor nje prift. Po. Dhe i vertete me sa s'ka!
Filmi i ri irlandez, "Calvary" (2014) eshte nje ekspedite e ashper e cila na paraqet pasojat e klimen e nje Irlande pas-klerit-skandaleve-seksuale.
Nje histori e forte, pa iu dredhur qerpiku, sigurisht fiktive, por qe terheq si automjet i prirur drejt pyetjes "Perse? Si ndodhi qe ne u katandisem kaq tmerresisht keq?"
Perse te vrasesh nje prift plak, pedofil, abuzues dhe katil. Tashme do jete i vdekur!
Perkundrazi, duke vrare nje prift te mire, te perditesuar ne figuren e nje burri (aktori irlandez Brendan Gleeson), shtylle e mirekuptimit, dashamiresise dhe i vetedijshem rreshqitjeve dhe dobesive te jetes, shkakton reflektim, ngjall tronditje... Shpresohet nje reagim i ngjashem!
Dhe ti merr hak per te keqijat ne femijeri qe ke dashur te vuash pikerisht nga Kisha, nga nje tjeter prift...
At shembullor ne prag te diteve te fundit (shtate dite derisa vrasesi i deklaruar te kryeje krimin!) ku merr akoma fryme sa per te vertetuar edhe nje here (pa)besimtaret.
Ati yne eshte nje njeri i hapur, ndryshe nga figurat e vjetra te kultit fe apo si institucion lavires kundrejt fuqive dhe parase. Dhe zor se gjen antiteze mbi kete ceshtje... E fshehura nuk ben pjese e Atin tone, me mendje e kembe ne toke. Nuk u trembet dhimbjeve me te thella te shpirtit te njeriut te thjeshte. Nodhta sepse ai nuk eshte i thjeshte, nuk eshte i zakonshem. Te pakten nuk mund te jete i tille ne ditet e sotme, ku hipokrizia e perhumbja e zemrave ben kerdine neper qytete e fshatra "te modernizuara".
Gjithkush e quan Atin "At."
Edhe ne qofte se ata e bejne kete ne nje menyre te hidhur, ajo gjithmone duket te jete nje njohje e identitetit te tij te vertete. Ajo e verteta qe sa vjen e u duket kaq larg syve tane te mjegulluar sot...
Filmi mbyllet me kolone zanore po kaq prekese sa deklarata e mesiperme...