06 June, 2016

HERA PARE QE BOTA ME DUKET E VOGEL. E NE TE TRE ME TE MEDHENJ (BOKKA - "TOWN OF STRANGERS", 2013)

U bene muaj qe nuk vija kufjet ne vesh. Jo sepse nuk kisha kohe, po ngaqe nuk gjeja fjalet e duhura per nje titull asokohe.
Sonte me erdhi kjo fraze; "Hera pare qe bota me duket me e vogel. E ne te tre me te medhenj". Do jete nje gjendje e mirearrire, konvergjim humoresh, perspektivash e peshtjellimesh te brendshme... Ose me qarte, vetedija qe perfton terren kur behesh baba (ja perse "ne te tre").


Femijet luajne ne pisllek,
gardhe te thyer nen peshen e kohes...



Muzike per tu ndalur. Nuk ndodh shpesh ditet e sotme te ndalesh...
Mirepo, dicka te mbeshtjell pak e nga pak dhe kryengren cdo gje kur fare s'e pret. Vetedija pra, ajo perfshirje e mendjes dhe shpirtit qe zbut paramendimin, ate drejtim vizionar, ngjit nyje qe nuk mendoje se ekzistonin, puq nivele te te qenit. Trasformohet ne emergjence pastaj, njelloj menjehershmerie qe duhet te ndodhe, te angazhon personalisht te realizohet, te kryhet. Eshte sikur te ndjesh papritur qe asgje perreth teje nuk ka ndryshuar ne fund te fundit... Dhe pikerisht kete mbremje (ose mengjes, varet kur po me lexon!) procesi duhet te nise... Se nuk behet fjale me per ty, po per ate cfare do mbetet, do jete me e bukur pas. Dicka qe do zgjase me shume se ty pambushur 33-vjecarin, te pakten...  
E zbulova rastesisht kete gjurme (Bokka - "Town of Strangers") dhe shpejt tingulli me terhoqi si te ishte himn (me tekst madheshtor medoemos). Qyteti i te huajve. I tille duket shpesh vendi ku jetojme. Ndersa ne koken tone eshte perhere e me i bukur, me prerje pershtat trupit e fantazise me te bukur. Atyre te femijeve tane. Te rriturit qe do jene.


Stuhia shkon e vjen 
e une vazhdoj te eci,
vazhdoj te eci
Pikat e shiut shndritin si ar 
zemra ime u vodh, u vodh zemra ime...





No comments:

Post a Comment