Me ka interesuar perhere marredhenja babe-bir dhe Bachar Mar-Khalifé eshte nje pasqyre e paster dhe plot vlera (i biri I Marcel Khalifé). I lindur ne Bejrut, ne Libanin e shkaterruar nga lufta dhe transferohet ne France ne moshen 6-vjeçare, Bachar Mar-Kalifé u rrit me muziken e babait te tij, Marcel, lojtarit legjendar te oud-it, dhe ishte e natyrshme te zgjidhte te behej muzikant.
Pasi studioi piano dhe perkusion ne Konservatorin e Boulogne, publikoi albumin e tij debutues "Oil Slick" ne 2010, i cili u realizua nga vellai i tij Rami Khalifè (pianist) tashme me Aufgang, Aymeric Westrich (bateri, sintetizatore) dhe Alexander Angelov (bass, zerat e dyte), dhe me vone ndoqi babane e tij ne turne per disa vite.
Paralelisht, muzikanti franko-libanez ishte ne gjendje te punonte perkrah dirigjentit te famshem Lorin Maazel, me Orchester National de France dhe Ansemble Intercontemporain, dy nga institucionet me te rendesishme boterore ne kontekstin klasik.






















































































