Eshte interesante si njeriu e kenaq veten me aq pak sa njeh, me aq sa di. Dhe e vlereson kete gje te shtrenjte deri ne maksimum, e ngren lart ne qiell... Dhe zor se zhduket edhe pas shume vitesh.
Viti 1998, viti i pare ne gjimnaz. Kavaje. Dy shoke qe nuk benin asgje me teper se ajo qe benin moshataret e te rinjte e atyre viteve: vinin verdalle kot. S. priste te merrte Benzin 190D te babait, kur do e conte per te lavazho dhe keshtu te dy, bashke me mua, benim nja dy-tre-kater-pese-pafund xhiro ne po ato rruge arna-arna te qytetit me targe siglat KJ. Ecnim me 10/ne ore. Rrotat zhyteshin brenda ne pellgje me uje, gjoli ndotte llamarinen fringo te kalter dhe ne siper degjonim Prodigy me volumin ne fund. Prodigy! Ne vetem kaq dinim, emrin e ketij grupi 'te mallkuar' qe luante muzike elektronike, reiv (rave) apo ku di une si e quanim ne cunat atehere...
Kaseta e zeze prej 60min kthehej e rikthehej derisa te beheshim vone per te kthyer mbrapsht veturen. Xhamat i linim hapur se keshtu degjohej edhe nga jashte ajo muzika e shpejte (garipe altruiste?), here-here i mbyllnim ngaqe kalonin makina te tjera dhe per te mos lejuar te hynte pluhuri i trashe brenda.
Katermbedhjete vite me vone ajo gjurma e mrekullueshme 'No Good (Start The Dance)' do te kishte po ate efekt marramendes. Aspak nostalgji per adoleshencen, vetem energji, gjuhe trupash, ftese per kercim, ritme tribale qe te plasin (megjithemend!) koken, ekstaze dhe mendje/sy qe fluturonje neper erresira... EDHE SOT!
Gjerat kane ndryshuar (apo jo Saime?), por perseri, sikur ka dicka qe mbetet po ne ate vendin e vet...
Edhe pse s'kishte asgje te mire per ne, ne ato vite, ne ate qytet. Pervec Prodigy-t!
kqt4o3wi4
ReplyDeleteFeel free to surf to my webpage :: Personal credit Online