Kryeveper-Kryeveper-Kryeveper-Kryeveper
NUK KAM DEGJUAR KURRE NJE DISK SI KY!
NUK KAM DEGJUAR KURRE NJE DISK SI KY!
Qe nga sot do bindeni t'i vendosni emrin 'Liza' vajzes suaj se ardhshme!
Eshte me gjithe mend keshtu: une kam besuar gjithnje ne potencialitetin e femres si figure me misticitetin e saj, ne enigmen apo ne sekretin qe mbart/percjell, ne shprehine e se bukures, ne lartesine ku qendron ne lidhje me Token dhe ne, ne forcen dhe motivet qe i rrotullohen perqark. Kukull e magjishme... Por kurre nuk kisha menduar se te gjitha keto elemente mund te perqendroheshin te nje artiste te vetme, te nje muzike, te nje album autobiografik.
Lisa Germano - 'Geek The Girl'

GEEK THE GIRL (4AD, 1994)
Dritat fikur. E kycem mire deren.
Kishte kohe qe nuk rrija i ulur ne kolltuk dhe te fiksoja pafundesisht me sy ngjyren e zeze te plastikes se altoparlanteve (e keni parasysh?). Dhe padukshem degjoj muziken e Lisa Germano-s: heshtje-heshtje-heshtje-heshtje-UNIVERS I BRENDSHEM. Nje eksperience e domosdosshme ne ditet e sotme per ne meshkujt, nje porte dytesore ne boten e gruas, nje rrefim intim i rrenqethshem!
Instrumentet/tingujt nuk jane aspak te thjeshte: kitare klasike (linduar nga prinder muzikante!), violine ('Just Geek', 'Phantom Love'), piano dhe zeri i mrekullueshem akullnajor i Lisa-s krijojne atmosfera onirike per vajza qe kane gjera per te treguar, histori te vogla personale, paranojat, vuajtje te shpirtit, zbrazje te nje mendjeje te semure, kujtime nga femijeria e gervishur nga gjeste kafsherore (mjaft e veshtire per tu degjuar, megjithese eshte e detyrueshme per kedo qe do te kete nje ide rreth perjetimit te aktit te perdhunimit: '... A Psychopath'), ninulla per kukulla te prishura, udhetime neteve te pagjume te princeshave te vogla aq te deshirueshme ('Sexy Little Girl Princess')...
Endrra te komplikuara, ose me mire makthe, te peshperitura vetes perpara pasqyres, naten.
Kurajo dhe sakrifkim personal: e madhe dhe e pervecme znj. Germano!
Lisa Germano - 'Sexy Little Girl Princess'

No comments:
Post a Comment