1999. Nate. Kaliforni.
'Procesimi i zi i zemres' mbeshtjell me vehte emocionin, klimen funerale te balades se shkelqyer, gjyqin sentimental te personave ne mase. Noir si filmat me vlera estetike, impresionues te ndjenjave, personale ne trajtim, embelsisht te trishtueshem, kolone zanore e zhgenjimeve dhe ndarjeve: ana e erret e Kalifornise naten.
Megjithate muzikalisht albumi Two (1999) i Black Heart Procession mbetet nje pune e paster dhe e mrekullueshme. Tingull perserites (monumentale 'A Light So Dim'), gati hipnotizues, ze malinkonik (degjoni Pall Jenkins ne 'It's A Crime I Never Told You About The Diamonds In Your Eyes'), vuajtes, atmosfera ceremonish mortore (fale tastierave te Thobias Nathaniel), ekzistencialiste ne lirika dhe ne tekstin qe kendojne.
Nuk behet fjale vetem per trishtim dhe 'te zezen' e gjendjes shpirterore, por per marshin statik qe ruajne, folklorin qe percjellin (country/folk), terheqjen magnetike qe ushtrojne me ate sound 'prej terri' qe aq shume i shkon kodrinave te Hollivudit. Naten.
No comments:
Post a Comment