22 August, 2012

BETTY BLUE - EROTIZEM, LOT DHE KENAQESI












Kishin parajmeruar stuhi ne fund te dites, por qielli mbetej blu dhe era kishte pushuar plotesisht. Une shkova per te hedhur nje sy ne kuzhine per te pare nese fasulet mos ngjiteshin ne pjesen e poshtme te tenxheres, por çdo gje po shkonte per mrekulli.
Dola jashte i armatosur me nje birre te ftohte dhe qendrova nje moment me koken siper per nga dielli. Rrihej mire aty perjashte. U be nje ave qe tashme merrja diell cdo mengjes duke mbyllur syte dhe duke menduar se isha nje njeri i lumtur. Kisha nje jave qe isha njohur me Betty-n.
Falenderova qiellin edhe njehere dhe zgjata doren time per tek karrigia me nje buzeqeshje e kenaqesi. Gjate javes kisha fjetur pa merak jo me shume se njezet ore, dhe Betty edhe me pak. Ndoshta ajo nuk kishte fjetur aspak, kete nuk e di... Ishte gjithmone ajo qe propozonte gjera te reja: "Ehi, mos me ler vetem, ehi çfare je duke bere? Zgjohemi tani?". Hapja syte dhe buzeqeshja. Si te them, perpiqesha te mbaja ritmin, sikurse te ishim duke pire thjesht nje cigare, te ishim duke u palluar apo te tregonim histori.
Kur gjithçka shkonte mire, mbaroja punen ne mesdite dhe gjate pjeses tjeter te dites ulesha i qete dhe nuk beja asgje. Mjaftonte te mos largohesha deri ne oren shtate te pasdites ne rast se kisha nevoje per mua. Zakonisht, kur moti ishte i mire, mua me gjeje te shtrire ne karrige mbi kuverte. Ndonjehere isha ne gjendje te qendroja ngjitur ne vendin tim per ore te tera...












Kisha gjetur gjene e vetme te zgjuar per te bere, ne qofte se thellohesh ne mendje per dy minuta dhe kupton se jeta nuk ka asgje te bujshme per te te ofruar, hequr disa gjera te cilat nuk jane ne shitje...
Hapa nje birre tjeter dhe nisa te mendoj per Betty-n...

CHAD HARBACH - THE ART OF FIELDING


21 August, 2012

GANG GANG DANCE - MUZIKE E PERZIER. ELEKTRONIKE DHE PSIKEDELI TRIBALE














U be me shume se nje vit qe mbesa ime 16-vjecare 'vdes' per kete 'MindKilla'.
Ne fillim bera cmos ta njihte sepse mendova do e terhiqnin sidomos energjia, ritmet tmerresisht te kercyeshem (sot i quajne butesisht 'club-friendly') dhe 'egersia' e Liz Bougatsos, por kurre nuk do mendoja qe do 'luante mendsh' nga kjo gjurme!
Sot i jap te drejte. Plotesisht.

 
Gang Gang Dance jetojne ne Bruklin, Nju Jork dhe kane brenda ne valixhe nja pese albume te mire. Elektronike radikale, prerje-ngjitje copash muzike andej-ketej, eksperimente alla-Animal Collective, improvizime futuriste, noise, etno-pop, chillwave ('Blue Nile'), hip-hop ('Princes'), avangarde, ritme tribale dance ('Adult Goth'), ze femre si te ardhur nga nje ishull vullkanik (njih M.I.A)...
Muzike jo vetem per hipsters te lagjeve te Manhatanit, nerda, apo per te fiksuarit pas efekteve te synth-eve dhe plugin-eve Reason ne pc, por edhe per tipa qe adhurojne perzierjen. Po, sepse ketu behet fjale kryesisht per perzierje.
Si projekt GGD eshte shumengjyresh, me mjaft ndikime nga supergrupe te vjeter (madje edhe nga krautrock-u gjerman!) dhe mund te mos mjaftonte ky artikull per t'i permendur te gjithe. Por ajo qe eshte mahnitese eshte se jane te zote. Te zote ne koktejin e zhanreve. Teper per 'te luajtur' me kaq shume ndotje elektroakustike (degjo 'House Jam'). fakt ky qe deshmon per nje nenkulture apo sfond muzikor te bollshem dhe me gusto.
Lindin ne underground-in njujorkez dhe njohin mire muziken concrete, grupet The Residents, Can dhe instalimet noise.
Kane ditur te rishpikin vetveten, cdo album, njeri pas tjetrit. Derime tani!
Dhe ne djall shkofte klasifikimi ne treg:
"We have a hard time with classifications because we really don't fit in anywhere..." 

20 August, 2012

ANDREA GJESTVANG - EVERYBODY KNOWS THIS IS NOWHERE












"This project explores the restless lives of adolescents growing up in Finnmark, the northernmost part of Norway. To a large extent Norway’s increasing wealth is due to fish, oil and minerals from this part of the country; yet several small communities are left as nowhere lands were local prospects may be limited. Privatization of the fishing industry in the 70’s made unemployment, the abandonment of fish factories and depopulation a part of reality..."














http://andreagjestvang.com/