20 June, 2013

    DRITA E SYVE TE MI

    Kulmi. Ora dymbedhjete.
    Poshte kodres se thate
    gjiri i shemtuar mbushej me te penduarit.
    Ne rradhe viheshin per te pritur zbritjen,
    ‘Zbritjen e Rrezeve’.
    Dielli reren digjte,
    ruante inteligjencen,
    pergjonte pafajesine e te miturve:
    ‘Bijve te Drites’.
    E perseri,
    pas faqes se asaj kodre,
    fundi i botes fshihej.
    Ishte andej
    ku erera te forta do fershellenin...
    Femijet qeshnin tutje.
    Ne breg dallget perthyeshin lehte,
    si te lodhura nga udhetimi i gjate.
    Lagnin me rradhe reren e zeze.
    Gati s'dukeshin, shkembinjte brenda ne ujin e kripur.
    Me syzet blu,
    peshqit e zmadhuar poshte Ajo ndiqte.
    I prekte me kembet e vogla sa nje pellembe.
    Nga lumturia, peshtyma i rridhte anash nofulles…
    Flladi i shtatorit ndjehej me zor,
    sa i perkedhelte pa deshire shkurret kafe.
    Pleq te nxire luanin muzike me fizarmonika.
    Bubullimat e largeta nuk trembnin akoma.
    Hijet sa vinin e iknin.
    Si me urdher, te gjithe ngrenin syte lart,
    lart ne qiell.
    Per fat te mire, asgje te re.
    Vetem re te bardha,
    nga avione linjeje te shperndara keq.
    Kaos?
    Te qara vogelushesh prishnin lojen e te rinjve.
    Dmth: shikime, puthje, zili e me vone Boshllek...
    Ata lexonin gazeta bajate.
    Kenaqeshin me titujt, shtypur me shkronja te trasha.
    Ne pak sekonda, palosnin faqet katrore.
    Te pergjumur, enderronin te dashura imagjinare,
    pasuri faraonike. Qeshnin.
    Vreri u vinte nga lypesat me ngjyre.
    Kthenin kokat
    e me peshqiret e mendafshte fshiheshin.
    Pasqyrimi i rrezeve mbi uje po ndodhte i plote,
    cuditerisht verberues ate te merkure.
    Afer fundit te oqeanit,
    ajo ndiqte peshkun ngjyre-floriri.
    Ne lekuren e bute si sfungjer
    dominonte e bardha.
    Te tjeret neper cadra mbyllnin syte,
    luteshin per kohe me te mire,
    per me shume diell.
    Luteshin per nxehtesi,
    te ngjashme me ate te Ferrit.
    Hijet… hijet horizontalisht u zgjaten.
    Flladi u shnderrua ne ere te ngrohte.
    Si ajer i ndenjur u spostua.
    Rete u gufuan.
    Kapelet e pushuesve flakeruan tej,
    me lart se balonat tauke ate mesdite.
    Muzika u pre si me thike.
    Prinderitu nxituan,
    mallkuan fundjaven e kote,
    grisen veshjet ngjyre-ylberi,
    urryen unazat ne gisht,
    moren udhe te ndryshme… Harruan!
    “Lundrues, ku shkoi dashuria juaj?
    Ndriconi edhe njehere…”:

    trasmetonte nje radio, akoma e ndezur.
    Nishanet Asaj iu zmadhuan.
    Irida e syve ndryshoi ngjyre.
    Trupi iu tkurr.
    Buleza vezake djerse avulluan…
    Zeri i tij me timber unifom,
    afroi shpende te zinj.
    Format e dallgeve me fatkeqe e turbulluan.
    Vargjet e zeza, perseritese,
    gjeten vend ne stuhine verore.
    Shiu zbriti me fuqi.
    Me lotet mbi fytyra, piklat u perzien…
    Ata te dy vraponin.
    Te hutuar therrisnin “Era, Era…”.
    Vone?
    Ngurtesohen. Gjunjezohen... Luten per Fundin.
    Me plot vullnet, vogelushi po recitonte:
    “dhe Oqeani do ta… marre, Valet do te luajne…”.
    Ne uje te gjithe peshqit ishin zhdukur.

    No comments:

    Post a Comment