21 June, 2013

THROBBING GRISTLE - MUSIC AS A PLATFORM FOR MAKING PROPAGANDA

T.G jane nje nga grupet me te rendesishme te shekullit te kaluar!
"Muzika eshte nje platforme per te bere propagande... Dhe ne kete menyre mund te aplikojme idete tona per te treguar se pa asnje trajnim apo sfond muzikor, mund te perhapim filozofine tone ne muzike dhe kete e kemi ushtruar mjaft mire... Filozofia duhet te kete ndikim ne muzike dhe padyshim qe regjistrimet tona nuk do te kishin ate impakt ne publik nese nuk do te ishte per kete fakt". (Genesis P-Orridge)
















Throbbing Gristle do te thote "ereksion" ne zhargonin anglez te Yorkshire-it.
Formohen zyrtarisht me 5 shtator te 1975. Legjenda tregon se vendosen pikerisht ne ate vit meqe binte tridhjetevjetori i mbarimit te Luftes se Dyte Boteroire. Linja paralele e grupit do te perfytyronte fillimin e nje tjeter lufte; asaj ideologjike dhe kulturore. Fillimisht Genesis P. Orridge (emri i verete Neil Megson), Chris Carter, Cosey Fanni Tutti dhe Peter "Sleazy" Christopherson do te angazhoheshin ne ansamblin e 'COUM Trassmision', qe ne 1969, per tu ngritur shfaqje te gjalla (ne kuptimin e pare te fjales!) dhe me permbajtje te forte dhune e perzierje. COUM do te ishin nje kolektiv avangardistesh, te cilet ishin ndikuar ndjeshem nga levizja dadaiste dhe Fluxus.
Besonin ne intuiten e artistit, ne rastin dhe ne imrovizimin si mjet per te zgjatur konceptin ne muzike dhe art.



















Ushtruan krijim ne skulpture, pikture dhe muzike. Ishin praktikisht te papercakruar ne llojin e shfaqjeve (po te kemi parasysh shfaqjen e 'Marcel Duchamp's Next Work') dhe fillimisht ne muzike i linin mjaft vend grupit Hawkind dhe eksperimentimeve te cuditshme me tambure dhe menaxhinim e hapesires ne dispozicion. Me vone kolektivi filloi te mbeshtese teknika dhe metoda te shpetimit te ndjenjave, nje seri ritualesh per te liruar shpirtin nepermjet koreografive katarktike, shfryerje seksuale, shembjes se tabuve dhe tronditjes se publikut me keto gjeste (psh urinimit spontan te aktoreve). Qellimi ishte te arrinin purifikimin shpirteror me ane te ketyre ritualeve. Shfaqjet ne vetvete ishin episode ekstreme, me veprime, rite dhe simbole qe ngacmonin se tepermi syrin dhe vemendjen e mases.
Sekuenca e meposhtme tregon per realizmin dhe gjallerine e dhimbshme te ketij komunikimi tribal:

Cosey takes a rusty razor blade and cuts a rectangle into thee skin of her forearm. Carefully slicing under one edge she lifts up thee flap of skin and places a passport photograph of Genesis under thee flap, licking off excess blood...
Genesis takes another syringe of blood from his testicles and injects it back into his forearm. He does this repeatedly, also injecting a total of seven black eggs with own blood. He is stood on a square of bark black nails and ice...
Cosey opens thee lips of her cunt wide and pushes in her fingers, masturbating...

Elementi kryesor per t'i kuptuar sadopak keto shfaqje eshte "dykuptimesia", te qenit i dyfishte ne simbole dhe veprimet skandaloze (aq skandaloze saqe te gjithe gazetat prestigjoze e Londres u moren me personazhet e T.G). Koncept tjeter me rendesi ne filozofine e T.G eshte edhe "distopia" ose anti-utopia (e marre hua nga filmat e pare fantastike); te krijuarit e se keqes ekstreme si per ta ndjere me te pranishme, me te afert me njerezimin dhe aktualitetin (ne vend qe te prese te ardhmen!).


















Ne 1976 ne ICA te Londres me legjendarin "Prostitution" bejne debutin ne art e muzike.
"Prostitution" do te jete nje sinteze e kerkimeve te vecanta artistike, paraqitje tronditese (foto pornogarfike, shiringa te perdorura, gjak etj) te ngjarjeve dhe plot elemente industriale te muzikes te T.G. Ishte vetem hapi i pare ne nje horizont te ri sonor (tinguj shurdhues e paranojake) qe vetem ata e shihnin. Rizultati i instalimit te pare mahnit per forcen e imazhet e thata e alarmante te nje rindertimi global te zhvillimit industrial. Ketyre karakteristikave mjaft post-moderne i shtohej edhe prania turbulluese e aspak e rehatshme e Cosey Fanni Tutti, qe rrotullohej gjysmelakuriq ne skenen mbushur plot me te brendshme te gjakosura, perthithesa e intimo femrash.























“You and I, You and I, Living Together, Loving Forever… United, United”
(nga gjurma 'United', albumi The 2nd Annual Report, 1977)
Ne 1976 ne ICA te Londres me legjendarin "Prostitution" bejne debutin ne art e muzike. "Prostitution" do te jete nje sinteze e kerkimeve te vecanta artistike, paraqitje tronditese (foto pornogarfike, shiringa te perdorura, gjak etj) te ngjarjeve dhe plot elemente industriale te muzikes te T.G. Ishte vetem hapi i pare ne nje horizont te ri sonor (tinguj shurdhues e paranojake) qe vetem ata e shihnin. Rizultati i instalimit te pare mahnit per forcen e imazhet e thata e alarmante te nje rindertimi global te zhvillimit industrial.
Ketyre karakteristikave mjaft post-moderne i shtohej edhe prania turbulluese e aspak e rehatshme e Cosey Fanni Tutti, qe rrotullohej gjysmelakuriq ne skenen mbushur plot me te brendshme te gjakosura e intimo femrash.
















Ngjyrosja me spektakolare ne muziken e T.G do te jete besimi se muzika, jo vetem e perfytyrojne si mjet propagande, por edhe si metabolizem! Ky efekt metabolik ushtrohet nepermjet eksperiences, jo me me ane te degjimit te izoluar. Grupi sikut pushoi duke u vetshpjeguar me ane te albumeve apo me ane te te luajturit, thjesht nuk i mjaftonin me ketu te dyja! Besonin ne pasojat fizike te organizmit ne saje te nje muzike qe simulonte stomakun, muskujt, nervat etj... duke ironizuar degjuesin si nje spektator i thjeshte i nje rock-show. Me shkembimin e frekuences dhe intonacionin ferkonin dhe gervishnin sistemin nervor duke e parakaluar gjendjen normale ne nje tjeter gjendje, me te vrullshme, e te pashprese dhe njekohesisht me nevojtare.

"The only reality is waiting. Mortal. It’s the death factory society, hypnotic mechanical grinding, music of hopelessness. Film music to cover the holocaust…” /
 
(I vetmi realitet eshte Pritja. Vdekshmeria. Eshte nje fabrike e vdekjes shoqerore, hipnotike, e shtypjes mekanike, muzike e pashpreses. Muzike filmi per te mbeshtjelle holokaustin...)
(Genesis P-Orridge, 1976)






















E gjithe karriera e mrekullueshme e grupit do te shenohet nga tendenca per te riprodhuar skenare metropolitane, duke luajtur e kompozuar tinguj alienizues (themelojne dhe etiket 'Industrial').
Nder instrumentet e shumte qe perdorin (pervec shiritave te prere, te pararegjistruar) perdorin edhe ate te quajtur 'cut up' te shpikur nga William Burroughs, te cilin Orridge e kishte takuar per here te pare ne 1973. Referimet kryesore do te ishin VU, Can dhe krautrock-u gjerman (edhe pse tingujt dhe muzika e T.G do te jete me prerese dhe ekstreme ne kontekst).




















Megjithese te gjithe muzikantet e orgjinale t T.G jane aktive edhe sot (albumi i fundit eshte Part Two The Endless Not, megjithese flitet se po punojne per nje rishikim te Desertshore te Nico-s), per t'i kujtuar sic e meritojne na duhet te futemi thellesisht ne ato projekte komplete qe krijuan. Asnje nga gjurmet apo albumet e T.G nuk eshte thjesht nje gjurme apo album, por nje veper e mirefillte arti, duke mos nenvleresuar shtesat brenda paketimeve, sloganet, kopertinat, informacionet e straverteta, tekstet, ekektet novatore, grafiken e publikimeve dhe tingujt e jashtezakonshem.

No comments:

Post a Comment