25 July, 2014
24 July, 2014
CHRYSTA BELL (THIS TRAIN, 2011) - MUZIKE PER VESHIN, RREPTESISHT PAS ORES 00:00
Edhe pse ishin takuar (periodikisht) rralle here gjate pesembedhjete viteve te fundit, David Lynch nuk gaboi kur i dha besimin e tij kesaj muze flokekuqe; Chrysta Bell.
Dhe ku ka gje me te bukur kur muzike e bukur (edhe pse kenduar nga jo-muzikante te mirefillte!) nuk vihet re nga shumica 'qe vlen' ne ditet e sotme. Nje pop me trajta te erreta, por gjithnje delikat, me orientim nokturn, enderrimtar e pse jo, seksi...
Gospel i embel, balada apo peshperitje fjalesh dashurie, shqiptuar pergjysme ne vesh, nuk bejne perjashtim ne kete album (This Train, 2011); ruajne nje intensitet misterioz e ngadalesi zhvillimi filmash amerikane ku ikonat protagoniste enden vetem neper rruge...
Ah, tani e kuptoj mire pse i ka pelqyer kaq shume Lynch-it!
BOOZOO BAJOU ME 'NIGHT OVER MANAUS' - ELEMENTE TE ELEKTRONIKES KRYQEZUAR ME STILIN KLASIK BRAZILIAN
E quajne 'brazilliance', nje perzierje aromash bossa nova, samba e batacuda, me elektroniken evropiane (gjermane, ne kete rast!).
Me erdhen ne mendje Boozoo Bajou meqe po degjoja e vleresoja pozitivisht albumin e tyre te fundit (4, 2014), tashme kult neper kolonat zanore te mbremjeve me muzike te rafinuar (bashke me Thievery Coorporation) dhe shpejt kaperceva ne playlist ne gjurmen 'Night Over Manaus' (albumi Satta, 2001); jo imitim, por te ben sikur te jesh aty, ne ate atmosfere braziliane, te ambjenton kollaj dmth...
Funksionon perhere!
13 July, 2014
DJ WANK ME 'CRIZZY JAZZ' - KUR KERCIMI BEHET AUTOMATIZEM I CMENDUR
Momenti kur ne nje mbremje pseudo-intelektualesh, organizuar nga njerI qe sapo eshte kthyer nga nje udhetim i larget, njerA nderron gjurme papritmas, ngren volumin e altoparlanteve te rinj dhe me fustanin, alla-hipster tashme, fillon e kercen vetem (sic e do kodi i njerezve me kurajo te spikatur!)... Vemendja orientohet si me magnet...
Muzika e mosperputhshme, me pavend do te ishte pikerisht ky 'Crizzy Jazz' i pavarur (prodhim i nje etikete gjermane!): nje jazz i lire, baterik, shpejt shperthyes, ndoshta ne trajte swing-u per ciftet qe mesojne figura te reja, si prove qe kurset e vallezimit jane gjithnje ne mode e qe e kaluara ne piste kishte njefare joshjeje qe sot na rreshqet...
EASTENDERS FEAT. BAJKA - 'CAPITALISM'
'Capitalism' is the first track from Eastenders's album Beyond The Path (2007) and features the distinctive voice of Bajka Pluwatsch (collaborations with Bonobo, Radio Citizen and Beanfield).
It combines a laid back reggae flavour with oriental strings (it seems turkish to me!) and Bajka´s unique lyrics.
Subscribe to:
Posts (Atom)