Kenga "Kanarina blu" (Vincente Fiorino) u be popullore ne Bashkimin Sovjetik fale perpjekjeve te Viacheslav Polunin, Robert Gorodetsky dhe trupes "Litsedei".
Ata e perdoren ate per vendosjen muzikore te numrit te tyre me te njohur (teater).
Sa per mua, une e vleresoj punen Polunin, aspak me ftohtesi, por per trasformimin qe pati kjo muzike e harruar, nga mosekzistimi ne nje piece teatrale (cirku e endrre per tu vene skene).
Blue canary di ramo in ramo,
Gorgheggi al vento il tuo richiamo.
Blue canary attendi invano
Che torni al nido chi ando lontano.
Para ca ditesh isha ne teater ketu ne Milano per te ndjekur numrat e Slava's Snowshow dhe kjo pjese muzikore e interpretuar nga aktoret e hatashem beri per vehte publikun italian! Qe nje mrekulli koreografia ne skene dhe truket (prej paliaço!) qe perdoren gjate dy oreve spektakel...
Eshte e çuditshme (per ruset, te pakten!), por "Kanarina blu" ("Blue Canary") perfaqeson ate kenge tipike qe harrohet plotesisht ne SHBA (ku dhe ishte shkruar nga nje italian me sa duket, njefare Frankie Lain - lindur si Francesco Paolo LoVecchio) dhe ne Itali (meqe origjinali eshte ne gjuhe itaiane).
Por variante te saj jane mjaft te njohura ne Japoni dhe madje kendohet ne japonisht (karaoke, vetkuptohet)!
Per mua eshte nje ngjarje artistike (jo shume e rralle) ku muzika te bukura (shpesh ninulla apo pjese eksperimentale) zbehen dhe rishfaqen ne laboratore teatrale, apo raste perrallore, shpesh endrrimtare ku ndjellin sjellje femijerore/prinderore...
Magjia ndodhet aty pas qoshes, apo jo?
Magjia ndodhet aty pas qoshes, apo jo?
No comments:
Post a Comment