05 August, 2019

DAVID SPERO - BALL PHOTOGRAPHS [FOTOGRAF]








PIEDADE FERNANDES - "FADO BOÉMIO E VADIO" …A FADO IS CHOSEN TO PORTRAY A TENSE MOMENT

"Fado is a counterpoint to the situation that was being experienced so far, full of shouts, with a lot of tension and pain.
And fado is calm and placid. On the other hand, it is also very melancholy... 
The song also served to be Monica's love story soundtrack."

from an interview with Alejandro Bazzano - director of "La Casa de Papel".



03 August, 2019

AGNES OBEL - "FAMILIAR" [CITIZEN OF GLASS, 2016]. POP KLASIK ME BAZE VIOLE

Si ta mohosh, keto vite fenomene socialo/komportamentale kane qene serialet TV ne streaming (merr serialin gjerman Dark), duke blinduar njerezit perpara ekraneve per episode pothuajse te shkurter dhe obsiesonuar me personazhet e larmishen per nje arsye; i ngjasojme, na duken familjiare e do donim t'i imitonim ne sjellje, gabime, mashtrime e objektive ne nje histori pothuajse fantastike.
"Familiar" i Agnes Obel (qe para dy vjetesh e kisha prezantuar ne blog) eshte nje valzer ne slow-motion (piano, violine, viola), ku alternimi i dy zerave krijon nje zhvillim filmik unik, dramatik ku sikur personazhet i afrohen buze faqes malit te thepisur per te ndaluar nje hap perpara pa na shprehur motivin...
Na mbetet vec te imagjinojme, edhe pse skene deja-vù.



















Nga ana tjeter Agnes Obel, lindur ne Danimarke me rezidence ne Berlin, njhet per talentin e saj (ne familje e ema luante piano) dhe gjurmet misterioze, hermetike, ku le vend per mjaft hipoteza e botekuptime… Klipi i “Familiar”, realizuar nga bashkeshorti, paraqet efekte vizuale si per te treguar rolin shoqerues te tekonologjise ne shpehjen e vetmise dhe sidomos ndjenjave ne ditet tona. Kolone zanore qe shkon per shtat jeteve tona gjithnje e ne kerkim te dickaje…

RY X - "THUNDER" [2016]. ELEKTROMAGNETIZEM NE QIELL TE HAPUR QE PERKEDHEL TRUPIN

“Thunder” (Ry Cuming aka Ry Y) vjen nga Australia dhe ndali kohen ne dhjetor te 2016, pothuajse.
Melodia e kendshme hipnotizuese, akustika qe ngerthen zerin ne falsetto dhe elektronika delikate sikur shpelajne ajrin perreth... Rete ne qiell ngarkohen me pole te kunderta, mbushen me elektromagnetizem - shkreptima gudulisin trupin e lagesht. Cfare beme keshtu? Cfare ndodhi?

... Lover, lover
What have we done
We made our heart leap
Then it gave up

Lover, lover
Let me in
Make my heart leap
Under your skin...




ANJA PLASCHQ (SOAP&SKIN) - "ME AND THE DEVIL" [2013]. INTROSPEKTIVE NE BORDET E VETEDIJES

Ne nje interviste kur ishte vetem 18-vjece, Anja Plaschg (austriake) tregonte si terhiqej nga tendenca per te krijuar muzke elektronikesi vetem, nje vajze solo-synth (e vetme mbi tastiera). Pjesen tjeter te kohes e kalonte duke kompozuar tekste baladash te brishte ne pershkrim, me nje tingull te ndikuar aty midis Bjork, Enya dhe Dead Can Dance.
Piano dhe violina i japin nje shtytje domethenese krijimtarise dhe shpejt nen emrin “Soap&Skin” (mendoni "Sapuni dhe Lekura" - simbioze perfekte e dy elementeve) regjistron muzike te denje per tematika melodramatike, pse jo te rrethuar me pak mister e hermitizem.
 

















"Me And The Devil" perserit – une dhe djalli ecim krah per krah… Sakrifica dhe rrjedhimisht tortura (si stad me i larte) ndjehen shpesh ne muziken e saj; pa e humbur kurre ate madheshti te erret... I drejtohet vetes ne kete gjurme, introspektive ne kufijnte e vetedijes humane, si vetepregatitje per momentin kur te vije sprova e besimit. 
Apo e pajtimit! Shhshsh, qetesi tani...