27 October, 2015

TE VDEKURIT MUND TE KERCEJNE - DEAD CAN DANCE DHE MISTICIZMI NE MUZIKE

Nje nga komplekset me terheqes dhe me te mrekullueshem ne skenen muzikore*. 
Dead Can Dance kombinuan fillimisht muziken europiane folkloristike, te Mesjetes (bashke me Rilindjen) me elemente te ambientit pop dhe new-wave
Muzika qe ata luajten karakterizohet nga nje bukuri e humbur, e plote nga pikepamja hapesinore, me nje keqardhje, nje fisnikeri dhe frymezim te larget qe te mahnitin vazhdimisht. 
Mbeten nje nga duo-t me origjinale dhe emocionues te te gjithe muzikes boterore.

















Origjinaliteti ne muzike tashme eshte gje e rralle, le ta pranojme. Mjaft e veshtire t'i evitosh ndikimet dhe derivimet e teperta. Grupi DCD, me nje nga emrat me te erret e terheqes ne historine e muzikes, kane prodhuar jo thjesht disa albume me muzike origjinale, por qe i pret si te vjeter sa vete pluhuri australian nga vijne. Na kane bere qe te rijetojme pjese nga Mesjeta, Rilindja dhe kohe te largeta me shekuj. Nje dehje ekzotike e bere pis me tema aborigjenesh, gotesh e ritualesh antike. E reja qendron pikersht ketu: nje rock mesjetar (violimcel, ) me instrumente me moshe mijevjecare (dhe ja pse larmia prek ritme afro, polistrumentalizem, folk breton, kante gregoriane, mantra indianesh etj). I veshtire percaktimi i zhanrit: dream-pop, gotik-punk, ritual, ambient, spleen apo kanto femerore ne gjuhe antike.
Megjithese gjate dekadave, anetaret e ketij supergrupi kane qene te shumte, dy prej tij kane qene shpirti dhe gjithmone vecoria dalluese e DCD. Emrat e tyre jane (le t'i fiksojme mire ata qe i degjojne per here te pare!): Brendan Perry dhe Lisa Gerrard
Grupi formohet ne gusht te 1981 ne Australi (Melbourne) dhe ndjekin fillimisht rrymen e new wave-it. Brendan Perry, pervecse nje polinstrumentalist, vite me pare kishte kenduar dhe kishte luajtur kitare bass per nje grup punk-u australian me emrin e cuditshem: Scavengers. Idea e nje grupi bashkarisht me Lisa Gerrard lind nga eksperimentimi i muzikes elektronike ritmike nga Perry. Me vone i bashkohen edhe Paul Erikson dhe Simon Monroe
Gjurma e tyre e pare eshte "The Fatal Impact" leshuar eskluzivisht ne 1984 me revisten muzikore te Fast Forward.
Suksesi ne atdhe vonon, keshtu ne 1983 spostohen ne Londer ku regjistrojne nje demo e cila terheq vemendjen e etiketes 4AD. Kaq ishte dhe kjo e fundit i jep te drejten te leshojne albumin debut te parin te tyrin: Dead Can Dance, nje permbledhje e lirikave te duo-s krijuar kater vjet mepare.
Po ate vit publikojne edhe EP (extended play, mjaft i shkurter per tu publikuar si nje album) me titullin Garden Of The Arcan Delights, album i cili karakterizohet shpejt nga atmosferat mistike, delikate dhe sygjestive. Merita eshte teresisht e zerit unik te Lisa Gerrard. DCD marrin pjese edhe nje projekt te vecante te 4AD (me pjesemarrjen e shume artisteve te tjere te kesaj etikete, te kalibrit te David Bowie) me emrin This Mortal Coil.
Vetem dy vjet nga debuti muzika dhe tingujt e DCD behen akoma me shume te mprehte, te sakte dhe me ndotje te shpeshta temash etnike, gotike, fetare dhe pagane. Suksesi sa vjen e shtohet dhe te apasionuarit e shumte te kesaj muzike ne mbare Evropen tashme konsiderojne DCD si nje grup kulti.
Spleen And Ideal (1985) do te ishte jo vetem nje nga kryeveprat muzikore te te gjithe koherave, por do te shenonte edhe risjelljen e risive artistike te papara ndonjehere. 
Vetem me kater muzikante (Perry ne pothuajse ne cdo instument dhe Gerrard, veshur me kostum te bardhe ne kembe drejt, duke kenduar me zerin evokues) gjurmet e albumit te thithin ne nje vullkan hipnotizues emocionesh, antik dhe kurtizan njeheresh. 























"Ascension" (ndezja) hap Spleen And Ideal duke paralajmeruar per nje marshim te gjate dhe te vecante, i veshtire dhe intrigues njeheresh. 
"Avatar" i karikuar me organo dhe bateri new wave perfaqeson nje nga manifestot tipike te DCD duke regjistruar keshtu nje nga gjurmet me mbreselenese te muzikes se fundshekullit te kaluar. 
Zeri mesjetar i Gerrard pershtatet mrekullisht me "muziken e librit te te vdekurve" qe mund te kercejne ne nje menyre shtytese drejt e ne varr, nje thirrje per nje rit etnik, te humbur, por te mrekullueshem. Gjurma degjohet si marshim tribal i njerezve te lashte rreth zjarrit te stermadh. Nje spiritualizem i vjeter sa vete koha. Gjuhe e vdekur, kenduar nga nje grua e gjalle, me floket kapur gershet pas kokes, pikerisht si ne Mesjete. Atmosfera muzgu. 





















"Circumradiant Dawn" shtrihet gjithnje ne nje gjuhe te vjeter, pak rreshta i mjaftojne zerit te jashtezakonshem te Gerrard per te perkujtuar edhe njehere kanton femerore te nje shpirti si te humbur mijera vjet mepare. "Cardinal Sin" imiton nje ritual denues nen zerin e Brendan Perry-t dhe baterise pothuajse-tribale. "Mesmerism" vecohet nga kolona e forte e baterise DCD dhe zerit te shumefishuar te Lisa Gerrard. Dramatike ne sfond dhe evenimente te brendshme konsumohen. "Enigma Of The Absolute" ndjek te njejten rruge, por me me pak indinjim dhe tragjedi e me shume endrra e iluzione te pelqyeshme. "Advent" perdor te njejten baze ritmike si "Avatar"duke zevendesuar zerin e Gerrard me ate te Perry-t dhe sherben si nje rikthim ne sonoritetet klasike te albumit. 
I vitit 1988 i perket albumi The Serpent's Egg i cili eshte akoma me heterogjen ne tinguj dhe arrin nje sukses te menjehershem. 
"Host Of Seraphim" eshte gjitheperfshires, kore zerash femerore, tambure periodike, njerez ne lashtesi duke gerrmuar neper plehera, bageti e fytyre te ndalur me kohe ne plan te pare. 
"Severance" mbetet pezull nen nje organo katedraleje me nota te sterzgajtura duke u lekundur te arrije zerin intim te Perry-t. Titulli i bukur i "The Writing On My father's Hand" eshte minimalist, vetem nota buzuki e zera femerore.





















"In The Kingdom Of The Blind The One-Eyed Are Kings" shpreh nje ankth tipik human, nje tik-tak plot re te zeza, le te themi. "Chant Of The Paladin" misheron ekzaktesisht melodite e DCD te stilit spleen me cikle zerash te njejte e te pafund.
"Mother Of Tongue" kulmon edhe njehere albumin persa i perket muzikalitetit, origjines dhe forces ritmike qe ka. "Gjuha e memes" eshte ne cdo gjuajtje tamburi pikerishit kjo: nje rikthim mbrapa ne kohe dhe hapesire, atje ku cdo gje lindi. Nje tribalizem i thate ku "vezet e gjarprit" leshohen ne cdo qoshe me pluhur, naten nen driten e henes dhe reve te zeza. Levozhgat e tyre mbulojne kryqe te vetmuar, fytyra femijesh e nenash ne ikje (etno-gotik). "Ullyses" i afrohet nje valsi klasik pa balerina.
Albumi Aion (1990) vecohet per "The Song Of Sibyl", kenduar origjinalisht ne gjuhen katalanase, duke paralajmeruar nje apokalips planetar i udhehequr nga nje profet i derguar nga qielli. DCD risjell tekstet e shenjte ne nje kenge vetem per ze e kor. 


An eternal king will come
Dressed in our mortal flesh:
He will come from heaven certainly
To pass judgement on the century. 


Gjurma sonore qe meriton me te vertete vemendje eshte gjysme-instrumentalja e fundit e albumit "Radharc": nje forme tribale me fyell, violine e tambure afrikane. Zeri i Gerrard i fal edhe me shume dramaticitet e thellesi. Nje ekstaze kurtizane terheqjeje fatale dhe bukurie te holluar. 





















Pas ketij albumi grupi pasohet nga te ashtuquajturit "vitet e erreta" sepse vepra e rradhes e susksesshme do te ishte Into The Labyrinth ne vitin 1993. Ne fakt do te ishte nje zhvillim me tere mend duke patur parasysh sonoritetet e shumellojshme qe mbushin albumin: degjohen tradita orientale dhe pershtatje muzikore (si psh ajo e Bertolt Brecht me titullin "The Carnival Is Over").
Into The Labyrithns (1993) hapet me "Yulunga (Spirit Dance)" fjale-per-fjale nje kercim shpirteror (Sufi). Nje vizion i plote (6'56'') mbi Token, malet e vullkanet simbolizues te potences, mjegullave, lumejve me re e avuj, eklipsit diellor, pasqyrimit te diellit ne uje, fuqise se (mbi)natyres. Me pas renditen kercimet aborigjene te autoktoneve australiane, dervishet muslimane te kultures sufi, tribu afrikane, klithma zogjsh e tambure te forte etnike. 
"Tell Me About The Forest (You Once Called Home)" kenduar nga Perry shpreh nje pikepamje te lashte mbi mendimin udheheqes ne natyre dhe ne bote 

(besoj nje nje ligj me te vjeter / atehere kur ne kercenim nen tambure te vecante / tashme po ndryshojme menyrat tona / tashme kemi ndermarre rruge te ndryshme / me trego me shume mbi pyjet / qe dikur i quaje shtepi)


I believe in the ways of an older law
When we used to dance to a different drum
And we are changing are ways
Yes we are taking on different roads
Tell me more about the forest
That you once called home.


"Emmeleia" eshte e vetmja gjurme kompozuar vetem per ze dhe kore. 
"How Fortunate The Man With None" tingellon si nje perpjekje e deshtuar e nje te vetmuari (Cezari, Sokrati etj) per te perfunduar ne lavdi vetem ne saje te dhuntive dhe virtyteve personale.
Me Toward The Within ketyre sonoriteve i shtohen edhe ato arabe, perse dhe kineze duke bere te nevojshme edhe numrin e tepert te instrumenteve muzikore pjesemarres: buzuki, perkursione e tambure ekzotike. 





















"Rakim" (ketu nje live i 1994) hap albumin dhe eshte shembulli me identik: kendohet nga Perry dhe terhiqet ne harmoni ritmike nga Gerrard fale nje sitari te vecante. Ndjekin tambure te ngadalte dhe nje embelsi vokale Perry/Gerrard. Nje kenge mbi shpresen e rrugen e drejte. 


Favoured signs to find hope
In the rounds of life
Favoured rhymes to find hope
In the sands of life


"Persian Love Song" (titulli orogjinal "The Silver-Stock Gun") kendohet ne gjuhen perse nga Gerrard dhe ripropozon tema iraniane e te Lindjes se Mesme (perdoret teknika e duplikimit te zerit qiellor te Gerrard). "Desert Song" izolohet ne Lindjen e Mesme. Kenduar nga Perry evokon endrra te bukura te qyteterimeve te largeta (dikur kam qene nje trendafil...).
"The Wind That Shakes The Barley" mbeshtetet ne nje balade irlandeze. kendohet nga Gerrard pa asnje shoqerim instrumental.
"Oman" kendohet nga Perry, shpreh nje ekzistencializem dashuror te lire e spontan:


From the body to the soul
Where our hearts lead we must go
Wherever love may flow 


E gjithe meditimi sonor thellohet me teper ne te mevonshmin (1996) Spiritchaser, ku frymezimet rrjedhin nga mbeshtetja ne kulturat qe shohin muziken si menyren e vetme per te rigjetur forcen enigmatike shpirterore. Ne menyre jo te drejteperdrejte grupi evokon amerikanet autoktone (indianet) ne ritet e tyre te fshehta.
Albumi do te perfaqesonte edhe projektin e fundit me firmen DCD sepse Gerrard do te trasferohej ne Australi e do bashkepunoje me artiste dhe kompozitore te tjere (mbi te gjithe Hans Zimmer) per kolonat sonore te filmave si: Men On Fire, Heat, The Insider dhe vecanerisht i famshmi: The Gladiator




















Lisa Gerrard bashkepunon perkatesisht me Patrick Cassidy (Immortal Memory), Pieter Bourke (Duality), Danez Prigent (kolona sonore e Black Hawk Down, filmi i drejtuar nga Ridley Scott ne 2001 e kompozuar nga gjermani Hans Zimmer ku perfshihet e mrekullueshmja "Gortoz a Ran (J'Attends)", nje kenge qe nuk mund te le pa ta vjedhur zemren). 
Nga ana tjeter Brendan Perry vendos te qendroje ne nje ishull irlandez (1999) ku punon per te realizuar albumin e tij te pare prej solisti: Eye Of The Hunter ku vecojme fantastiken: "Death Will Be My Bride".
Ne vitin 2000 Perry merr pjese ne projektin dedikues Tim Buckley-t ne albumin Sing A Song For You: A Tribute To Tim Buckley
Ne 2001 emri i grupit permendet akoma per shume kohe fale nje antologjie nga etiketa Rhino me titullin: Dead Can Dance 1981-1998.
DCD konsiderohen sot, me mjaft merite, si nje nga komplekset me te njohur dhe kult te muzikes boterore. I falenderojme per kete projekt kultural dhe mbi te gjitha per misticizmin ne muzike; rrallehere prure kaq bukur!




1 comment: