Pak vite me vone, ne Shqiperi, shikoja filmin madheshtor The Excorcism (1973) dhe fillimi pjesa-I e “Tubular Bells” te kallte friken!
Ishte vetem fillimi; muzika e ketij “cuni talent-gjenial, pothuajse-magjik” me pershtolli perjetesisht.
Ne moshen njezet vjec, Mike Oldfield (autor i Tubular Bells 1973, Ommadawn 1975, Incantations 1978) pati nje ide revolucionare: te regjistronte nje kompozim te gjate sa nje album te tere (dmth rreth 60/90min), i gjithe i luajtur (me njezet e tete instrumente) dhe te rregulluar prej tij (mbivendosja e tetedhjete gjurmeve). Kombinoi tema te ndryshme melodike te frymezuara nga zhanre te llojeve te ndryshme muzikore. Nuk i ra mendja per kohezgjatjen e pjeseve (mbi 20-min); te cilat tejkalonin gjere ate te gjurmeve pop qe radio trasmetonte.
Keshtu lindi Tubular Bells (Virgin, 1973), nje album i cili ndryshoi historine e sojit rock instrumental pergjithmone.
Aftesia e Oldfield konsiston se pari ne orkestrimin e secilit fragment, qofte ai rock, mesjetar, elektronike, psikedeli apo klasicizem (dhe duke e luajtur ate ne menyre singolare) dhe me pas ne ngjitjen e fragmenteve te ndryshme njera pas tjetres. Teknika rimerr ate te fantazive melodike te muzikes klasike, por spektri dhe fantazia e rrymave qe perzien mbart me variacion. Mandoline, kitare (te kuqe!), kitare bas, tastiere, fizarmonike debutojne dhe alternohen ne menyre harmonike, here duke zbritur e here duke u lartesuar ne nje kulm ylberesh, shoqeruar nga kori femeror dhe kembanat/tubat omniprezente.

Perben nje udhetim me vehte "Tubular Bells", i cili mbyllet ne menyre te bute, si kanto baritor, me kembe ne toke dhe me mendje te perhumbur/fluturuese, kercimtare mes nje lavdie mirenjohese.
Muzika bashkekohore nuk do te ishte me kurre e njellojte pas ‘73!
Nje kryeveper per mua eshte edhe kjo gjurme "Man In The Rain".
“Man in the Rain” eshte nje balade melodike me nje ndjesi nostalgjike, e perfshire ne albumin Tubular Bells III (1998).
Teksti pershkruan figuren e nje burri qe perballet me sfida dhe zhgenjime, duke u perpjekur te qendroje i forte mes veshtiresive (simbolika e “shiut” qe i mbulon emocionet). Kjo metafore e shiut i jep kenges nje ngjyre pak melankolike, por edhe shprese per permbysje dhe permiresim.
Muzika eshte e ndertuar mbi nje strukture pop-rock me elemente te ndjeshem te art rock, me kitarra qe shoqerojne vokalin ne menyre te harmonizuar, dhe nje atmosfere qe te fton ne reflektim te brendshem.
“Man in the Rain” eshte nje shembull i shkelqyer i stilit te Mike Oldfield per te kombinuar storytelling me muzike instrumentale te pasur dhe vokale emocionuese.
ps: faleminderit Ane-moter per durimin qe ke patur ndersa beja ‘repeat’ te Oldfield asokohe!
No comments:
Post a Comment