03 April, 2020

POPOL VUH [HOSIANNA MANTRA, 1973] - TERAPI HARMONIKE PER KORRIERIN KOZMIK

Nderprerje; eshte ky termi me i goditur me te cilin identifikohet me se mire kjo faze qe po perjetojme. Me sakte, nderprerje e heshtur, pa kushte, nje ndalese e imponuar me aq shume pasoja (+/-); se pari shendetesore, sociale dhe ekonomike. Mendje te shndrritura (me ne front - mjeket) po i dedikohen rrugezgjidhjeve kuptim-plote e vetpermbajtes se perhapjes globale. Kohe e paqarte e perditshmja!
E medoemos, zemra ngurtet, horizonti vizual mbyllet e si rrjedhim njeriu kapet mbas ngrohtesise si element human qe harmonizon shpirtin, familjes apo miqve te vertete, ndaj se bukures e simboleve qe ruan si embleme, kujtimeve me te thella, artit, Muzikes.



















E nuk njoh tinguj me sherues, ciklone simfonike e purgative, udhetues hapesinore plot befasi e arome, e ne te njejten kohe aq fqinje me zemren e mendjen e njeriut sa kjo e Popol Vuh (albumi monumntal Hosianna Mantra, 1973). 
Ekuiliber madheshtor (edhe pse perserites ne model me variacione te shumefishte) mes antikes dhe modernes, perkryer fale nje akustike mistike (piano, tastiere, harpe, violine, ze soprano), katarsis personal, ne gjendje te te transformoje shpirterisht e fizikisht (ndjen sikur fluturon - e sigurisht peshon me pak kg!).
Secila note e luajtur shpreh endje per nje atmosfere enderrimtare e kristalore, teper e holle per ta mbeshtjellur e shpjeguar me ze. Pertypja emocionale ndodh ngadalesisht (me melodi te perzemerta), duke iu kundervene clirimit energjik e te castit te nje gjurme klasike me vendosjen e nje rendi harmonik, pothuajse terapeutik, i cili prin ekstazen e perzgjatur (“Ah!”, “Kyrie”, "Hosianna Mantra").



Nese zbresim shkallet e vleresojme vepren, njihemi me artiste unike, te rangut te FaustKraftwerk, Tangerine DreamAmon Düül II, Neu!, Can e kompania e te ashtuquajtures rryma (gjermanike) krautrock. Artisti gjerman Florian Fricke pervecse gjeni, ishte ndikuar ndjeshem nga orientalizmi indian gjate viteve ’70 dhe ndermori sfiden komplekse dhe afatgjate te shprehjes muzikore; celebrim i tingujve Lindje-Perendim, ballafaqim i formateve “te vjeter” me ata rinj (klasicizem, rock, psikedeli…). 
Rezultati qe nje pasqyre e momentit artistik ne Toke; kryeveper (e fund) per veshin! 

Katakombe te zbuluara qe notojne lirshem ne hapesire nen korde qiellore!






No comments:

Post a Comment