30 July, 2026

IMARHAN – KUR SHKRETETIRA FLET ME ZERIN E KITARES

Sonte po i dedikohem artisteve qe jo vetem krijojne muzike per veshet por te trasportojne ne nje vend tjeter. Kesaj rradhe ne shkretetire!









Ka muzike qe nuk vjen nga nje qytet, por nga nje peizazh. Ka tinguj qe mbajne me vete pluhurin e rrugeve, eren e reres ne shkretetire dhe kujtimet e brezave. Imarhan eshte pikerisht nje prej ketyre grupeve.



Imarhan vjen nga zemra e popullit Tuareg, nga shkretetira e Saharase, por muzika e tyre nuk mbetet e mbyllur ne tradite. Ata marrin melodite e vjetra te "blues-it te shkretetires" (desert blues) dhe i bashkojne me kitare elektrike, ritme moderne dhe nje ndjenje urbane. Pese cuna nga Algjeria te cilet siper ne skene coroditin cdo moshe me ritme terheqese, ngjitese shpesh edhe hipnotizuese - here kercen si te ishe maje dunave (ose rrokulluar perposhte!), here tjeter humbesh ne stuhine e embel te zerave dhe tingujve qe era trasporton si rryme zanore neper shkretetiren e arte.  

Ajo qe me terheq tek Imarhan eshte ndjenja e rrenjeve. Ne nje bote ku muzika shpesh behet per konsum te shpejte, ata kujtojne se nje kenge mund te jete kujtim, histori dhe mbi te githa identitet.



Ndoshta kjo eshte arsyeja pse muzika e tyre te prek: edhe kur vjen nga mijera kilometra larg, flet per gjera universale, kerkim, largesi, miqesi dhe deshire per te gjetur nje vend ne bote. 

Ah, termi "Imarhan" ne gjuhen tamasheq (gjuha e popullit Tuareg) do te thote afersisht "njerez qe duan shume njeri-tjetrin / shoke te dashur".

Dua edhe une petkun Tuareg tashme!

EZÉCHIEL PAILHÈS – MELANKOLIA ELEGANTE MES PIANOS, HESHTJES DHE ENDRRAVE ELEKTRONIKE

Besoj se ndodh edhe me ju; kur je vetem larg zhurmes se zakonshme te jetes, oreve te punes, te kthehen disa kujtime jo dhe aq te te vjetra... Kohet kur dilje pa nje plan te sakte, humbisje ne rruget e nje metropoli, zbuloje vende te reja, njihje njerez qe ndoshta do t'i takoje vetem nje here ne jete dhe mbi te gjitha zbuloje muzike te re.














Ka disa artiste qe nuk kerkojne te te fitojne me force, por te te afrohen ngadale. Ezéchiel Pailhès eshte nje prej tyre: nje kompozitor francez qe leviz ne kufirin mes muzikes klasike, elektronikes minimaliste dhe nje ndjeshmerie te thelle poetike.

Muzika e tij duket sikur vjen nga nje film (e ku vend nese jo ne France?) qe nuk eshte xhiruar kurre: piano te brishta, sintetizatore te ngrohte, ritme te qeta dhe nje atmosfere ku nostalgjia takohet me qetesine. Eshte muzike qe nuk flet per dramat e medha, por per emocionet e vogla, nje kujtim, nje nate, nje moment vetmie apo nje ndjenje qe nuk mund ta shpjegosh.




Pailhès ka nje menyre te vecante per te bashkuar te kaluaren me te ardhmen: elegancen e kompozitoreve franceze (Erik Satie per thjeshtesine, Claude Debussy për atmosferën dhe ngjyrat, Air per lidhjen mes nostalgjise dhe elektronikes, Jean-Michel Jarre ne anen me te bute...), minimalizmin modern dhe tingullin elektronik bashkekohor. Rezultati eshte nje bote muzikore intime, elegante dhe pak misterioze.




Nuk eshte nje artist i skenes masive, por pikerisht kjo e ben me interesant. I perket asaj bote te artisteve underground (eshte ne blogun e duhur ketu!) qe nuk kerkojne vemendje, por krijojne nje univers te tyre per ata qe duan te degjojne me kujdes cdo tingull.

Ezéchiel Pailhès ben muzike per njerezit qe kane mall per nje kujtim qe (ndoshta) nuk ka ndodhur kurre. Chapeau!!!