25 September, 2026

    HERMANOS GUTIÉRREZ - DY VELLEZER. DY KITARA. PAK FJALE. SHUME RRUGE.

    Disa muzika duken sikur nuk jane bere per t'u degjuar ne nje dhome. Jane bere per t'u degjuar duke udhetuar.
    Nje rruge e gjate, dritarja hapur, dielli qe bie mbi asfalt dhe perpara vetem kilometra. Ne sfond, dy kitara qe flasin me njera-tjetren pa u nxituar.
    Keshtu me tingellojne Hermanos Gutiérrez.
    Te dy vellezerit jane me origjine ekuadoriane, por jane rritur ne Zyrih, Zvicer, dhe kjo perzierje mes rrenjeve latino-amerikane dhe edukimit europian ndihet ne menyren e tyre te te bere muzikes.





    Muzika e tyre te con drejt shkretetires se kontinentit amerikan, neper peizazhe te thata, rruge te humbura dhe qytete te vogla ku koha duket sikur ka levizur me nje ritm tjeter. Ka nje lidhje te forte me tingullin dhe kulturen sud-amerikane, por pa e kthyer ate ne dekor. Eshte pjese e vete adn-se se muzikes se tyre.
    Dhe pastaj jane kitaret; te pastra, te ngrohta, me shume hapesire mes notave. Asgje nuk duket e tepert. Cdo tingull ka vendin e vet dhe heshtja mes dy notave eshte po aq e rendesishme sa vete nota.





    I pashe live ne Milano dhe aty muzika e tyre merr nje tjeter dimension.
    Ajo qe ne regjistrim duket si nje udhetim imagjinar, ne skene behet pothuajse fizik. Dy vellezer, dy kitara dhe nje tingull qe te terheq ngadale brenda nje peizazhi qe nuk ekziston realisht, por qe ne nje fare menyre e njeh.
    Ndoshta sepse nuk eshte vetem muzike. Eshte nje kujtim i nje vendi ku nuk ke qene kurre (deri tashme!).
    Dhe ndoshta kjo eshte me te vertete magjia e Hermanos Gutiérrez!

    SHOCKING BLUE ME "VENUS" ETJ ETJ... – MIRE, "ME DERGONI NJE KARTOLINE" NGA HOLLANDA ME PSIKEDELINE NE ZEMER

    Ka kenge qe nuk plaken, dihet! Jo sepse jane perfekte, por sepse kane dicka brenda qe vazhdon te levize edhe kur koha ka kaluar prej kohesh. E te mendosh qe po i bej referim epokes se Woodstock apo ndryshe fund te Gjashtedhjetave!

    Shocking Blue vijne nga Holanda (me ne fund nga Evropa!) e fundit te viteve ’60, nje grup qe leviz mes rock-ut psikhedelik, pop-it dhe atij tingullit pak te erret e sensual qe karakterizonte fundin e dekades. Ne qender, zeri i Mariska Veres; i forte, misterioz, pothuajse hipnotik.




    Pastaj eshte Venus - nje riff kitarre qe e njeh edhe pa e ditur kush e ka shkruar. Nje melodi qe duket sikur ka ekzistuar gjithmone. E publikuar ne 1969, kenga u be nje hit boteror, por per mua ajo funksionon me mire jashte historise se klasifikimeve: si nje fragment i asaj kohe kur rock-u ende mund te ishte i cuditshem, sensual dhe pak psychedelic pa pasur nevoje te shpjegohej.

    Shocking Blue nuk jane vetem "Venus". Dhe ndoshta kjo eshte pjesa me interesante. Ka aty nje perzierje te vecante te rock-ut amerikan, psikhedelise, pop-it europian dhe nje lloj elegance te ftohte holandeze.

    Ja nje kartoline nga e dashura e te gjitheve: 


    Por Venus mbetet ajo dere e pare kur te mirepresin.

    E degjon sot dhe menjehere te con diku tjeter. Ne fund te viteve ’60, ne nje klub te vogel, me drita te zbehta, amplifikatore analoge dhe nje ze femre qe del nga muzika si nje figure qe nuk ka nevoje te shpjegohet. 

    Afersisht 'parajse' per kedo qe dashuron Muziken!