01 August, 2026

DRITA E HENES, NOSTALGJIA DHE HESHTJA: MUZIKA E DANIEL NORGREN QE TE HYN NEN LEKURE

Ndonjehere muzika me e mire nuk te gjen sepse po e kerkon, por sepse shfaqet si hije ne sfondin e diçkaje tjeter. E me mua ndodh shpesh kjo!
Rreth kater vite me pare, ne 2022, po shihja nje nga ato serite amerikane me atmosfyre te zymte e me pamje te gjata natyre (nuk me kujtohet me saktesi, por me duket se ishte Ozark, memorja me tradheton shpesh keto kohe). Por ne nje skene ku heshtja peshonte me shume se fjalet, nisi te rrjedhe nje kitare me ritem te ngadalte, e zhveshur, e pjekur nga pluhuri dhe lageshtira e nje kasetofoni 4-track.













Per dike qe rremon çdo dite ne underground, emri i Norgren-it eshte si nje sekret i mbajtur mire midis pyjeve te Suedise dhe deshperimit te blues-it amerikan. Muzika e tij nuk perpiqet te te impresionoje me produksion te paster apo me refrene komerciale. Ajo tingellon si nje regjistrim i vjeter i gjetur ne nje shtepi te braktisur.





Kenga "Moonshine Got Me" (sidomos versioni 8-minutesh te albumi Buck i 2013 ose versionet live) eshte thjesht nje mallengjim. Norgren perserit frazat si me magji, nen nje melodi blues me pika bas-i te renda qe te futen nen lekure. Eshte nga ato kenge qe pershtaten me erresiren e dhomes, me nje cigare te ndezur ne ballkon dhe me idene se nata nuk ka ndermend te perfundoje shpejt.

Nese nuk e keni degjuar ende, lereni ate te rrjedhe me volum te larte ne kufje. Moonshine na mori edhe.
Po vejme bast edh mbi te dyten gjurme! 
"Why May I Not Go Out and Climb the Trees?" nga albumi Alabursy (2015) eshte ndoshta nje nga krijimet me intime dhe prekese te Daniel Norgren-it.

Qe nga sekondi i pare, me ate piane te thjeshte e te zhveshur qe tingellon sikur po luhet ne nje dhome te zbrazet druri, kenga te kthen prapa ne kohe. Aty nuk ka instrumentalizim te komplikuar; eshte vetem zeri i Norgren-it, i mbushur me nje trishtim te pafajshem dhe nje mall infantil per lirine e humbur. Titulli vete, nje pyetje pothuajse femijenore: "Pse nuk mund te dal jashte e te ngjitem ne peme?" fsheh ne fakt peshen e rritjes, te izolimit dhe te pyetjeve qe mbeten pa pergjigje.




Melodia ecen me nje ritem hipnotizues, lo-fi, ku degjohet çdo frymemarrje dhe çdo rezonance e drurit te pianos. Eshte nga ato krijime qe te bejne te ndalosh per nje moment, te shohesh nga dritarja dhe te ndjesh nje lloj melankolie pa emer. 
Epo ja edhe nje round tjeter, nga po i njejti album; te "Everything You Know Melts", Norgren e çon melankoline ne nje nivel tjeter, thuajse meditativ. Kenga ecen si nje mjegull e ftohte qe mbulon gjithçka, ku çdo note kitare e piano tingellon si shkrirja e ngadalte e memories dhe e sigurive qe kemi krijuar. Eshte nje eksperience dorezimi te plote ndaj kohes, nje udhetim akustik ku vetmia nuk te frikeson me, por te mbeshtjell si nje pallto e vjeter ne mesin e nje dimri te gjate.
E thjeshte te biesh ne dashuri me kete artist!





ACID ARAB: KUR CLUB-I I PARISIT TAKOHET ME PULSIN E LINDJES SE MESME

Njihet tashme tendenca e disa artisteve qe perdorin muziken tradicionale te nje vendi apo krahine si dekor (shembuj plot nga Afrika Veriut, Lindja e Mesme deri ne Ameriken e Jugut); i degjon njehere dhe pastaj behen demode, merzitin se mungojne identitet dhe me pak doze ekperimentimi.








Nuk eshte rasti i Acid Arab. Keta nuk marrin elemente orientale per t'i vendosur mbi nje beat elektronik; i bejne pjese te ADN-se se muzikes se tyre. Muzika me e mire shpesh lind nga udhetimet e papritura. Gjithcka nisi ne fundin e nje vere perveluese ne ishullin Djerba, pikerisht ne brigjet e Tunizise.


I formuar ne Paris ne fillim te viteve 2010 nga Guido Minisky dhe Herve Carvalho, kolektivi Acid Arab eshte bere nje nga emrat me te rendesishem te skenes elektronike alternative. Rreth tyre jane bashkuar emra nga Algjeria, Turqia, Libani, Siria, Palestina dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme e Afrikes se Veriut. Rezultati eshte nje univers muzikor ku kufijte kulturore humbasin kuptimin.

Albumet Musique de France (2016), Jdid dhe Trois (2023) jane nje deklarate e qarte artistike: techno, acid house dhe ritmet e klubit bashkejetojne natyrshem me maqamet arabe, melodite turke dhe vokalet tradicionale. Nuk ka kompromis mes dy boteve; te dyja flasin te njejten gjuhe.

Acid Arab nuk bejne muzike per t'u degjuar vetem me kufje (nuk ta ndalon njeri!). Ajo eshte krijuar per hapesira ku njerezit kercejne pa pyetur se nga vjen ritmi. Ne nje set te tyre mund te kalosh nga nje groove acid ne nje melodi orientale pa e kuptuar kur ndodhi tranzicioni. Gjithcka rrjedh natyrshem.

Ajo qe i dallon nga shume projekte te tjera "electro-world" eshte respekti ndaj tradites. Bashkepunimet me artiste si Rachid Taha, A-WA, Cem Yildiz, Sofiane Saidi , Sofyann Ben Youssef (Ammar 808) apo Cheb Halim nuk jane thjesht dekor artistik, por pjese thelbesore e identitetit te grupit. Elektronika nuk mbulon kulturen; e ndricon ate nga nje kendveshtrim i ri. Live, mbaj mend homazhin qe bene para se te hynte ne skene Omar Souleyman ne nje klub milanez para disa vitesh me "Ya Mahla".

Nese Taxi Kebab te japin ndjesine e nje udhetimi introspektiv neper shkretetire, Acid Arab jane metropoli qe nuk fle kurre. Eshte muzika e nje qyteti ku minaret, klubet underground dhe sintetizatoret ndajne te njejtin horizont.

AA kane kaluar ate proven iniciale, kane arritur dicka te rralle: te krijojne nje identitet qe eshte njekohesisht modern dhe thellesisht i rrenjosur ne tradite. Muzika e tyre nuk kerkon te bashkoje Lindjen me Perendimin; ajo te kujton se muzika nuk ka pasur kurre kufij.

Ne fund, Acid Arab nuk jane thjesht nje grup elektronik. Jane prova se ritmi mund te jete gjuha me universale qe ekziston. Degjoni per te besuar! Yalla yalla!

TAXI KEBAB: TRANS ORIENTAL PER MENDJE KURIOZE

Gati per tu nisur? E kemi thene; ka albume qe te bejne te udhetosh. Pastaj ka te tjera qe te bejne te humbasesh rrugen. Muzika e Taxi Kebab (aw i mire ky!) i perket kategorise se dyte.

Dyshja franko-marokene, e perbere nga Leïla Jiqqir dhe Romain Henry, nuk perpiqet te ndertoje nje ure mes Lindjes dhe Perendimit. Perkundrazi, ata e shembin ate (me ne fund!). 









Nga njera ane degjohen sintetizatore analoge, drum machine dhe ritme elektronike me arome acid e krautrock; nga ana tjeter, zeri hipnotizues i Leïles dhe tingujt e buzuqut sjellin jehonen e traditave muzikore te Magrebit. Rezultati nuk eshte as world music, as techno, as electro ne kuptimin klasik. Perfaqeson nje territor i ri, ku kufijte muzikore humbasin kuptimin.

EP-ja "Visions al 2ard" (2022) eshte nje udhetim i nates. Jo ai romantiku me dritaret e makines hapur, por nje udhetim ne te cilin peizazhi ndryshon vazhdimisht dhe orientimi behet i pamundur. Kenge si "Ardina" apo "Wana" ndertohen mbi ritme ciklike e hipnotike, ndersa vokali nuk kerkon te dominoje muziken. Ai noton mbi te, si nje lutje e lashte qe gjen jete te re mes kabllove, sintetizatoreve dhe efekteve elektronike.

Ajo qe i ben Taxi Kebab vertet te vecante eshte menyra se si shmangin cdo lloj ekzotizmi artificial. Nuk ka folklor te paketuar per festivalet evropiane dhe as perpjekje per ta bere muziken tradicionale "me te pranueshme". Tradita arabe dhe elektronika bashkejetojne natyrshem, pa u ndjere si dy bote te bashkuara me force. Gjithcka tingellon organike, sikur keta tinguj kane qene gjithmone te destinuar te ekzistojne se bashku.

Te degjosh Taxi Kebab do te thote te pranosh se nuk ke nevoje te kuptosh cdo fjale (arabishet pastaj!). Teksti shnderrohet ne ritem, ritmi ne trans, ndersa transi ne nje pervoje pothuajse rituale. Muzika e tyre nuk kerkon vemendje; ajo te perpin ngadale dhe te transporton ne nje hapesire ku koha dhe vendi nuk kane me rendesi.

Ata mund te kujtojne emra si Acid Arab apo Ammar 808, por kane nje identitet shume me te erret dhe me psikodelik. Jane me pak te interesuar per pisten e vallezimit dhe me shume per krijimin e nje peizazhi te brendshem, ku elektronika nuk eshte vetem ritem, por edhe kujtese, identitet dhe eksplorim.

Diskografia e Taxi Kebab nuk eshte e gjate (deri tashme), por eshte nga ato qe lene gjurme (cdo vit kur vijne ketu ne Milano - nuk gjen bilete). Cdo degjim zbulon nje detaj te ri, nje teksture te fshehur ose nje melodi qe me pare kishte kaluar pa u vene re. Ne nje skene ku perzierja e tradites me elektroniken eshte bere pothuajse mode, Taxi Kebab arrijne dicka shume me te rralle: tingellojne plotesisht autentike.

Nuk eshte muzika e nje udhetimi ne shkretetire.

Eshte vete shkretetira qe ka mesuar te flase permes sintetizatoreve!