14 July, 2012

JULIA HOLTER - THIS IS EKSTASIS





















Ze modal i variueshem. Stile e frekuenca te pafundme. Eshte e pabesueshme! Dhe e mrekullueshme. (Gati) prekim nje dimension tjeter ketu.
Nxenese e mjeshtrit John Cage, amerikanja Julia Holter beson shume ne forcen e qetesise, e heshtjes; si kjo e fundit mund te shprehe shume me teper se dyzina e dyzina me fjale boshe... Dhe nese eshte e vertete qe ne nuk mund te shprehim kurre (me te njejten besuesshmeri) me fjale ate cfare mendojme brenda ne koke, kjo zonjushe e ka rrokur me kohe artin bashkekohor!






Me albumin Ekstasis (2012) na fal nje nga (krye)veprat aktuale te muzikes bashkekohore (e mbani mend fenomenin Joana Newsom?): zeri tjeter i ri i dekades Dhjete! Instrumentalizim i zerit, eksplorim i kordave pertej perdorimit te zakonshem, muzike hiper-psikedelike, psiko-folk, weird-music, etnografi zanore, jazz-rock etj etj...
E megjithate albumi perbehet nga gjurme prej 3-6min, kohezgjatje normale per muziken pop, por zonjusha Holter nuk e humb aspak koken, vetem sa flirton me synth-et ('In The Same Room') dhe shkelqen me 'Four Gardens' ne nje enderr alla-Supersilent apo Meredith Monk.





Me monumentalen gati 9min te 'This Is Ekstasis' vizaton me saktesi irrealitete mendore, le hapesira per fantazi, shkurton drejt burimeve te ekstazes. Per neuronet!
Inteligjenca: nis cdo gje nga koka, apo jo? Dhe kenqesia per veshin eshte e paevitueshme.

No comments:

Post a Comment