Imagjinoni nje femije te rritur me mund te Nju-Jork-un e merzitshem te punetoreve dhe borgezeve te rinj para dyzetvjeteve!
Dhe fundjavave e ema i bente shoqeri mikeshes se saj ne nje apartament mjaft terheqes, i mbyllur me xhama te larte. Dhe femija i braktisur mbi tapetin oriental merzitej shpejt me ca lodra demode! Pastaj, kureshtar, hapte raftet e rrobave te shoqes se mamit dhe gjente rastesisht lloj-lloj sendesh te huaj per te, sende vintage/cool; vinile, kopertina revistash te grisura, fotografi portretesh me shprehi teatrale impresionuese, robote, xhaketa me menge te gjata plot ngjyra, kemisha extralarge, doreza me shkelqim, kufje gjigante te verdha, tharese flokesh, cizme te cuditshme me copeza hekuri, syze prej druri etj etj... Dhe ne momentin me kyc; kur mendja e John-it filloi te terhiqej nga magnetizmi i atyre objekteve plot histori/drama/djerse rebelesh, flirte me djem e vajza, profume e llak per floket, muzike dance e pop te 'felliqur', mode ne veshje e shije prej hipster-i pa identitet, vinte ora per tu rikthyer ne shtepi... Sa kot!
Nje prezantim ky qe i zgjat rrenjet tek muzika e sintetixatoreve te fundviteve '70, nga eksperimentues si Moroder ('From Here To Eternity'?), Gary Numan, Foxx (Ultravox) e deri tek ankthi personal pa rrugedalje i Ian Curtis dhe e gjithe new-wave-i i fillimviteve '80.
Megjithese tashme ze vend ne podiumin e me te mireve, Mr. John Maus nuk eshte i vetem.
Paralel me gjurmet e Ariel Pink dhe Avey Tare (Animal Collective) luan e kenaqet me efekte (jehonat vokale, sidomos!), te cilet me shume se sa muzike perbejne ushtrim per mendjen, nje projektim vizual, me cilesine aktuale, te atyre atmosferave retro e aq te bukura te pistave te kercimit e liveshow-ve te klubeve te vogla te dikurshme, por qe po rikthehen gradualisht ne mode sot. Sa mire!
ps: dy gjurmet u moren nga albumi: John Maus - A Collection Of Rarities And Previously Unreleased Material (2012).
shume i mire :)
ReplyDeletefaleminderit A.
ReplyDeleterryme qe me terheq jashte mase ky synth-pop (weird, hypnagogic, indie, garage, electro) apo edhe i hershmi post-punk dhe kam akoma plot artiste per te cilet dua te shkruaj...
gjthesi, faleminderit qe me ndjek!
ps: blog mjaft i bukur i yti!
sot qe hera e pare qe e vizitoja...
faleminderit,
ReplyDeletepo eshte njera prej rrymave muzikore qe me pelqen shume :)