Showing posts with label post-punk. Show all posts
    Showing posts with label post-punk. Show all posts

    07 August, 2026

    PERE UBU DHE "OVER MY HEAD": KUR KAOSI TE BEHET SHTEPI

    Ka kenge qe nuk te mbajne, por te lene te biesh keq. Dhe une, keto dite, po bie shpesh me "Over My Head" te Pere Ubu.
    Cleveland, mesi i viteve '70. Nje qytet qe po vdiste ngadale, fabrikat po mbylleshin, ajri kishte shijen e hekurit te ndryshkur. Dhe pikerisht andej, nga ai zbrazetire industriale, lindi nje band qe nuk donte te tingellonte si asgje tjeter qe kishte ardhur para tij. Oh, une vdes per kesisoj grupesh, e dini!
    David Thomas dhe te tjeret nuk perpiqeshin te ishin bukur; perpiqeshin te ishin te vertete, edhe kur e verteta ishte e shemtuar, e crregullt, pothuajse groteske.





    "Over My Head" nuk eshte nje kenge qe kerkon te te bindi per dicka. Ajo thjesht ekziston, si nje objekt i cuditshem qe gjen ne nje shtepi te braktisur, nuk e di per cfare sherbente, por e ndjen se ka pasur nje funksion, nje jete para teje. Zeri i Thomas-it nuk kendon ne kuptimin klasik; ai flet, reciton (sikur me ndonje hije), ndonjehere pothuajse qan pa lot. Instrumentet nuk bashkepunojne mes tyre ne menyren e zakonshme - dukesh sikur po degjon disa muzikante qe luajne ne dhoma te ndryshme te se njejtes shtepi, dhe ti je ne korridor, duke degjuar cdo gje njekohesisht.

    Eshte pikerisht kjo qe me terheq. Pere Ubu nuk krijuan "avant-garage" per te qene te vecante per hir te vecantise; e krijuan sepse nuk kishin zgjidhje tjeter. Kur qyteti yt po shperbehet perreth teje, muzika qe del natyrshem nuk mund te jete e paster.

    Ndonjehere mendoj se "Over My Head" eshte pikerisht ajo qe titulli thote: ndjenja e te qenurit i mbytur, i mbingarkuar, pa mundesi te kuptosh plotesisht cfare po te ndodh, por duke vazhduar gjithsesi, sepse cfare tjeter mund te besh?
    Kjo eshte muzika qe degjoj kur bota nuk ka kuptim. Dhe sinqerisht, ndihem mire qe s'jam vetem ne kete korridor. ;)

    03 August, 2026

    MARY OCHER ME "PULSE": NJE RITEM MBYTES NE ZEMREN E UNDERGROUND-IT TE BERLINIT

    Nje force eksperimentale e skenes underground ne Berlin! Cfare doni me shume? 

    Mary Ocher nuk eshte thjesht nje artiste; eshte nje zeshkruese e patrembur qe perdor muziken si mjet proteste, arti vizual dhe filozofie. Kinematike, e papermbajtur dhe jashte çdo kornize pop.








    Gjurma "Pulse" eshte nje nga ato krijime ku tensioni ndihet ne çdo sekonde. Aty baset, ritmet minimale dhe zeri i saj avant-garde perzihen ne nje lloj pulsi mbytes, ku ajri behet gati i pamundur per t'u marre fryme, sepse arti i saj nuk kerkon te te ngushelloje, por te te zgjoje.

    Ne "Pulse", Mary Ocher nderton nje atmosfere hipnotike e te zymte. Tingujt industriale, daullet obsesive dhe vokalet e saj te papersetritshme krijojne nje ambient ku çdo goditje ndihet si rrahje zemre ne mes te nje kaosi politik e shoqeror.


    Kjo nuk eshte muzike pasive per sfond; eshte nje eksperiment zanor qe te terheq brenda ne pyetjet e saj te thella mbi ekzistencen, kontrollin dhe lirine.

    06 September, 2024

    "SOME GIRLS ARE BIGGER THAN OTHERS" - 'THE SMITHS' TE PREZANTOJNE DASHURINE ME TRE GJURME

    Tre gjurme per te te bere te dashurohesh... Per mua ishin nje dhurate vite me pare kur nje qe njihja me dhuron nje disk te masterizuar qe hapesh me gjurmen #1. Nje muzike, nje artist-grup: u be!
    Kane nje stil te veçante qe nderthur post-punk-un dhe indie rock-un, e perqendruar shume te lirikat e thella dhe shpeshhere melankolike. Vokali i Morrissey-t dhe kitarat e Johnny Marr-it krijojne nje tingull te njohur permes perdorimit te jungle-pop-it, nje stil kitaresk me tinguj te paster dhe melodike.

    Gjurme # 1 - "Some Girls Are Bigger Than Others"
    Kjo kenge eshte me enigmatike dhe disi ironike. Me nje titull qe sugjeron nje teme te thjeshte, lirikat jane te paqarta dhe shpesh interpretohen ne menyra te ndryshme. Marr, ne kete kenge, perdor efekte te ndryshme kitaristike, duke filluar dhe perfunduar pjesen muzikore me nje tingull qe i ngjan nje dere qe hapet dhe mbyllet, duke i shtuar me shume surrealizem kenges. 


    Teksti eshte shpeshhere perkthyer si nje kritike mbi standardet e bukurise ose si nje koment mbi shoqerine ne pergjithesi. Tingulli i kitares eshte lozonjar, por ne te njejten kohe krijon nje atmosfere qe perzien ndjenjen e humorit dhe te misterit.


    Gjurme #2 - "Bigmouth Strikes Again"
    Nje nga kenget me dinamike dhe energjike te grupit, pjese e albumit The Queen Is Dead (1986). Spikat per nje perzierje te tingullit te forte te kitarave te Johnny Marr-it me vokalin pasionant dhe ironik te Morrissey-t, duke krijuar nje ndjenje rebelimi dhe vete-reflektimi.






    Gjurme #3 - "There Is a Light That Never Goes Out"

    Kjo kenge eshte nje nga me te njohurat. Lirikat jane te pershkruara me melankoli dhe deshire per arratisje, me refrenin e famshem ku protagonisti shpreh nje deshire per te vdekur ne krahet e dikujt qe e do, duke i dhene kenges nje ton dramatik e te ndjere.



     

    Ky Morrissey perdor nje vokal te larte dhe te permbajtur, qe ne disa raste perfshin edhe nje efekt vokal te modifikuar per te perfaqesuar "backing vocals", qe perfaqesojne nje ze te larte femeror. Ky detaj shton nje shtrese lozonjare dhe te papritur ne kenge. 
    Une tashme ndjehem me koke e krye i ridashuruar me kete muzike! Bashkoheni?

    24 July, 2023

    ANIKA / EXPLODED VIEW - ME CO NE ANEN TJETER...

    Anika dhe Exploded View jane dy fiskimet e mia te momentit; eshe pse vone u kujtova te shkruaj dy rreshta per to... Le te themi qe do jepja pothuajse cdo gje te shihja nje koncert saj live ketej afer (deri tashme ka bere pitstop vetem ne Rome).
    Behet fjale per dy projekte muzikore te ndara, por te udhehequra nga e njejta artiste: Anika Henderson.

    Le te shqyrtojme secilin prej tyre individualisht:
    Anika eshte muzikante, kengetare dhe kompozitore britaniko-gjermane e njohur per qasjen e saj minimaliste dhe eksperimentale ndaj muzikes. Muzika e saj mund te pershkruhet si nje bashkim i elementeve post-punk, dub dhe elektronike, me nje tingull shpesh te perhumbur dhe atmosferik (oh, sa me kujton zerin e Nico). Stili i veçante vokal i Anikes karakterizohet nga dorezimi i saj i fresket dhe i shkeputur, gje qe shton nje cilesi enigmatike ne kenget e saj.





    Ne albumin e saj debutues te vete-titulluar "Anika" (2010), ajo punoi me producentin Geoff Barrow nga Portishead, duke krijuar nje koleksion kopertinash dhe kengesh origjinale me nje vibe lo-fi, retro.

    Exploded View eshte nje projekt bashkepunues i udhehequr nga Anika Henderson, por gjithashtu me muzikante te tjere. Muzika e grupit mund te pershkruhet si nje perzierje e rock-ut, post-punk, krautrock dhe eksperimental me nje prekje te ndikimeve psychedelike. Tingulli karakterizohet nga ritmet hipnotike, synimet vertitese dhe zeri hermetik i Anikes.




    27 April, 2022

    ARAB STRAP ME "MY FIRST BIG WEEKEND" (THE WEEK NEVER STARTS ROUND HERE, 1996) - ALBUME MADHESHTORE BEJNE MIQESI

    Arab Strap ishte nje dyshe skoceze e perbere nga kengetari Aidan Moffat dhe multi-instrumentalisti Malcolm Middleton. Te dy jane rritur ne Falkirk, e njohin njeri-tjetrin fale faktit qe frekuentojne te njejtat pub-e dhe vendosin te bashkepunojne. Keshtu, ne vitin 1995 linden Arab Straps.
    I tyre eshte nje tingull i veçante, pothuajse unik. Malcolm Middleton kombinon tingujt tipike slowcore me ndezjet e elektronikes, ndersa Aidan Moffat tregon historite e tij (njefare spoken word). 'Po', thote ai, Mendoj se nuk ka fjale me te mire per te percaktuar menyren e te kenduarit te Moffat. Ne fakt Aidan nuk eshte nje kengetar i vertete, ai nuk ka ndjekur asnje shkolle muzike/kantautori (siç shprehet edhe Middleton).



    Ai krijoi menyren e tij te te kenduarit, shume afer te folurit sesa te kenduarit vete. Zeri i tij eshte marka e vertete e grupit, se bashku me tekstin. Tekste qe nuk mund te jene me realiste, te drejtperdrejta, te paperpunuara, madje edhe pak te diskutueshme: marredheniet sentimentale, seksi, alkooli por edhe analiza e ndjenjav. 

    Me sa duket historite qe tregon Moffat jane shpesh te verteta, kane ndodhur ne te vertete. Dhe ai i rrefen me nje ton qe eshte diku mes cinizmit dhe depresionit.

    Por tani le te degjojme me mire per nje nga gjurmet me me fame tyren: "The first big weekend" (1996).

    11 April, 2021

    TUXEDOMOON - 'TOREADOR DEL AMOR' [PINK NARCISSUS, 2014]. TREASURE TROVE OF MUSIC WHICH WELCOMES DEEP LISTENING AND IS FASCINATING

    "Tuxedomoon have never quite been recognised as a post-punk leading light, but that lack of commercial pressure left them free to grow and experiment as they please, to produce a treasure trove of music which welcomes deep listening and is fascinating even in its failures, unconstrained by any sensibility other than their own."



    15 July, 2017

    THE FALL - "ICELAND". PER TE KUPTUAR POST-PUNK-UN NE THEMEL


















    To be humbled in Iceland
    Sing of legend, sing of destruction
    Witness the last of the god-men
    Hear about Megas Jonsson 
    Cast the runes against your own soul
    There is not much more time to go
    Work fifteen hours for the good of the soul
    And be humbled in Iceland
    Sit in the gold room
    Fall down flat in the Cafe Iol
    Without a glance from the clientele
    Your coffee black as well,
    Hair blond as hell
    Cast the runes against your own soul
    Roll up for the underpants show
    And be humbled in Iceland
    And the spawn of the volcano
    Is thick and impatient
    Like the people around it.
    See a green goblin redhead, redhead
    Make a grab for the book of prayers.
    Do anything for a bit of attention
    Get humbled in Iceland
    What the goddamn fuck is it?
    That played the pipes of aluminum
    A Memorex for the Krakens
    That induces this rough text
    And casts the runes against the self-soul
    And humbles in Iceland

    26 September, 2015

    PYE CORNER AUDIO TRANSCRIPTION SERVICES WITH "ELECTRONIC RHYTHM NUMBER..." - GRAVITETI OPSIONAL

    Ka edhe keshtu. Per kater vjet, nga viti 2010, mbyllet pashpjegueshmerisht e regjistron kaseta (po po, kaseta me shirit) dhe me pas publikon gjithcka ne vinil Black Mill Tapes Volume 1-4 (2014).


     











    Profil ky rrethuar me pak mister e pak fjale (meqe dihet fuqia e ketyre te fundit kur abuzohet), luan muzike retro-futuriste, me nje nur vintage e tastiera te markave te panjohura. Elektronike me caqe post-punk-u, qetesi e spraj me ngjyra valesh oqeani ne kohe me ere. Maniak i tingullit dhe e merr seriozisht punen e terminologjise (saqe e konsideron veten si nje Kryetekniku - Head Technician).



















    Abstraksioni ze vend ne rresht te pare ne paraden e ndikimeve dhe perceptimeve te PCA: aroma nostalgjike, klasicizem, sygjerime atmosferash nga Vangelis, kolona zanore gjoja-Blade Runner (per tu degjuar "Sleep Games"), sikur i feshkellejne Boards of Canada dhe Giorgio Moroder (ne fillimet e tij ky) etj etj. 
    "Electronic Rhythm Number..." dhe nje numer te plote ne fund; keshtu titullohen shumica e ketyre audio-koncepteve.
    Bote e qete dhe  dashuri e ngadalshme. Per tu shtangur perballe nje monitori jo-HD perpara se te ri-realizoheshin efektet slow-motion!



     



    Impulse sporadike per te kercyer perhumbur duke u shprehur ne nje body language individual.
    E megjithate mbetet i spikatur "udhetimi", sikur ne mungese te gravitetit nuk ka destinacion, por shperndahet si grimca pluhuri ne erresire.

    09 December, 2013

    THE POP GROUP [FOR HOW MUCH LONGER DO WE TOLERATE MASS MURDER?, 1980]





















    "For How Much Longer Do We Tolerate Mass Murder?"
    (edhe persa kohe duhet te tolerojme vrasjet ne mase?)

    "Jemi te gjithe prostituta".
    Si te themi; asnjeri nuk i shpeton sistemit, sistemit qe urdheron ne emrin tone, godet e vret ne emrin tone, ose me keq akoma - nuk ben absolutisht asgje ne emrin tone.
    Kopertina eshte e albumit te dyte (UK, 1980 - mandati i dyte i Margaret Thatcher) te Pop Group me liderin Mark Stewart, personazh i rendesishem ne procese te paqes e humanizmit fale ideve te tij kunder zgjedhjeve e vendimeve te vendeve te zhvilluara.
    "The rape of the Third World, Western bankers decide who lives and who dies" 
    Veprat e tij jane forme denoncimi kunder shkeljes te se drejtave te njeriut dhe shtypjes per shfrytezim, pervecse muzike funky-punk te nje niveli te larte dhe kaq special.
    Muzika energjike nuk humb as per nje minute intensitetin, gjurme me tituj provokues, bori dhe kitare bass qe luajne ne nje kakofoni moderne tingujsh dhe gjithcka ndodh nen emblemen e rebelimit social. Ajo cfare mungon sot, apo jo?
    Jete te gjate Mark Stewart!
    [kopertina eshte fotografi e hungarezit André Kertész!]
    "To wash your hands of the conflict, between the powerful and the powerless, means you are taking sides with the oppressors"

    25 July, 2013

    MARINE GIRLS - '20,000 LEAGUES' [LAZY WAYS/BEACH PARTY, 1983]

    Since they knew no drummers, the group decided to focus on a minimalist approach to music...
    And I learnt that '20,000 leagues (under the sea)' was not only a title of a book. 


    21 June, 2013

    THROBBING GRISTLE - MUSIC AS A PLATFORM FOR MAKING PROPAGANDA

    T.G jane nje nga grupet me te rendesishme te shekullit te kaluar!
    "Muzika eshte nje platforme per te bere propagande... Dhe ne kete menyre mund te aplikojme idete tona per te treguar se pa asnje trajnim apo sfond muzikor, mund te perhapim filozofine tone ne muzike dhe kete e kemi ushtruar mjaft mire... Filozofia duhet te kete ndikim ne muzike dhe padyshim qe regjistrimet tona nuk do te kishin ate impakt ne publik nese nuk do te ishte per kete fakt". (Genesis P-Orridge)
















    Throbbing Gristle do te thote "ereksion" ne zhargonin anglez te Yorkshire-it.
    Formohen zyrtarisht me 5 shtator te 1975. Legjenda tregon se vendosen pikerisht ne ate vit meqe binte tridhjetevjetori i mbarimit te Luftes se Dyte Boteroire. Linja paralele e grupit do te perfytyronte fillimin e nje tjeter lufte; asaj ideologjike dhe kulturore. Fillimisht Genesis P. Orridge (emri i verete Neil Megson), Chris Carter, Cosey Fanni Tutti dhe Peter "Sleazy" Christopherson do te angazhoheshin ne ansamblin e 'COUM Trassmision', qe ne 1969, per tu ngritur shfaqje te gjalla (ne kuptimin e pare te fjales!) dhe me permbajtje te forte dhune e perzierje. COUM do te ishin nje kolektiv avangardistesh, te cilet ishin ndikuar ndjeshem nga levizja dadaiste dhe Fluxus.
    Besonin ne intuiten e artistit, ne rastin dhe ne imrovizimin si mjet per te zgjatur konceptin ne muzike dhe art.



















    Ushtruan krijim ne skulpture, pikture dhe muzike. Ishin praktikisht te papercakruar ne llojin e shfaqjeve (po te kemi parasysh shfaqjen e 'Marcel Duchamp's Next Work') dhe fillimisht ne muzike i linin mjaft vend grupit Hawkind dhe eksperimentimeve te cuditshme me tambure dhe menaxhinim e hapesires ne dispozicion. Me vone kolektivi filloi te mbeshtese teknika dhe metoda te shpetimit te ndjenjave, nje seri ritualesh per te liruar shpirtin nepermjet koreografive katarktike, shfryerje seksuale, shembjes se tabuve dhe tronditjes se publikut me keto gjeste (psh urinimit spontan te aktoreve). Qellimi ishte te arrinin purifikimin shpirteror me ane te ketyre ritualeve. Shfaqjet ne vetvete ishin episode ekstreme, me veprime, rite dhe simbole qe ngacmonin se tepermi syrin dhe vemendjen e mases.
    Sekuenca e meposhtme tregon per realizmin dhe gjallerine e dhimbshme te ketij komunikimi tribal:

    Cosey takes a rusty razor blade and cuts a rectangle into thee skin of her forearm. Carefully slicing under one edge she lifts up thee flap of skin and places a passport photograph of Genesis under thee flap, licking off excess blood...
    Genesis takes another syringe of blood from his testicles and injects it back into his forearm. He does this repeatedly, also injecting a total of seven black eggs with own blood. He is stood on a square of bark black nails and ice...
    Cosey opens thee lips of her cunt wide and pushes in her fingers, masturbating...

    Elementi kryesor per t'i kuptuar sadopak keto shfaqje eshte "dykuptimesia", te qenit i dyfishte ne simbole dhe veprimet skandaloze (aq skandaloze saqe te gjithe gazetat prestigjoze e Londres u moren me personazhet e T.G). Koncept tjeter me rendesi ne filozofine e T.G eshte edhe "distopia" ose anti-utopia (e marre hua nga filmat e pare fantastike); te krijuarit e se keqes ekstreme si per ta ndjere me te pranishme, me te afert me njerezimin dhe aktualitetin (ne vend qe te prese te ardhmen!).


















    Ne 1976 ne ICA te Londres me legjendarin "Prostitution" bejne debutin ne art e muzike.
    "Prostitution" do te jete nje sinteze e kerkimeve te vecanta artistike, paraqitje tronditese (foto pornogarfike, shiringa te perdorura, gjak etj) te ngjarjeve dhe plot elemente industriale te muzikes te T.G. Ishte vetem hapi i pare ne nje horizont te ri sonor (tinguj shurdhues e paranojake) qe vetem ata e shihnin. Rizultati i instalimit te pare mahnit per forcen e imazhet e thata e alarmante te nje rindertimi global te zhvillimit industrial. Ketyre karakteristikave mjaft post-moderne i shtohej edhe prania turbulluese e aspak e rehatshme e Cosey Fanni Tutti, qe rrotullohej gjysmelakuriq ne skenen mbushur plot me te brendshme te gjakosura, perthithesa e intimo femrash.























    “You and I, You and I, Living Together, Loving Forever… United, United”
    (nga gjurma 'United', albumi The 2nd Annual Report, 1977)
    Ne 1976 ne ICA te Londres me legjendarin "Prostitution" bejne debutin ne art e muzike. "Prostitution" do te jete nje sinteze e kerkimeve te vecanta artistike, paraqitje tronditese (foto pornogarfike, shiringa te perdorura, gjak etj) te ngjarjeve dhe plot elemente industriale te muzikes te T.G. Ishte vetem hapi i pare ne nje horizont te ri sonor (tinguj shurdhues e paranojake) qe vetem ata e shihnin. Rizultati i instalimit te pare mahnit per forcen e imazhet e thata e alarmante te nje rindertimi global te zhvillimit industrial.
    Ketyre karakteristikave mjaft post-moderne i shtohej edhe prania turbulluese e aspak e rehatshme e Cosey Fanni Tutti, qe rrotullohej gjysmelakuriq ne skenen mbushur plot me te brendshme te gjakosura e intimo femrash.
















    Ngjyrosja me spektakolare ne muziken e T.G do te jete besimi se muzika, jo vetem e perfytyrojne si mjet propagande, por edhe si metabolizem! Ky efekt metabolik ushtrohet nepermjet eksperiences, jo me me ane te degjimit te izoluar. Grupi sikut pushoi duke u vetshpjeguar me ane te albumeve apo me ane te te luajturit, thjesht nuk i mjaftonin me ketu te dyja! Besonin ne pasojat fizike te organizmit ne saje te nje muzike qe simulonte stomakun, muskujt, nervat etj... duke ironizuar degjuesin si nje spektator i thjeshte i nje rock-show. Me shkembimin e frekuences dhe intonacionin ferkonin dhe gervishnin sistemin nervor duke e parakaluar gjendjen normale ne nje tjeter gjendje, me te vrullshme, e te pashprese dhe njekohesisht me nevojtare.

    "The only reality is waiting. Mortal. It’s the death factory society, hypnotic mechanical grinding, music of hopelessness. Film music to cover the holocaust…” /
     
    (I vetmi realitet eshte Pritja. Vdekshmeria. Eshte nje fabrike e vdekjes shoqerore, hipnotike, e shtypjes mekanike, muzike e pashpreses. Muzike filmi per te mbeshtjelle holokaustin...)
    (Genesis P-Orridge, 1976)






















    E gjithe karriera e mrekullueshme e grupit do te shenohet nga tendenca per te riprodhuar skenare metropolitane, duke luajtur e kompozuar tinguj alienizues (themelojne dhe etiket 'Industrial').
    Nder instrumentet e shumte qe perdorin (pervec shiritave te prere, te pararegjistruar) perdorin edhe ate te quajtur 'cut up' te shpikur nga William Burroughs, te cilin Orridge e kishte takuar per here te pare ne 1973. Referimet kryesore do te ishin VU, Can dhe krautrock-u gjerman (edhe pse tingujt dhe muzika e T.G do te jete me prerese dhe ekstreme ne kontekst).




















    Megjithese te gjithe muzikantet e orgjinale t T.G jane aktive edhe sot (albumi i fundit eshte Part Two The Endless Not, megjithese flitet se po punojne per nje rishikim te Desertshore te Nico-s), per t'i kujtuar sic e meritojne na duhet te futemi thellesisht ne ato projekte komplete qe krijuan. Asnje nga gjurmet apo albumet e T.G nuk eshte thjesht nje gjurme apo album, por nje veper e mirefillte arti, duke mos nenvleresuar shtesat brenda paketimeve, sloganet, kopertinat, informacionet e straverteta, tekstet, ekektet novatore, grafiken e publikimeve dhe tingujt e jashtezakonshem.

    21 November, 2012

    IKE YARD (IKE YARD, 1982) - METROPOLITAN ZOMBIES


    Yes, we are fans of a Clockwork Orange!
    Ike Yard only lasted for those 2 years... as we built our sound, ideas were tried and burnt through in research. Never super satisfied with live performances, we began breaking down the unit to do a couple shows in pairs, and working on Synclavier and sound design ideas...

     

    07 November, 2012

    A PLACE TO BURY THE STRANGERS - 'YOU ARE THE ONE'

    They are effect designers!
    They go far beyond just reviving the art of vintage effects, sound of past industrial/shoegaze bands, treble-heavy synths, full-pedal raw guitars, and primitive, pre-programmed loops...



    25 September, 2012

    THE DURUTTI COLUMN - SHORT STORIES FOR PAULINE (1984)

















    'Sigurisht me keq do te vinte po te humbja bllokun tim te shenimeve se nje pashaporte... Dhe eshte i mrekullueshme fakti qe sot nje gjenerate (te rinjsh!) qe mbrohet nga vapa me kondicionatore dhe nga te ftohtit me sistemin e ngrohjes qendrore, qe strehohet ne hotele shumeyjesh, mund t'i vije deshira shpirterore ose fizike per te udhetuar'.
    (fraza marre nga filmi This Must e The Place)
















    Kjo 'Destroy, She Said' e The Durutti Column fton per te hapur dritaren, te lejosh ajrin e ftohte te hyj ne dhome, ti te dalesh e te shohesh qiellin gri dhe keshtu notat improvizuese te jazz-it te fluturojne lart, siper pallateve perballe, pastaj lart tek rete e uleta...

    23 September, 2012

    CASUAL BEAUTIFUL ALBUM COVERS AND MUSIC I LOVE

    Catch Bees - Newman's Open Choir (2012) / How To Dress Well - Love Remains (2007) / The Flying Lizards - The Flying Lizards (1979) / The Prostitutes - Deaf To The Call (2012) / Wild Beasts - Smoother (2011)
     












     






























































    20 April, 2012

    FASHION PARTY IN MY APARTMENT

     


















    Klody D.





    Ina N.

    //
    Dhe per te 'nuhatur' kolonen zanore te mbremjes, si prezantim mjafton muzika meposhte:

    Artist: The Neon Judgment
    Gjurma: 'The Fashion Party'
    Viti: 1981 (Belgjike)

    20 March, 2012

    YEAH, I'M INSANELY JEALOUS OF YOU SOFT BOYS
















    But I'm insanely jealous of the people that you see
    And I'm insanely jealous of the people that aren't me
    And I'm insanely jealous of the places that you go
    And I'm insanely jealous of the people that you know
    And I'm insanely jealous of the hairs upon your back
    And I'm insanely jealous of the spiders in your path
    And I'm insanely jealous of the stains upon your feet
    And I'm insanely jealous of the stuff inside your feet
    And I'm insanely jealous of the things upon your bed
    And I'm insanely jealous of the jerk that's in your head
    And I'm insanely jealous of the people that you love
    And I'm insanely jealous of the fingers in your glove
    And I'm insanely jealous of you
    Insanely jealous of you
    Insanely jealous of you
    Insanely jealous of YOU

    11 March, 2012

    VOLGA SELECT PRESENTS SO YOUNG BUT SO COLD: UNDERGROUND FRENCH MUSIC 1977-1983

















    Rrefim i pashmangshem:
    Nje nga gjurmet qe nuk mungon prej muajsh (vitesh?) ne ipod-in tim:
    Lista 'Post-Punk'.
    Pak telashe per ata qe akoma nuk i njohin, por vetem fale titullit te goditur kjo gjurme meriton nje degjim!

    10 February, 2012

    ITALIANET KRISMA DHE MELODIA NE POST-PUNK

















    E pranoj: eshte nje dobesi imja. Bie shpesh ne nostalgjine e rrymes post-punk te Evropes ne fundvitet '70 dhe ne fillim te viteve '80.
    Keta qe po prezantoj kane patur jo vetem gusto (sa per te ndenjur ne temen italiane), por shume, shume shume kurajo! Ne mes te eksperimenteve te rebelizmit punk, zhurmave te muzikes industriale, ndikimeve dadaiste dhe elektronikes si mode, i rikthyen vleren simbolike melodise.
    Krisma (ose Chrisma) jane nje grup italian post-punk, krijuar rreth vitit 1976. Ky eshte fakt. Se pastaj i shtojme obsesionin e Christina Moser per look-un dhe sjelljen pro-punk ne adoleshence dhe eksperimentet elektronike te Maurizio Arcieri, behen edhe me interesante.
















    Dy gjurmet qe bejne (me te vertete!) te dashurohen vajzat e djemte me muziken (romantike?) dhe klubet e vogla ne periferine e qytetit jane 'Aurora B' dhe 'Lola'. Eleganca made-in-Italy, valzeri, pseudo-tango dhe synth-e qe imitojne fizarmonika elektronike bejne si sfond ideal per vallezim ne fund-mbremjeje.
    Ulen dritat, shkelqejne akoma celefonat e dekorimeve dhe vetem puthje degjohen...


    12 January, 2012

    THE SOUND - I CAN'T ESCAPE MYSELF

    Embleme e te ashtuquajturve 'beautiful loser' (humbes i mrekullueshem), Sound mbeten nje nga grupet qe me shume se kushdo tjeter perfaqesuan rrymen post-punk ne fillimvitet '80. Sigurisht, nuk ka qene keshtu ne fillim! Vetem koha i dha te drejte. Me mire vone se kurre...
    Adrian Borland (e filloi karrieren ne 1977) nuk kishte bustin dhe fytyren teatrale te Peter Murphy-t (Bauhaus), as personalitetin frontman te Ian Curtis (Joy Division) dhe as hijen prej shtrigani si ajo e Siouxie Sioux. Ishte nje vokalist 'si shume te tjere'.
    'I can't escape myself' (nuk mund te shpetoj nga vetvetja) perfaqeson himnin e nje jete personale (tragjike!), shpirtin dhe mbi te gjitha gjendjen sociale e nje rinie mbare (asaj britanike!). Paranoja, vetmia, deshtimet, nervoziteti, tensionet, fajet, ikja, ndjenja te shtypura, akumulimi, mbyllja etj etj... jane vetem disa nga elementet 'e rende' qe perbejne ndjenjat qe gjurma trasmeton aq besueshem. Kaq shume ndjenja bashke, te lodhur dhe te semure duan te heqin dore, por nuk mundin, nuk mund t'i shpetojne vetvetes, nuk mund t'i shpetojne jetes perdite... Asaj jete qe sa vjen e ngushtohet, behet me vogel perdite nga problemet e shumta qe i shtohen...
    Me pak fjale, 'I can't escape myself' eshte nje gjurme moderne, me aktuale dhe ilustruese ne tekst se shumica e atyre djemve/vajzave (e kote te permend emrat e grupeve sot qe vetem imitojne!) te pikturuara qe bejne sikur luajne post-punk me synth-e e kepuce me taka.

    Ja ku eshte. Merreni te gjithen:
















    So many feelings
    end up in here
    left so alone I'm with
    oh, an atmoshere
    I'm sick and I'm tired
    of reasoning
    just want to break out
    shake off this skin

    I can't escape myself


    All my problems

    lume larger than life
    I can swallow another slice
    Seems like my shadow
    marks every strike
    can't learn to live with
    what's trapped inside

    I can't escape myself


    So many feelings

    end up in here
    left so alone I'm with
    oh, an atmoshere
    I'm sick and I'm tired
    of reasoning
    just want to break out
    shake off this skin

    I can't escape myslef