Do doja te kthehesha ne moshen 17-vjecare, kur xhiroja (m)e kembe, naten, rrugeve plot pluhur te qytetit, e kur ndjehesha i sigurte nga familja (ne forme!) e besoja akoma ne magjite e zemres (ne dashuri)...
Nuk e njihja Violeta Parra-n (e nuk e kisha pare akoma filmin autobiografik!) e varret e perbashketa ne pjese te tjera te botes (ne Kili)... Nuk e dija se cili kishte qene Victor Jara...
Nuk e njihja Violeta Parra-n (e nuk e kisha pare akoma filmin autobiografik!) e varret e perbashketa ne pjese te tjera te botes (ne Kili)... Nuk e dija se cili kishte qene Victor Jara...
Nuk e di si quhet fenomeni ne fjale;
kur ne situata krejt te huaja per nga prejardhja e kultura jote, tingujt qe te kane shoqeruar qe ne vegjeli, edukimi ne moshe te re, marredheniet me prinderit e paracaktuar etj etj, ti e gjen vetveten papritmas ne momente kaq te (percaktuara!) e te cuditshme saqe pikellohesh, ndal e reflekton per periudhen qe po kalon ne pergjithesi, dhe jo thjesht ne lidhje me njerezit qe te rrethojne e qe te duan fort (fatmiresisht!), por ne raport me vetveten.
Ndoshta gjeja me e veshtire per tu piketuar ne jeten e individit (te pakten, kete perceptoj une nga librat ekzistencialiste qe lexoj rregullisht!)...
Muzike e izoluar ne kontekste gjeografike (folk tradicional), mirepo me ngarkese ndjenje kaq te rende saqe perhapet me lehtesi ne realitete te ndryshme, madje aktuale, ne segmente kohore te passhme...
Forca e se vertetes!
kenge e mrekullueshme e kam degjuar ne nje film po s`me kujtohet se cili.
ReplyDeletene fakt eshte ne shume filma,
ReplyDeletepo une e kam degjuar me mire tek 'Un amour de jeunesse' (Mia Hansen-Løve, 2011) - film mjaft interesant dhe terheqes!