03 August, 2014

JENNY HVAL - FRAGMENTE TE MEMORIES TE TRANSKRIPTUARA SHTREMBER [INNOCENCE IS KINKY, 2013]

The voice is a second flesh that cannot be seen.
This body is not the vision.
The seer cannot go there.



















Liria.
Akuti ne rritje derisa behet i panatyrshem per veshin human.
Po, sepse eshte zeri madheshtia e muzikes se norvegjezes Jenny Hval (lindur e rezidente ne Oslo). Tone kaq te sfazuara saqe gjurmet audio shnderrohen ne instalime visuale per mendjen, marrin forma te crregullta e zbulohen e zhduken papritmas.
Nuk ka nje ritem te arsyeshem ne kete eksperiment te zerit (kujtoni Meredith Monk, Diamanda Galas), duke mos paralajmeruar fundin (where do I end?) dhe pa pretendime mirekuptimi. Gjendje qe verifikohet ne (pa)kushtet e lirise totale, piketakimet elimohen e hapesira mbush e vetmuar vizionin.



















Femerore.
Pershkruar si nje personalitet i forte (i papajtueshem me klishet e artit sot!) dhe e dhene per multidisiplina (audio-artist), Jenny Hval shpreh nje sensualitet te semure (“Hello? Excuse me? / I think you left something at my house... / Oh yes... My virginity. / Bring. It. Back”) me nje medyshje mes kenges e recitimit, ku kitaret elektrike sherbejne si paralele zbutese.

No comments:

Post a Comment