06 August, 2014

JUANA MOLINA - MASHTRIME NE LABIRINTIN (FOLK DIXHITAL) ARGJENTINAS














Une dua jo nje grua, dua shume gra, sic vihet re ne shqyrtimet artistike kete muaj... Mirepo, njera ne vecanti me ka mashtruar mire kete muaj; Juana Molina.
Argjentinase (lindur ne Buenos Aires me 1967), kendon me pak ze, gati peshperit polishtresash (vjersha ne gjuhen meme) non-sense ('Un Día').
Folktronike dhome jo kaq e lehte per tu percjelle, efekte instrumentesh plastike (proto-techno), hipnotizimi nga cudia dhe ciklet e zgjatura te vokalit femeror (femijeror!) krijojne ambjent enderrimtar te magjishem, sikur mbeshtjellur ne bimesine e drureve te atij vendi te bukur shtrire ne kontinent...


















Dream-pop, folk dixhital si tek 'Dar (Qué Difícil)', quajeni si ta doni, fakti eshte qe kjo muze propozon nje muzike origjinale, shprehese si nje kuader panamerikan, me kaq nuanca saqe te duket vetja sikur je ne nje park lojrash, pasi ke thithur tymin e gjetheve qe indios djegin... Kercime obsesive ('Los Hongos de Marosa'), ku psikika vihet ne prove (shpirti i kohes?) ne saje te zerit qe tregon lirika me nje interpretim abstrakt. 
Gjeni Juana Molina; gjeni eshte gruaja!




No comments:

Post a Comment