20 December, 2014

ORCHESTRA BAOBAB - PERQAFONI PEMEN E JETES

Milano. Amfiteater (Arena).
Une dhe e dashura ime ishim grindur per nje ceshtje banale...
Nga Afrika (na duket kaq larg dhe afer ne evropianeve!) ate mbremje luanin nje grup plot me personazhe karizmatike (baobab, si pema e mocme!), te cilet kercenin e te jepnin pershtypjen se ishin ne atdhete e tyre ne kontinentin e poshtem (populli wolof, ritmi pachanga, stile afro-kubane)...



















Nje ndjesi kaq te thelle perkatesie, perberjeje, saqe banda e muzikes (Orchestra Baobab) grupoi te gjithe ata avropiane (te huaj) te sperkatur me muziken afro-etnik, tribal, samba (rumba afrikane), klasike veri-afrikane te nxiteshin e te mbushnin skenen, me hedhje hapash shkretetirore, prej xhungle, apo ritme kubane;
nje force fizike e vazhdueshme e verberuar nga ngjyrat e kostumeve extralarge, me gotat plastike plot me alkol qe kercenin papushim ne vallezim cift, sinkronizuar me ate tipin me pelerinen e gjate te zeze, i cili kryqezonte gjunjet me klarineten futur ne goje...


















Kooperativa, grupime sociale non-profit (italiane), te rinj te evoluar ne eren e (non)globalizimit ishin te bashkuar poshte nje muzike qe prekte thelle... Qe prekte zemrat, poezine e shpirtit, ndjenjat e altruizmit, perkatesise, humanizmit, idealeve boterore te mireqenies, te barazise perpara veshtiresive ekonomike (dominuese), por edhe perpara gezimit, te  mendjes te hapur, perparimit te miremenduar...
Orchestra Baobab perfaqesojne nje nga grupet me te medhaja ne bote!
Nje nga realitetet me te ndjekura ne skenat internacionale muzikore, nje ngjarje, nje fenomen pothuajse elitar (per nga inertsia njohjese!), nje kenaqesi personale ekstra- etno-kufitare, eksperience unike per te prekur rracen e zeze, zakonet, kulturen shumevjecare, aktualizmat e madje te ardhmen e kontinentit me te vjeter.
Paqja u be! Perqafoni baobabet!




19 December, 2014

THE BETA BAND - 'INNER MEET ME' [THE THREE EP's] // VERSIONI BETA I KENAQESISE

Une e quaj 'sindrome e kukullave te mia'.
Ndjesia dhe sikleti kur nuk di se si te sillesh kur dashuron dicka kaq shume sa nuk arrin, ose e ke fare te qarte qe nuk do zgjase shume kohe perpara se ta ndash me te tjeret. Eshte universal fenomeni, apo jo? 




Mundi, rastesia, njefare perkatesie dhe bukuria kur ruan ca si pilastra ne muzike jane te zakonshme, kurse ate per te cilen po shkruaj ketu shkon diku me tutje. Per mua perfaqeson nje defekt, nje cen ne ego, nje devijim ndoshta ne karakterin dhe mishmashin e shijeve (artistike)... Mirepo qe piqen me kalimin e kohes, ose me mire zbuten, ndryshojne intensitet. Me besoni!
Dhe atehere fillon te besosh se ndarja (e kukullave!) me te tjeret jo mund te sjelle, por me siguri sjell te papritura me linja forcash me te madhaja, krijon menjehere nje fushe magnetike te pelqyeshme, nje perzierje shijesh me intrapersonalen, zbulime gazuese te amplifikuara nga shumeprania aktive e te tjereve... Me ndiqni?
Nuk kam mbaruar ende; e mepasshmi kupton me plot qenien tende se kap nje nivel me te larte maturiteti dhe intelekti... Takon, si te them, brendesine tende te mirefillte! 
He, jo i zakonshem si trasformim?
Versionin tim Beta e ndaj me ju! 



GUSTER - 'SATELLITE' [GANGING UP ON THE SUN, 2006] // SHNDRIT SI NJE VEPER ARTI...

Shining like a work of art
Hanging on a wall of stars
Are you what I think you are?

You're my satellite
You're riding with me tonight
Passenger side, lighting the sky
Always the first star that I find
You're my satellite

Elevator to the moon
Whistling our favorite tune
Trying to get a closer view