Milano. Amfiteater (Arena).
Une dhe e dashura ime ishim grindur per nje ceshtje banale...
Nga Afrika (na duket kaq larg dhe afer ne evropianeve!) ate mbremje luanin nje grup plot me personazhe karizmatike (baobab, si pema e mocme!), te cilet kercenin e te jepnin pershtypjen se ishin ne atdhete e tyre ne kontinentin e poshtem (populli wolof, ritmi pachanga, stile afro-kubane)...
Nje ndjesi kaq te thelle perkatesie, perberjeje, saqe banda e muzikes (Orchestra Baobab) grupoi te gjithe ata avropiane (te huaj) te sperkatur me muziken afro-etnik, tribal, samba (rumba afrikane), klasike veri-afrikane te nxiteshin e te mbushnin skenen, me hedhje hapash shkretetirore, prej xhungle, apo ritme kubane;
nje force fizike e vazhdueshme e verberuar nga ngjyrat e kostumeve extralarge, me gotat plastike plot me alkol qe kercenin papushim ne vallezim cift, sinkronizuar me ate tipin me pelerinen e gjate te zeze, i cili kryqezonte gjunjet me klarineten futur ne goje...
nje force fizike e vazhdueshme e verberuar nga ngjyrat e kostumeve extralarge, me gotat plastike plot me alkol qe kercenin papushim ne vallezim cift, sinkronizuar me ate tipin me pelerinen e gjate te zeze, i cili kryqezonte gjunjet me klarineten futur ne goje...
Kooperativa, grupime sociale non-profit (italiane), te rinj te evoluar ne eren e (non)globalizimit ishin te bashkuar poshte nje muzike qe prekte thelle... Qe prekte zemrat, poezine e shpirtit, ndjenjat e altruizmit, perkatesise, humanizmit, idealeve boterore te mireqenies, te barazise perpara veshtiresive ekonomike (dominuese), por edhe perpara gezimit, te mendjes te hapur, perparimit te miremenduar...
Orchestra Baobab perfaqesojne nje nga grupet me te medhaja ne bote!
Nje nga realitetet me te ndjekura ne skenat internacionale muzikore, nje ngjarje, nje fenomen pothuajse elitar (per nga inertsia njohjese!), nje kenaqesi personale ekstra- etno-kufitare, eksperience unike per te prekur rracen e zeze, zakonet, kulturen shumevjecare, aktualizmat e madje te ardhmen e kontinentit me te vjeter.
Paqja u be! Perqafoni baobabet!
e papritshme kur dy miq te aferm me kerkojne te ve kete muzike ne sfond per nje pritje para dasmes se tyre (meqe kane shkuar disa here ne vende te Afrikes)...
ReplyDelete:)