Part 1:
Shpesh qellon qe udhetoj per pune (gati cdo jave) ne Mynih, Gjermani; ore te dedikuara vetvetes e sahere verej cfare ndryshon neper aeroporte e menyra ne sherbime. Per tu admiruar rigoriziteti dhe korrektesia e popullit!

Muzika qe me ka shoqeruar perhere ka qene ajo e Kraftwerk dhe sidomos nje nga gjurmet me te bukura per mua ishte "Das Model"; dihet qe Kraftwerk, si gjeni, luanin muziken e kohes, paraprirnin modat post-industriale, shenonin me gdhendje asfaltin e autostradave te para, kompanite qe prodhonin kushedi se cfare, mjetet e trasportit, evenimentet madheshtore, arritjet teknologjike, modelet e dekades, rrymat socio-politike te elites evropiane...
Part 2:
Turqia e Gjermania se c'kane dicka kerthizore qe i lidh dhe ja ku nje dj, me te drejte, egocentrik, mendon se cdo tingull e ka prejardhjen nga Lindja.
Turqia e Gjermania se c'kane dicka kerthizore qe i lidh dhe ja ku nje dj, me te drejte, egocentrik, mendon se cdo tingull e ka prejardhjen nga Lindja.
Kaq eshte dhe pike! E veshtire te mos jesh dakord...
Mjaft te luash rolin e nje akumulatori historik te muzikes nga toka nga ku vjen!
Oceanvs Orientalis mbeshtjell mbetje tingullore mid-orientale, rrallehere otomane (edhe pse turk vete), ne nje "pasdite muzikore me qiell te kthjellet - e hapur per te gjithe".
Mes pajtimit me te rinjte (e jo) qe kapin mesazhin e ndjejne bollekun e tingujve te ngrohte tek per tek, afrohesh ne nje lloj ekstaze ere trandafilash mengjesore, edhe pse tashme nata ka pershtjelle oborrin e shtrenjte e dritat e impianteve te Safak Oz Kutle (ve disqet!) jane zbehur mjeshterisht nga tymi e dendur nga avulli human i larmishem...
I mireprituri nga Lindja!
I mireprituri nga Lindja!