Showing posts with label mali. Show all posts
Showing posts with label mali. Show all posts

15 July, 2018

ALI FARKA TOURÉ, TOUMANI DIABATÉ - KALA DJULA





















Nje pjesemarrje pasive, spektator, zgjedhje e kendshme perballe nje konteksti sensacional. 
Muzika ne vijim eshte ere trendafili ne nje agim te larget, injorues i botes e shpejte; trasmeton ndarje, ne kuptimin me pozitiv te fjales ose me mire copezim te kohes, me e thjeshte per ne te shijojme momentin.
Butesia e gjurmes fton ne nje vals ererash te ngrohta shkretetire afrikane qe orjentohen nga Mali, me perzierje blues-i te tashme moshuar.
Chapeau maestro Ali Farka Touré!




17 March, 2012

FROM MALI WITH DESERT BLUES...

Jane gati te ngulin tendat. Vajza me fustane te gjata ngjyra te verdha dhe gri deri tek kaviljet. Dhe jashte vijne rregullisht te rinj qe mbeshtesin projekte etno-humanitare ne Perendim. Interesohen per muziken afrikane (sic kishin bere me grupet Orchestra Baobab apo Tinariwen) dhe ndersa kthejne nje gote plastike me birre, lekunden nen pluhurin e Tamikrest. Tuareg-blues ku spikatin ulerimat festive te femrave qe banojne poshte dunave te Saharase, pickimet e kitareve tishoumaren dhe zeri i thate i Ousmane Ag Mossa, liderit vokalist te berbereve.
Sa mund te kuptojne ne nga prejardhja dhe kultura e kapercyesve te shkretetires eshte e dyshimte, po per momentin shijojme muziken qe luajne: