Nga ku jam tani shoh nga dritarja dhomes avjone qe nisen per diku, afer apo larg; nuk e di...
Faji im qe mora shtepi afer aeroportit, por qe ne fund te fundit mua me pelqen te ndjej e 'vuaj' nisjet per kushedi se ku.
Gillian Welch, pervec se duket sikur kam fluturuar rruge te gjata me te, por ky eshte defekt imi personal... eshte nje nder emrat me te spikatur ne muziken Americana, duke e perkthyer magjine e historive te hershme dhe emocionet e thella ne kenge e lirika qe mbeten ne kujtese per nje kohe te gjate.
Perfaqeson madheshtine e asaj lirie qe ne enderrojme pertej dhe qe e imagjinojme ne kontinentin amerikan.
Kenga “Silver Dagger” eshte tamam nje shembull klasik i aftesise se saj per te trajtuar tema te tilla me nje qasje bashkekohore dhe njekohesisht emocionuese.
Ne fakt, eshte nje kenge tradicionale amerikane qe eshte riperpunuar nga shume artiste, por Gillian sjell nje thellesi unike ne versionin e saj. Publikuar ne albumin e saj The Harrow & The Harvest (2011), interpretimi i Welch i jep nje jete te re kesaj balade te vjeter qe flet per dashurine, tradhtine dhe vendosmerine.
Kenga tregon historine e nje vajze te re qe paralajmerohet nga nena e saj per rreziqet e dashurise dhe te mashtrimit. Vargjet rrefejne nje keshille te kujdesshme per te qendruar larg dashurise se pabese dhe per te mbrojtur veten me nje thike argjendi, nje simbol i mbrojtjes dhe i pasigurise.
Stili eshte i thjeshte dhe i kthjellet, duke e mbajtur instrumentimin minimal dhe te perqendruar. Kenga permban kitare akustike dhe harmoni te zbehta, te cilat i shtojne nje ndjesi te bute e melankolike melodise. Kjo pershtatje e kursyer i lejon zerit te saj te dale ne pah, duke sjelle ne jete historine dhe emocionet qe ajo percjell.
Interpretimi prekes dhe terheqes i nje balade tradicionale amerikane. Me instrumentimin e saj te thjeshte dhe tekstet e ndjera, ajo kap emocionet e thella te dashurise dhe kujdesit vetjak, duke krijuar nje kenge qe eshte si nje pasqyre e botes se brendshme te shpirtit.
Qofshit nje adhurues i muzikes tradicionale (degjoni keto dy kryevepra: "Dry Demo" apo "Caleb Meyer" per siguri) ose te terhequr nga interpretimet bashkekohore, “Silver Dagger” fton per nje udhetim te pasur emocional dhe nje pervoje te thelle muzikore qe vazhdon te rezonoje permes brezave.
Une perfytyroj ku fluturojne ato vajza qe shkruajne apo interpretojne poezi neper avjone e vende te largeta; madje plot hapesire e vetmi te perkohshme!
No comments:
Post a Comment