Kane - Ne duhet t'i jemi mirenjohes Jean-Luc Godard per dhunen me te cilen ai vazhdon te kerkoje dhe te pyese. Pertej refleksit te kushtezuar e frikes se çdo kthjellim i tij i xhiruar, i referohet 'nouvelle vague', puna e tij vazhdon te jete e pershkuar nga nje vitalitet unik politik dhe intelektual. Shembullor.
Duke pasur parasysh se per cdo perafrim te leximit te nje filmit te tij, na duhet te zbresim ne arenen e shume midis-rreshtave, fenomeneve karstike sonore dhe vizive, nuk mund te mos theksojme se puna e tij e fundit eshte nje 'veper e bukur per tu pare', si te ishte nje pikture nga Cezanne apo nje Rauschenberg.
Sepse para se te mirenjohim edhe njehere tjeter kthjelltesine e tij te pameshirshme intelektuale dhe aftesine e tij te palodhur per te sfiduar sistemet te tere te menduarit me fuqine e ironise e aforizma te mire, duhet te themi se Godard mendon sidomos per imazhet, bukurine, ne cdo klip te tijin e ne cdo frame ne ekran.
Film Socialisme eshte historia e Evropes dhe e Mesdheut. Ari spanjoll ne rrugen e tij drejt Bashkimit Sovjetik, por qe nuk arrin ne destinacionin e tij, Palestina, e cila behet pike referimi per kinemane, nje Evrope, te cilen Godard do donte ta rishihte te lumtur sepse kjo eshte koha kur 'mashtruesit jane te sinqerte'.
Ashtu si ne nje foto e de Oliveira, mbi anijen e Godard udhetohet permes shume gjuheve te Mesdheut dhe historise se tij. Formatet kinematografike shnderrohen, trasformohen, nderrohen, mbivendosen etj etj... Si ne nje loje audio-vizive nentitujt ne anglisht ironizojne tekstet qe degjohen ne film. Vete tingulli tregon, eshte nje nenfilm me vehte. Nje seri qep-e-shqep fjalesh, referime nga William Burroughs, cilesia, regjistrimi ne low-resolution bejne qe regjizori te luaje me materialet e se vertetes. Pamje tronditese, por qe i kemi kaluar qe te gjithe ne keto vite. E paharrueshme pjesa kur ne kuverten e anijes, ne perendim, nuk ka njeri pervec se nje fotografi... Po, sepse keshtu jemi katandisur: ne vend te shijojme madheshtine e natyres, humbim(investojme) kohe brenda ne anije ne vallezime grupesh e aktivitete 'moderne' te kota. Ka vend edhe per Greqine dhe aktualitetin. E lezetshme sesi fjala 'hellas' behet 'hell as' (ferr si ne...), ndersa anija ne udhetimin e saj prek Barcelonen, Napolin, Rusine dhe Gjermanine. Dhe Patti Smith duket si nje fragment, e panjohur ne kuverte dhe ne kabine nga askush. Kohe te tjera?
Ne pjesen e dyte te filmit, nje femije kerkon zgjedhje te reja. Nje ekip televiziv gjednet aty, ndoshta, per te dokumentuar kete perpjekje per demokraci.
Mosperputhjet seriale mes ligjit dhe drejtesise e mbyllin filmin me frazen: NO COMMENT.
Keshtu me udhetimin e tij ne Mesdhe, behet nje rikonstruksion te dhenash dhe nje liste e fakteve qe na çoi ne nje situate te tipit 'fundi i botes'.
Si nje femije ai nuk ka reshtur kurre duke e pyetur lodrene etij te preferuar, Godard vazhdon te cmontoje dhe rimontoje, si nje menyre per te mos hequr dore per te qene i lumtur ne boten reale, me pergjegjesi morale. Polemik sublim, Godard na dhuron nje histori te kinemase, si e vetme strehe ku ben pjes e egjithe bota dhe historia.
Film Socialisme nuk eshte aspak historia e kinemase, por perkundrazi: kinema e historise.
Leksion nga Godard. Faleminderit Jean-Luc!
No comments:
Post a Comment