17 August, 2011

JJ NO. 2














Grupi suedez JJ (Joakim Benon dhe Elin Kastlander, nga Gotenburgu) ofron nje tjeter album te sintetizuar ne atmosfere pop-i me JJ no. 2 (Sincerely Yours, 2009). Ninulla e bute e paharrueshme e 'Things will never be the same again' perzien gjysme-orkestralen me degjimin e lehte (sic thone amerikanet: easy-listening), ze te embel femeror e ritem te kercyeshem. Ekstazen (gjurma 'Ecstasy' nis me zera orkash e krijesash nenujore) qe krijojne e mbajne gjalle me beat-e kreative, strukture kengesh psikedelike, dhe kore me tone prej 'humbesi' (degjoni 'From Africa to Malaga'). Cilesi qe tregojne per aftesite e shkelqueshme te ciftit suedez, i cili nuk ndalet duke dashuruar te rinjte qe e degjojne. Intensiteti, ngjyrat e ritmeve dhe te zerave arrijne kulmin ne 'Intermezzo': instrumentale e veshtire, le te themi.
Gjurmat lene te kuptohet per influenca te ninullave veriore, kolonave sonore te ndonje filmi Western ('My hopes and dreams'), kore-vajzash te band-ave te viteve '60 e nostalgjise qe ndjehet midis-rreshtave.
Delikate e romantike nuk mund te mos bejne pjese e koleksionit personal te disqeve fshehur pas qoshes.

Diskografia:
jj n° 2 (2009)
jj n° 3 (2010)

No comments:

Post a Comment