Nje kapitull te rendesishem ne karrieren kinematografike te Andy Warhol zene edhe 500 filmat e xhiruar per seksionin Screen Test. Bejme fjale per xhirime kryer personazheve te Factory-s, te cilet vihen ne plan te pare, para nje sfondi te erret. Xhirimi zgjat per rreth 3 minuta dhe protagonisteve i kerkohet vetem te fiksojne me shikim objektivin, te mos levizin (as qerpikun!) ose maksimumi te kryejne levizje apo veprime banale.
"Me lodhin montimet e post-production [...], le videokameren te funskionoje derisa te mbaroje shiriti, keshtu mund te verej personat sesi jane ne te verete"
Idea eshte te kapesh ndonje aksion domethenes, ndersa personazhi kryen veprimin banal (si psh. te lash dhembet!). Qellimi eshte jo vetem te hysh ne boten intime te personazhit, por edhe ta besh spektatorin te mendoje ne qetesi... Provokues! Dhe duke gjykuar nga ky screen-test: per ne sigurisht qe ia arrin! Sensuale si metode, ben qe edhe merzitja te duket e komplikuar!!!
Origjinal!
ps: Muzika eshte e Dean Wareham & Britta Phillips ('Knives From Bavaria'). Live krijojne atmosfera njelloj si neper filmat bardhe-e-zi! Ju jap fjalen!
No comments:
Post a Comment