'Ka mish ne kocke'
Biografia:
Lindur ne 30 prill te 1981, Justin Vernon filloi te regjistroi nen pseudo-emri-i-bandes Bon Iver ('dimer i mire' ne frengjisht). Shkon ne Winskonsi per tu izoluar. Ose me mire, shkoi edhe per te luajtur muzike (te kujton Iron & Wine, Little Wings apo Sparklehorse). I lodhur nga nje semundje e pasi nje lidhje serioze dashurie arriti finish-in, perfundoi ne nje camping per tre muaj rresht. Ku? Mes pyjesh. Rezultati ishte nje album prej gati 9-kengesh (i regjistruar brenda 12-oresh!).
Albumi debut For Emma, Forever Ago publikohet ne 2008 dhe kap shpejt vemendjen e kritikeve me skeptike. Tour-i ne Kanada e neper U.S. ndiqet me sukses nga fansa te shumte, dashurues te indie-t e folkut, qe ndoshta kishin kohe qe nuk ekzistonin me ne formen si i mendonin ata.
Me albumin Bon Iver tejkalon vetveten: akoma me origjinal, fale zerit unik dhe 'prekjeve' delikate te rregullimit te gjumeve. (Tani qe po e ridegjoj, eshte e pashmangshme ndjesia e butesise ne gjurme si 'Tower' e 'Perth'.)
Vetmia shnderrohet ne pritje, heshtja shnderrohet ne ze. 'Per here te pare arrita te degjoj veten time. pata kohen dhe hapesirene mundshme per te degjuar zerin e brendshem tim...'.
Diskografia:
For Emma, Forever Ago (2008)
Bon Iver, Bon Iver (2011)
No comments:
Post a Comment