14 August, 2011

180° SOUTH


'Pushtuesit e se panevojshmes'
Erdhi momenti.
Ishte qe nga koha e Into The Wild qe nuk po gjeja dicka te tille. Nje film-dokumentar, realizimi i te cilit do te tregoje nje histori pa kohe e hapesire. Nje udhetim qe me ka bere te mendoj thellesisht pergjate kalimit tim neper skena: rizbulimi dhe respekti per natyren, zgjedhja pro-lirise pa kufij, ndryshimit brenda vetes qekur nisesh e deri kur mberrin (nese ka nje stacion te vertete perfundimtar!).
Ne 1968 dy miq nisen nga Ventura, Kaliforni, per te shkuar ne Jug, drejt malit Fitzroy ne Kili. Surfiste dhe ngjites, Doug dhe Yvon mbledhin me te nevojshmet brenda nje furgoni per nje udhetim epik dhe aventurier. Dyzet vjet me vone historia perseritet, kesaj rradhe me mjete e pajisje te tjera. Por me te njejtat qellime.
Nje dokumentar terheqes, me klipe spektakolare, fotografi unike dhe muzike neo-folk amerikane.
Nje film absolutisht per tu pare! Vizione te hapura...

No comments:

Post a Comment