09 December, 2011

TECHNICOLOR WEB OF SOUND - 60s PSYCHEDELIC WEB RADIO













Sinqerisht, ka disa vite tashme qe degjoj kete webradio. Nje radio, fillimisht, pirate, e me vone nje thesar i cmuar, ndoshta me i cmuari per te dashuruarit e rrymes psikedelike te viteve Gjashtedhjete, te atyre miteve Sixties! Shperthen kromatikisht nga ngjyrat e ylberit, psikedeli e hershme, e paster, origjinale, fillesat e cdo gjeje qe do te kishte te bente me rock-un e mevonshem.
Nuk gjejme vetem Beatles, Doors, Rolling Stones, Monkees, Grace Slick, Grateful Dead, Buffalo Springfield apo Love, Fairport Convention, The Charlatans, T-Rex (Marc Bolan), CCR, por edhe te panjohurit Count Five, Chocolate Watchband, 13th Floor Elevators, Electric Prunes dhe Captain Beefheart... Eshte me e mire se bari me i perzgjedhur, o njerez! Material i rrezikshem, apo jo? Hidhini nje sy vete listes...
Kerkoj ndjese per euforine time, por kjo webradio perfaqeson me te vertete muzike per dokumentare tipik te nje epoke te florinjte persa i perket emrave-te-shenjte te muzikes rock. Sahere kemi pare fotografi bardhe-e-zi te rockstareve te pare dhe kemi enderruar veten tone? I mbani mend skenat live ne TV te rock-ut klasik? Woodstock-un e pare? Floket e gjate te drejte? Hipi-te e hipnotizuar? C'me thoni per deshiren per te vrapuar lakuriq nen tingujt psikedelike, nen driten e henes e te diellit? Harruat qe bota perbehet nga ngjyra, shume ngjyra? Po idhujt rebele, guzimtaret me pantallonat kauboj e xhaketat xhins? Do donit te tymosnit thjesht per kulture, te pinit alkol thjesht per kenaqesi, te degjonit nje vinil te rralle me miqte e dashur, te ngisnit motorcikleta e vetura plot stile personale?
Epo mire, dihet, ajo epoke ka mbaruar me kohe, por naiviteti, poezite, muzika dhe energjia e atyre viteve nuk ka reshtur kurre se rrezatuari. Derime sot! Fjale e nje 'kuratori' sistematik!
Shplodhuni dhe degjoni pak muzike per veshet tuaj te ndotur!
http://www.techwebsound.com/whats_playing.cfm

[ ps: une per vehte e kam enderruar githmone nje bar ku ne stereo te luhej kjo muzike! ]

1 comment: