Fairport Convention perbene kompleksin me me ze ne ambientin folk-rock revival te Britanise. Ne rreshtat e ketij grupi do formoheshin artistet me te medhenj te mevonshem te skenes se Canterbury. Formuar qe ne 1967, por qe do e arrinin famen vetem me nje vokaliste me ze te jashtezakonshem. Ajo quhej Sandy Denny.
Emrat e adoleshenteve nismetare do te ishin: Simon Nicol (i klases 1950), Richard Thompson (i klases 1949), Ashley Hutchings, Ian Matthews, Shaun Frater dhe Judy Duble. Shume shpejt do e ndryshonin emrin e bandes nga Tim Turner's Narration ne Fairport Convention.
Vetem me nje single ('If I Had A Ribbon', te 1968 dhe do te kishim ndryshimet e pare ne formacion: ne fakt largohet Dyble per tu zevendesuar nga nentembedhjetevjecarja Sandy Denny (1947 - 1978), tashme e njohur me Strawbs.
Per etiketen Island leshohet albumi What We Did To Our Holidays ku menjehere vecohet zeri i pabesueshem i Sandy Denny-t si dhe disa cover te mireparaqitura ('I'll Keep It With Mine' nga Bob Dylan, 'Eastern Rain' nga Joni Mitchell). Gjurme origjinale eshte 'Mr. Lacey', nje folk-rock ne sintoni me ritmet e kohes, nje kendim tipit hippy ne grup.
'End Of Holiday' eshte instrumentale (pak me shume se nje minute) qe mbyll nen tingujt e nje kitareje te embel e te bute albumin.
Ne janar te 1969 nisin problemet e para: Matthews largohet per te formuar nje kompleks tjeter dhe vetem pak muaj para publikimit te Unhalfbricking, vdes nga nje aksident automobilistik Martin Lamble. Ajo qe i mban ne klasifikime eshte versioni frengjisht i hitit te Dylan-it ('If You Gotta'), 'Si Tu Dois Partir' (nje balade kenduar ne duet).
'Genesis Hall' e shkruar nga Thompson, hap nje album me tone te thella folklori, por edhe folk-rock apo psikedelie (degjo 'A Sailor's Life'). Kenga e pare eshte kenduar vetem nga Denny e pastertia e nje zeri te mrekullueshem mbulon dramen e nje teksti folkloristik. Nje baba i pasur qe udheton me anije nuk e di qe asgje ne jete nuk zgjat pergjithmone e nuk do jete pasuria ajo qe do ta shpetoje.
You take away homes from the homeless
And leave them to die in the cold
The gypsy who begged for your presents
He will laugh in your face when you're old
Oh, oh, helpless and slow
And you don't have anywhere to go
(Ti u heq shtepite te pastreheve
e i le ata te vdesin nga te ftohtit
Vagabondi qe te pergjerohej per dhuratat
do te te qeshe ne fytyre kur ti te jesh i vjeter
Oh, oh, pa asnje ndihme e i vetem
nuk ke asgjekundi ku te shkosh)
Sandy Denny zbulon talentin dhe intuiten e saj artistike ndersa shoqerohej me nje nga folksinger-at me te medhenj te te gjitha koherave: Alex Campbell. U deshen vetem tre vjet para se me personalitetin e saj te dyfishte (shpesh perziente jeten publike me ate private e kishte filluar te kishte probleme me alkolin) do te ndryshonte pergjithmone stilin e kenges folk ne Britani.
"Kishte nje deshire dhe energji te jashtezakonshme perpara publikut ajo bionde. Ndersa jepte koncert (me grupin e meparshem Strawbs) me fliste per folkun bashkekohor, per ne amerikanet, per anglezet e menyrat e ndryshme. Kerkonte ta bente per vete auditorin duke bere batuta pa kuptim e duke nenqeshur. Nuk ishte gjithnje e sigurt ne vetvete, megjithate e bindur ne autoritetin vokal te sajin e nje menyre jetese "one of the boys" arriti te trasformonte netet mondane te festivaleve". (producenti Joe Boyd)
Sandy Denny besonte ne We're living a life of sin... (ne jetojme nje jete plot faje).
'A Sailor's Life' zgjat me shume se 11 minuta dhe pershtatet, si te themi, me gjatesine tipike te kengeve psikedelike te kohes edhe pse hapet me atmosfera nordike, te mjegullta, mistike, te shoqeruar nga kitare me nota te ftohta e me zerin e fresket te Denny-t. Eshte epike, hipnotizuese, elektrizuese tek shperthen ne minutat e fundit ne menyre mahnitese. "Cajun Woman" ndodhet ne mes te nje folku tradicional e nje country. Ne fakt titulli vjen nga tradita cajun e grupit etnik ne Lousiana. Orkestra e Fairport Convention te udheheq ne nje vorbull kitaresh, violinash, ritmesh primitive britanike.
'Who Knows Where The Time Goes' shkruhet dhe interpretohet nga Denny. Nje koment te vetem: e mrekullueshme:
Across the evening sky, all the birds are leaving
But how can they know it's time for them to go?
Before the winter fire, I will still be dreaming
I have no thought of time
For who knows where the time goes?
Who knows where the time goes?
// pershtatje ne shqip
(Te gjithe zogjte po ikin, mes per mes qiellit te mbremjes
si e kuptojne se eshte koha per te ikur?
Perpara zjarrit te dimrit, do jem akoma duke enderruar
nuk e kam shqetesimin e kohes
Pse, kush e di ne c'drejtim koha shkon?
Kush e di ne c'drejtim koha shkon?)
Ne fund te 1969 leshohet edhe Liege and Lief (ne anglishten arkaike, do te perkthehej "I besuar e i dashur").
Nga shume kritike konsiderohet si teksi baze i folklorit anglez (sikur perfundon ate pune te nisur me albumin paraardhes). Eshte kryevepra ku zeri i Sandy Denny tashme ka arritur nje pjekuri befasuese.
Shumica e kengeve nuk jane krijime, por pjese te cmuara te traditave nordike (angleze, irlandeze, kelte).
'Come All Ye' ben perjashtim, ne fakt shkruhet nga Denny dhe Hutchings e mbahet ne kembe nga duo i violines se Swarbrick (nje hyrje tjeter ne familjen e madhe te Fairport Convention) dhe kitares se Thompson.
'Matty Groves' do mbetej gjithmone e preferuara e publikut. Nje traditional anglez me tone legjendash (balade e shekullit te 17 qe shpreh nje tradheti nga gruaja e martuar e lordit, kur ky i fundit e zbulon me te dashurin, i vret qe te dy).
Eshte nje suite e gjate e Denny nuk ka as kohe te marre fryme (tregon edhe njehere per aftesite e saj si vokaliste), por pjesa vazhdon pambarimisht me te njejten cikel refrenesh derisa nderpritet nga improvizimet prepotente te kitareve e violinave.
'Farewell, Farewell' shkruhet nga Thompson e te kujton nje ninulle e kenduar vetem nga zemer nga Sandy Denny. Eshte nje krijim qe ka te beje me shume me token e me te kaluaren sesa me folkun tradicional.
'Medley' kombinon edhe nje here ato linja te mrekullueshme melodie me energjine e nje folk-u tradicional (per tu admiruar violina e Swarbrick). 'Tam Lin' eshte e forte ne menyre te ekzagjeruar, te njejten gjatesi si 'Matty Groves', por me pak perfshirese.
'Crazy Man Michael' mbyll ne menyre te perkryer albumin. Do te jete edhe fundi i Sandy Denny me grupin sepse pas ketij albumi largohen Denny (do vazhdonte me nje karriere soliste) dhe basisti Hutchings.
Ne fakt Fairport Convention do nxirrte edhe shume albume te metejshme, por kurre nuk do arrinte me te kishte ate sukses komercial dhe underground (ishte ne klasifikime ne Top 20 ne Angli e po ashtu edhe ne Sh.B.A) qe shijoi me albumin Liege and Lief.
Ndermjet 1968 dhe 1969 do realizohej edhe nje album me titullin Heyday, por qe do mbetej ne arkiv per me shume se njezet vjet. Disku perbehej me shume nga nje muzike tipike folku amerikan me referime qe shkonin nga Bob Dylan, Joni Mitchell, Leonard Cohen, Gene Clark.
Per inertesi albumi pasardhes i ndryshimeve te medha ne familje (Full House) ka afersisht po te njejtin sukses fale se njejtes strukture e nje folku te rishpikur. Tashme i vetmi komponent i berthames krijuese se Fairport eshte Thompson (do te hyje edhe Dave Pegg) se cilit i besohen edhe pjesa me e madhe e interpretimeve. Megjithate nje vecori e karrieres se metejshme se nje grupi, qekur kishte humbur personazhin me frymezues (Denny), do beheshin zerat mashkullore (pak si e rralle ne folkun anglez, po te kemi parasysh edhe grupin rival te Pentangle). Ne fakt pas Denny-t asnjehere nuk u degjuan me nje ze femeror ne grup.
Leshohet edhe Angels Delight i cili edhe pse ka humbur talentet, ka gjetur formulen e suksesit fale nje lloj rizgjimi artistik te folk-rock britanik ne ato vite. Pasi regjistrojne nje live Live At Trobadour grupi gjendet i udhehequr tashme nga Swarbrick (Thompson largohet per nje karriere te shkelqyer soliste) e duket sikur kerkon zgjidhje te reja per muziken e tyre. Rezultati eshte Barracombelee, i pari concept album (nje histori mbi nje te denuar me vdekjen vne itet '800) e historine e Fairport.
Kriza e perkohshme thellohet akoma me shume kur largohen edhe Nicol Simon e Mattachs. Idete fillojne e mungojne.
Zgjidhja nis me hyrjen e Trevor Lucas nga grupi Fotheringay e nje rikthim i papritshem i Mattachs. Rezultati jane Rosie e Nine: te dy ne 1973, te cilet kane nje sukses te mesem. Keta albume ishin gjithnje dinjitoze, por pa ide te medha.
Ne mars te 1974 rikthehet perseri edhe Sandy Denny, tashme e martuar me Trevor Lucas. Si dhurate (dhe si shenje per te celebruar rikthimin e Denny-t) grupi ben nje album te mire live: Live A Moveable Feast.
Duket sikur grupi ka fituar perseri berthamen e palevizshme, por nuk eshte keshtu. Me 21 prill te 1978 vdes Sandy Denny (shkak nje hemorragji e brendshme ne tru).
Me 4 gusht 1979 Faiport Convention mbajne koncertin e tyre te fundit zyrtar (ne Cropredy) i regjistruar pefundimisht ne albumin Farewell Farewell.
Por si per cudi anetaret e grupit bashkohen me aq korrektesi cdo vit ne te njejtin date e vend per te dhene nje koncert saqe ne 1985 vendosin te shkojne ne studio e te regjitrojne Glady's Lap.
I vitit 1990 eshte albumi The Five Seasons, por qe nuk gjeti perkrahjen e duhur nga kritika.
Nje atmosfere krejt tjeter krijohet dy vjet me vone ndersa festohet 25-vjetori i grupit ne Croperdy. Keshtu regjistrohet The 25th Anniversary Concert qe permbledh momentet me te bukura.
Pas nje sere ndryshimesh ne formacion e shtepi diskografike grupi duket se po ben te pamunduren qe te mbijetoje akoma (duke ftuar mjaft miq te famshem te ambientin folk e rock anglez, Jethro Tull, Robert Plant, si dhe ish-Fairport Richard Thompson).
Fairport Convention vazhdojne e punojne per Jewel In The Crown (me nje cover te James Taylor) ndersa bejne turne ne Evrope dhe Sh.B.A.
XXXV eshte albumi i tridhjete e pese vjeteve karriere te Fiarport e gezon pranine e artisteve si: Ian Anderson, Julie Matthews. Me permbledhjen e Unconventional degjohen edhe shume pjese te paleshuara ndonjehere nga etiketat e meparshme, kryesisht i perkasin periudhes para 1972.
Me shume mundesi ka te ngjare qe jeta e ketij supergrupi, te rendesishem per folk-un britanik, te mos perfundoje se shpejti.
Ishin disa adoleshente te viteve '60 ata qe sot jane muzikante te muzikes folk qe kendojne kenget e Fairport Convention (degjo 'The Hiring Fair' nga albumi In Real Time Live ne 1987).
Ndodhi cdo gje sic ishte pikturuar ne albumin Unhalfbricking (me kopertinen siper).
nice nice..flm per shpjegimin e gjate.te pershendes me kte kengen qe sa e zbulova:)
ReplyDeletehttp://www.youtube.com/watch?v=Xscn35DSyeQ