22 October, 2012

ZOTERIA I KERCIMIT - MICHAEL FLATLEY'S LORD OF THE DANCE

















Thjesht me ra neper duar nje cd kolone zanore e nje musical qe e kam shume perzemer: Lord Of The Dance.
Kujtoj qe nje televizion lokal ne Shqiperi e trasmetonte shpesh kete mega-organizim teatral. Dhe sahere qe e shihja, ngulesha ne divan dhe dashurohesha me protagonistet 'e mire' dhe balerinat 'hyjnore' qe kercenin fill vetem... E me pas ne koken time humbja ne adhurime per vikinget, mistere te fabulave te Evropes se Veriut, magji pagane, dashuri platonike me vasha me fustane te gjate etj etj...
















Vite me vone mesova qe ky Michael Flatley (amerikan me origjine irlandeze) kishte qene nje kampjon i vogel i tap-dance-it dhe i kercimit irlandez qe 11-vjec!
Ndihmuar nga kundervenia e Zoterise se Kercimit me Forcen e Keqe, frymezuar nga vallezimet tradicionale irlandeze, Michael Flatley's Lord Of The Dance perfaqeson edhe sot nje nga musical/spektaklet me popullore dhe me te kerkuar ne bote (shfaqur per here te pare ne 1996).
Me nje spektakel qe eshte pare rrallehere neper skena kaq gjigante (perfshire stadiumin Wembley ne Londer) shfaqja ilustron, me 21 akte (dramaturgji/koreografi/efekte speciale), ndjenjen e muzikes irlandeze, shpirtin kelt dhe folklorin nordik.

No comments:

Post a Comment