28 November, 2012

CALEXICO - NE KRYE TE DOSJES 'TEX-MEX MARIACHI' (THE BLACK LIGHT, 1998)

 












Tingulli i nje guitarròn qe vjen nga shkretetira!
Dhe nuk eshte kaq e lehte te flasesh per kete supergrup. Me vite sherben si referim per cdo bande qe luan me bass, fizarmonike, bori, kitare meksikane (me e madhja qe keni pare ndonjehere!), perkusione etj...
Do quhej tex-mex (muzike hispanike nga shteti i Teksasit) nese nuk do te ishte per aftesite e Joey Burns dhe John Convertino, te cilet zbresin muzikalisht kontinentin amerikano-verior nga veriu ne jug. Fragmente latino te ngrohte, gypsy ne forme e ne aparence, dub ('Fake Fur'), tradicionale, instrumentalizma kult, spaghetti-western (e parezistueshme kujtesa e filmave me cowboy; nga mitiku Franco Nero, tek Tarantino i fundit me Django Unchained e te me falni, por kush e harron Kevin Bacon tek filmi Tremors)...
















Tym nga shkretetira. Ja tek eshte me ne fund, shkretetira; kjo hapesire gjeologjike perfaqeson celsin e frymezimit! Pas saj ndodhet kufiri ('Frontera'). Dhe kufiri perben objektivin, simbolin e lirise dhe njekohesisht te shkrirjes se kulturave, e historive personale te njerezve ('Over Your Shoulder'), te shpreses per te rindertuar nje jete te re ('Old Man Waltz').
















Megjithate, muzika e Calexico-s hedh veshtrimi pas, ne roots (rrenjet, sic thone amerikanet) e prejardhjes (introspektive). Si te kryente nje kerkim me perpikshmerine e nje etnomuzikologu, per te na risjelle vende te harruara, nostalgji e atmosfera unike... Dhe qendron ne keto elemente vizioni i tyre post-modern!
Udhetim i nje orkestre nga Arizona, nete te kaluara ne motele e klube te Route66, monologje filozofike/ekzistencialiste poshte yjeve, tequila e birre per te shuar etjen, tinguj shkretetire qe ngrohin e pikellojne diku brenda ne gjoks... Tani mund te marresh fryme nga ajri i shkretetires!



5 comments:

  1. ok , me duket se me ke bere hack playlisten;p

    shakate menjane keta hajne buke vec.me pelqen tmerresisht shume bashkepuninmi i tyre me goldfrapp me kengen e tyre `utopia`

    ReplyDelete
  2. ok, ndoshta ke te drejte, po e teproj!

    por me ler t'i shtoj edhe kete gjurme... mua me shoqeron prej kohesh (iron & wine):
    http://www.youtube.com/watch?v=fGE6g4d0HZs

    ReplyDelete
  3. cool cool:)
    nderkohe kam bere nje gabim trashanik.
    nuk eshte `utopia`.por `human` kenga qe kane bere cover nga goldfrapp.
    http://www.youtube.com/watch?v=NdChjP_ZJp4

    nderkohe po degjoja kete :
    http://www.youtube.com/watch?v=j-oNUff37YE

    ReplyDelete
  4. ne fakt siper te vura versionin instrumental po mua me pelqen me shume vokali : http://www.youtube.com/watch?v=cFd4IctqZdw

    ReplyDelete
  5. http://www.youtube.com/watch?v=j-oNUff37YE

    dhe kjo

    ReplyDelete