Sahere ndodhem ne nje dyqan disqesh, ne ndonje qoshe te fshehur te Qytetit te Madh, humb kujtesen; nuk mbaj me mend se cfare muzike fatlume do doja te gjeja... Dhe keshtu i besoj shijes vizive te kopertinave! Te shohim... Ja nje version bohemian ngjyre-sepie i nje burri qe tymos me siguri ne nje kafene te Evropes Qendrore, me perpara nje shishe (lexohet 'Fantaises Vanja') e ne krah duket nje mace te zeze...
Titulli: 'Kenge per te pire', autori: Matt Elliott, viti: 2005. Po ky nuk ka te beje me Third Eye Foundation? Memoria po me le... Mjeshteri pa shume fantazi keto zgjedhje te kopertines dhe titullit, por qe me terheqin per nje degjim.
Dhe fitova bastin; muzike madheshtore, tekste delikate, intimiste, atmosfera gjithnje e me te thella, rrefime personale, here te erreta, here balada te gjata rurale me tinguj valzeri e forme elegjie, te terhequr zvarre nga nje orkester me fizarmonike e harqe, ne gjendje te gllaberoje edhe zemrat me te humbura e melankolike, tashme te zhytura ne alkol e tym cigaresh...
E te mendosh qe kjo gjurme ('What's Wrong') eshte ajo me e thjeshta per tu kapur! Dhe hipnotizimi nga ky album zgjat per shume kohe...
Flowers for you yet again
and the tear stained cheeks never end
We only seem to respond in kind
An eye for an eye only leaves us blind
Flowers for you yet again
and the tear stained cheeks never end
We only seem to respond in kind
An eye for an eye only leaves us blind
No comments:
Post a Comment